Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: 7 sinjalet e alarmit për të njohur kancerin

  1. #1
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,366 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6485

    7 sinjalet e alarmit për të njohur kancerin

    7 “sinjalet e alarmit” për të njohur kancerin

    Aida Malaj

    Vitet e fundit sëmundjet kancerogjene janë përhapur në mënyrë të ndjeshme. Për mjekët “faji” është i mënyrës së jetesës dhe ushqyerjes,trashëgimisë,por deri dikur dhe për shkak të neglizhencës,që tregohet ndaj trajtimit në kohë të mjaft sëmundjeve.

    Format tumorale shpesh zhvillohen pa shenja tipike,duke bërë që sëmundja të rrijë “e heshtur” për disa kohë,derisa shfaqet me metastaza.
    Në një intervistë për “Panorama”,kirurgia onkologe e njohur,Ervehe Dervishi,shpjegon se cilat duhet të jenë sinjalet “e alarmit”,ndaj të cilave duhet të jemi të vëmendshëm për t’iu drejtuar mjekut:

    Doktoreshë,sa ndikon diagnostikimi në kohë i formave kancerogjene në trajtimin e tyre?

    Diagnostikimi në stad të hershëm ka rëndësi për çdo lloj sëmundjeje dhe në mënyrë të veçantë për sëmundjet tumorale,pasi vendosja e një diagnoze të saktë,ndikon në dhënien e rezultateve të mira në trajtim.

    Kush preket më shpesh nga kanceri,femrat apo meshkujt?

    Kanceri prek si femrat,ashtu dhe meshkujt,por tek femrat e bukura diagnostikohet më shpesh,për shkak se tek ato predominojnë më shumë kanceri i gjirit dhe ato të sferës gjenitale që si pasojë e vetekzaminimit apo kontrolleve periodike,diagnostikohen më shpejt.

    Ndërsa te burrat,për shkak se preken me shpesh nga tumori i stomakut,i pankreasit,i prostatës,forma që janë të vështira në diagnostikim në fazat e para,duket sikur preken më pak nga kanceri.

    Përveç kësaj ndikon shumë dhe fakti që për këto organe,në përgjithësi meshkujt nuk kryejnë ekzaminime periodike gjë që bën,që kanceri të kapet në stade të avancuara.
    Nga statistikat që kemi,por dhe nëse i referohemi atyre botërore,është vënë re se 30 vjetët e fundit mortaliteti tek burrat nga kanceri është rritur dhe tek femrat fatmirësisht është duke u ulur.
    Kanceret prekin të gjitha moshat,por predominojnë mbi moshën 45-vjeçare.

    Si shfaqen format kancerogjene?

    Kanceret shfaqen në forma të ndryshme dhe këto janë në varësi të organit që ato prekin.
    Në qoftë se kemi një kancer të gjirit e dimë,që do të shoqërohet me një kokërr në gji në më të shumtën e rastit,pa mohuar rrjedhjet hemorragjike të gjirit,deformimin e tij si dhe ndryshime në lëkurë,të cilat janë në një fazë të avancuar.

    Për kancerin e qafës së mitrës vihet re hemorragjia,për kancerin e prostatës dhe të vezikës urinare dalin në pah fenomene të ndryshimeve urinare dhe të prezencës së hemorragjisë në urinë.

    Kolla e thatë dhe që nuk dominohet edhe nga qetësuesit,është karakteristikë për kancerin e mushkërisë.
    Çrregullime të jashtëqitjes,prezenca e gjakut në materialet fekale duhet të tërheqë vëmendjen për kancerin e zorrës së trashë.
    Melena ose hemorragjia e stomakut,e shoqëruar me një ulcerë,që nuk është mjekuar,duhet të bëjë të mendohet për një kancer të stomakut.

    Me një fjalë shenjat varen në bazë të organit,të cilin ka prekur sëmundja. Është e rëndësishme të theksohet se kemi pasur një rritje të numrit të rasteve të kancerit në mosha të reja,gjë që duhet të jemi të kujdesshëm për të zbuluar sa me shpejt një patologji të tillë.

    Në përgjithësi tek të rinjtë,kanceret kanë një ecuri të shpejtë,kurse tek të moshuarit ecuria është më e ngadaltë.
    Prandaj marrja e anamnezës ka një rëndësi të veçantë te kjo grupmoshë,pasi këta të sëmurë në një stad të hershëm,shfaqin një kuadër klinik të varfër dhe anamnezë (histori të sëmundjes) të shkurtër,mesatarisht 4-6 muaj.

    Në stad të hershëm,të sëmurët me kancer e ndiejnë veten të shëndetshëm,punojnë normalisht dhe bëjnë jetë të zakonshme,atyre as u shkon më mend se mund të jenë të sëmurë.

    Shpesh sëmundja u konstatohet rastësisht kur vizitohen për probleme të tjera, p.sh.,rastësisht u vërehet nodus deri 3 cm në rectum,për të cilin i sëmuri nuk ka asnjë shqetësim,ose duke u vizituar nga mjeku për një problem tjetër,rastësisht zbulohet një kokërr në gji,ose gjatë një vizite tek gjinekologu vihet re një kancer në cerviks (qafa e mitrës),ose vetë femrat duke bërë banjo vërejnë në gji një kokërr që nuk e ka pasur apo ta ketë shqetësuar më parë.

    Ka ndonjë sinjal alarmi për stadet e hershme të formave kancerogjene?

    Në përgjithësi kanceret janë “të heshtur”,nuk shfaqin që në fillim shenja të qarta.
    Megjithatë ka disa neoplazi që shfaqin disa “sinjale”,të cilave u duhet kushtuar shumë rëndësi,siç janë p.sh; ndryshimi i zakonit të defekimit,ose alternim defekimi (herë kaps, herë diarre) që shpesh nënvlerësohet nga të sëmurët,apo dhe nga vetë mjekët.

    Në këto raste duhet të përjashtohet një kancer i zorrës së trashë.
    Nga eksperienca ime personale kam pasur raste në moshë të re,të cilat janë mjekuar për majasëll dhe pasi nuk është qetësuar,kanë ardhur dhe kanë bërë një vizitë ku është parë që ka pasur një masë,e cila është operuar dhe të sëmurët edhe sot që ka kaluar shumë vjet gëzojnë shëndet të plotë.

    Prandaj ka shumë rëndësi që mjeku,i cili merr anamnezën t’i ketë parasysh këto simptoma të hershme,t’i analizojë me kujdes dhe të insistojë në kërkimin e tyre për të marrë një anamnezë të hollësishme,në mënyrë që sëmundja të kapet që në këtë stad,nëse dështon nuk do të ketë rezultate të mira trajtimi.

    Më vonë këta të sëmurë konstatojnë se u shtohet lodhja dhe humbasin interesin për gjithçka që i rrethon,bëhen indiferentë ndaj gjërave që dikur u interesonin shumë,ulet aftësia për punë,fillojnë të ndjejnë disa shqetësime të paqarta,jo të zakonshme,rrallë të kenë ndonjë dhimbje në organin e prekur.

    Nuk ndjejnë kënaqësi as për ushqimin e shijshëm,mund të kenë neveri për mishin,ose mund të mos lehtësohen pas aktit të defekimit,u mungon oreksi,mund të jenë të çoroditur,mund të mos përqendrohen në punë,të ndihet i rënduar ose të jetë ndryshe në vetvete.

    Këto simptoma të grumbulluara me kujdes formojnë sindromën e sëmundjeve kancerogjene në stade të hershëm.
    Nëse i sëmuri përveç ankesave të ndjejnë si diskomfortit ankohet për neveri nga ushqimi,të vjella vështirësi në tretjen e ushqimit ose kollë me gëlbazë të përziera me rrema gjaku,në shumicën e rasteve është karakteristikë për të sëmurët me kancer.

    Klinika e sëmundjeve kancerogjene varet së pari,nga organi që prek dhe së dyti nga lokalizimi i organit,nga veçoritë morfologjike të kancerit dhe nga shkalla e shtrirjes në organ,apo përhapjes në organet fqinje, p.sh.,tumori që shfaqet në cardias jep fenomene disfagie,kurse në pilor jep shenja stenoze.

    Në stade të avancuara të sëmundjes përveç simptomave lokale,shfaqen dhe simptoma të përgjithshme, p.sh; shfaqet anemi ose ikter (zverdhje në fytyrë) nga përhapja në hepar (mëlçi).

    Në stad të avancuar të sëmundjes,simptomat mund të jenë të lidhura jo me tumorin primar,por me përhapjen e këtij kanceri ose simptomat e para të jetë e dhënë nga metastaza.
    Karakteristikat e sëmundjeve kanceroze është shtimi i pandërprerë i simptomave në numër e në intensitet.
    Anamneza shpesh është e shkurtër,mesatarisht disa muajsh.
    Në zhvillimin e kancerit ka rëndësi anamneza e jetës dhe njohja e vështirësisë profesionale,mënyra e jetesës,e ushqimit,pirja e duhanit,ose e pijeve alkoolike,marrja e ushqimeve shumë të nxehta.
    Për të sëmurët nga kanceri i gjirit,ka rëndësi marrja e anamnezës gjinekologjike,pasi njohja e sëmundjeve të kaluara ndihmon në diagnostikimin e kancerit.

    Shenjat

    1- Modifikimet e urinimit dhe defekimit
    2- Një plagë që nuk shërohet me gjithë mjekimin përkatës
    3- Forcimi ose masë në gji
    4- Vështirësi në gëlltitje ose kapërdim
    5- Modifikimi i pamjes së një veruke ose nishan në lëkurë
    6- Hemorragji ose sekrecione jo të zakonshme
    7- Kollë e rrufë e herë pas hershme
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2010, 16:39
  2. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 07-10-2009, 01:50
  3. Guxim per te njohur gabimin
    By En Nisa in forum Akide
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2009, 21:06
  4. Sirenat e alarmit te Islamit Militar‏
    By En Nisa in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 31-12-2008, 21:58

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •