Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: dhimbja e dhembit

  1. #1
    Grafika e sunna
    sunna nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-08-2007
    Postimet
    5,142
    All-llahu të shpërbleftë
    10,178
    Falënderuar 6,698 herë në 3,261 Postime
    Rep Fuqia
    2558

    dhimbja e dhembit

    Çfarë duhet te dini

    Dhimbja e dhëmbit është zakonisht pasoje e një kaviteti formuar nga dekompozimi i indit të dhëmbit, njohur ne stomatogji si ‘kariesi dhëmbit’. Pastrimi i kavitetit dhe mbushja e tij do të evitonte dhimbjen që më shumë mundësi vjen duke u rritur.

    Shkaqet

    Kavitetet nisin nga ngjitja e plakës në sipërfaqen e dhëmbit duke formuar kështu ushqim për bakteret. Bakteret dhe disa acide formojnë në sipërfaqen e dhëmbit një mikrokrater që është i predispozuar të mbushet me material të dekompozuar e me kalimin e kohës të depërtoje brenda dhëmbit. Arsye te tjera qe mund të shkaktojnë dhimbje dhembi janë; dëmtim i buzës, krisje e dhëmbit, kontakti me temperatura shumë të larta ose të ulëta, infeksion i dhëmbit ose i sinuseve, si dhe pas ndërhyrjeve të ndryshme tek ato.

    Simptomat (Shenjat)

    Dhimbja mund të jetë e mprehte, termike ose pulsuese. Mund të shfaqet me seanca, të përfshije gjithë gojën ose vetëm një pjese te saj. Ushqimet e ftohta ose të nxehta, kafshimet e bluarjet mund të rrisin dhimbjen. Simptoma të tjera të mundshme përfshijnë temperaturë dhe fryrje te mishit të dhëmbëve.

    Çfarë duhet të bëni

    Derisa të mund të konsultoni një dentist, përdorni mjekime qetësuese si acetaminophen apo ibuprofen për të qetësuar dhimbjen. Vaji i karafilit (Sysygium aromaticum) mund të jetë efikas. Pastroni mbetjet ushqimore nga kaviteti me një kruajtëse dhëmbësh. Lyeni një copë pambuk me të e vendoseni te dhembi duke treguar kujdes të mos prekni gjuhen. Mund të vendosni kompresa me akull mbi nofull e të eviton të nxehtat sepse mund të shtojnë dhimbjen. Për te evituar një tjetër atak dhimbjeje, kontrolloni dhembet tuaj çdo 6 muaj, lajini 2 here në dite e përdorni fill dentar një herë në ditë. Por kujdes, mos përdorni alkool ose aspirinë direkt mbi dhembin që ju dhemb sepse shkakton acarim të mishrave të dhëmbëve.

    Kontaktoni dentistin tuaj nëse keni rritje temperature apo keni rritje të dhimbjes. Kërkoni ndihme te menjëhershme nëse keni fryrje në fytyrë, nofulla, faqe, sy ose qafe.
    Hasan el-Basriu ka thënë, “Nëse e sheh një person që po garon me ty për këtë botë atëherë garo me të në lidhje me botën e ardhshme.


    Puno me vetveten dhe përmirsoj dobësitë e tua! Pastaj e kupton se do të të mjaftoj ty kjo – në vend të gjykimit të të tjerëve.

    "Kush është muslimani më i mirë, o i Dërguar i ALLAHUT? Ai tha: "Ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit, muslimanët tjerë janë të ruajtur". (Transmetojnë Imam Buhariu dhe Muslimi)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. A ka ndonje dua (lutje) të veçant për dhimbjet e dhëmbit ?
    By islam..#1 in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2010, 16:41
  2. Nëse njeriu ka dhembje të dhëmbit dhe shkon te mjeku, e ky ia pastron dhëmbin, apo ia mbushë...
    By Ukbe in forum Fetua nga Sheikh Abdul Aziz Ibn Abdullah Bin Baz (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2009, 22:13
  3. Dhimbja e pranishme, me shume te grate se te burrat
    By Kalimtari in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2009, 22:26
  4. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 19:50
  5. A prishet Argjerimi, për shkak të gjakut që rrjedh si pasojë e heqjes së Dhëmbit ?
    By Etheristi in forum Fetua nga Sheikh Ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 23:22

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •