Forumi Islam
Kur’an dhe Sunnet | MultiMedia | Galeria Islame | Email K&S | Libri i Vizitorëve
Kthehu   Forumi Islam > Bota Islame > Feja dhe Shoqëria > Medicinë

Medicinë Tema rreth Medicinës, Mjeksisë, etj.


Përgjigju
LinkBack Vegla të Temave Ndrysho Paraqitjen
  #1 (permalink)  
Palexuar 23-11-2008, 23:51
Grafika e Jetmir
Anëtarë i Avancuar
 
Data e Anëtarësimit: 18-07-2008
Postimet: 8,014
All-llahu të shpërbleftë: 3,497
Falënderuar 8,313 herë në 4,311 Postime
Rep Fuqia: 3539
Jetmir has a reputation beyond reputeJetmir has a reputation beyond reputeJetmir has a reputation beyond reputeJetmir has a reputation beyond reputeJetmir has a reputation beyond reputeJetmir has a reputation beyond reputeJetmir has a reputation beyond reputeJetmir has a reputation beyond reputeJetmir has a reputation beyond reputeJetmir has a reputation beyond reputeJetmir has a reputation beyond repute
Dhimbjet e qafës dhe simptomat e saj

Dhimbjet e qafës dhe simptomat e saj

Dhimbja e qafës ndonjëherë është vërtetë e padurueshme,ndonjëherë na bën të ndjehemi keq kur ndodhemi në ambiente me njerëz dhe në të shumtën e rasteve nuk të lejon të kesh një ditë normale pasi duket si një peshë e madhe që i ka zënë rrugën mendimeve.
Dhimbja e qafës sot është shumë e përhapur.
Pozicionet jo të përshtatshme të qëndrimit në këmbë apo ulur,mbajtja e takave të larta,artrozat apo tensionet nervore janë të gjitha motive për të shkaktuar dhimbje në këtë pjesë të trupit.

Si shfaqet?

Dhimbja e qafës shfaqet në forma të ndryshme.
Në qoftë se dëshiron të zgjedhësh terapinë më të dobishme,duhet të studiosh me kujdes simptomat.
Dhimbja akute,e dhunshme është e pranishme vetëm në një anë dhe shfaqet sidomos kur përpiqemi që të ndryshojmë pozicion.
Jemitë detyruar që ta mbajmë kokën të përkulur nga një anë.

Të krijohet përshtypja se jemi tërësisht të bllokuar dhe të ngrirë.
Dhimbja është e shurdhët,qafa është e ngrirë,muskujt janë të tendosur dhe të krijohet përshtypja se keni një peshë mbi shpatulla.
Kjo dhimbje përgjithësisht shkaktohet nga qëndrimi në një pozicion të keq për një kohë të gjatë ose nga stresi dhe tensionet emocionale.
Dhimbja është konstante dhe përgjithësisht është në të dyja anët e qafës.

Parandalimi

Duhet të jeni të kujdesshëm dhe kujtoheni gjatë ditës për gjëra të vogla që kanë lidhje me pozicionet e qafës,mund të shmangni një pjesë
të mirë të dhimbjeve të shkaktuara pikërisht nga ky shkak.
Këshillohet të mbani një qëndrim korrekt.
Shprehja e vjetër "shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë" është akoma në fuqi. Duhet treguar kujdes në zgjedhjen e karriges së përshtatshme.
Karrigia e atij që kalon shumë kohë ulur duhet të jetë e tipit që të rregullojë gjatësinë.

Këmbët duhet të qëndrojnë të mbështetura në dysheme dhe kurrizi të jetë i mbështetur në karrige.
Duhet të shmanget ideja për të bërë një punë tjetër në kohën që flisni në telefon,sepse do të jeni të detyruar që ta mbështesni atë me shpatull në faqe,pozicion i cili është shumë i disfavorshëm për qafën.
Duhet të ngrihesh nga karrigia çdo orë dhe të bësh disa hapa për të ndryshuar pozicionin e kolonës vertebrale.
Është një ushtrim i detyrueshëm për ata që kalojnë orë të tëra në tavolinë. Pozicioni gjatë periudhës së gjumit duhet të jetë ai me kurriz poshtë ose të kthyer në anë.
Pozicioni me gjoksin poshtë mban në tension vertebrat e qafës dhe mund të shkaktojë dhimbje.
Këshillohet të bëni ushtrime të vogla të përditshme.
Bëhet fjalë për lëvizje të kujdesshme të qafës në çdo moment të ditës që të ndodheni dhe sa më shpesh që të mundeni për të shmangur ngrirjen e muskujve.

Kur duhet t'i drejtohemi mjekut?

Në qoftë se pësoni përplasje me makinë apo një traumë gjatë një aktiviteti sportiv apo duke u rrëzuar për çdo lloj motivi dhe në qoftë
se dhimbja në qafë është e shoqëruar me të vjella dhimbje koke,ethe,padurim të dritës dhe mpirje të krahut apo të pjesëve të tjera të trupit,në këto raste është e këshillueshme që t'i drejtoheni mjekut.

Vonesat në ndërhyrje mund të shoqërohen me pasoja.

Disa këshilla për të shmangur dhimbjet në qafë;

-Tregoni kujdes me pozicionet e qafës
-Mbani një qëndrim të përshtatshëm
-Shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë
-Zgjidhni karrigen e përshtatshme
-Këmbët duhet të qëndrojnë të mbështetura në dysheme
-Kurrizi duhet mbështetur në karrige
-Kujdesuni për pozicionin e kolonës vertebrale
-Bëni ushtrime të vogla të përditshme

Shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjeve në qafë

Motivet nga të cilat shkaktohet dhimbje në qafë mund të grupohen në katër kategori;
Kontraktimet muskulore për shkak të stresit,pozicioneve të këqija apo tensioneve emocionale.
Kjo është dhe arsyeja më e shpeshtë e dhimbjeve të qafës.
Dhe pse shkaku mund të duket i rëndomtë,bllokimi muskulor mund të çojë dhe në një palëvizshmëri totale të përkohshme.

Sëmundje si artroza apo herni diskale janë shkaku i dytë i dhimbjeve të qafës,por që të dyja situatat mund të jenë aktive njëkohësisht.

Kush vuan nga këto sëmundje mundohet t'i shmangë rrotullimet e kokës dhe lëvizjet e shpatullave pikërisht për dhimbjen që i shkakton kjo.
Në këtë mënyrë muskujt nuk ushtrohen,mpihen dhe ndonjëherë dhe ngrijnë dhe kështu dhimbjes së shkaktuar nga artroza apo hernia i shtohet dhe ngrirja e muskujve.

Dhimbje të shkaktuara nga trauma apo mikrotrauma,si goditje të ndryshme. Këto mund të jenë dhe goditje të marra gjatë aktiviteteve sportive,lëvizjeve të gabuara apo dhe frakturave të vogla të cilat nuk vihen re për momentin. Pasojat e këtyre goditjeve mund të mbarten me vite dhe mund të shkaktojnë një dhimbje qafe kronike.
Shqetësime të tjera të shkaktuara nga inflamacione të ndryshme.

Sëmundje si meningjiti shkaktojnë dhimbje dhe ngrirje të muskulaturës së qafës por që gjithmonë janë të shoqëruara me simptoma të tjera më të rënda. Ndërhyrjet e dobishme për të mposhtur dhimbjen e qafës

Ndërhyrjet e mëposhtme janë të dobishme në rastet kur dhimbja e qafës është shkaktuar nga kontraktimi i muskujve apo një mpirje e tyre.

Me hidroterapi

Kur qafa ka inflamacion,bëni një kompresë me akull për dhjetë minuta.
Në qoftë se nuk keni akull,atëherë merrni ndonjë ushqim të ngrirë,mbështilleni me një copë dhe përdoreni si kompresë.
Në këtë kohë përgatisni dhe një çantë uji me ujë të nxehtë,mbështilleni me një
peshqir dhe aplikojeni në të njëjtin vend ku vutë akullin,menjëherë pasi ta keni hequr atë dhe mbajeni për dhjetë minuta.

Me anë të akupunkturës
Akupunktura është shumë e dobishme në rastet kur dhimbja e qafës është shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato të shkaktuara nga sëmundja
e artrozës.

Me anë të masazhit
Teknikat e masazhit janë të dobishme në të gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kanë ngrirë,qoftë pse keni qëndruar në një pozicion të papërshtatshëm,për shkak të artrozës,për një qëndrim të gjatë në të njëjtin pozicion.

Gazeta Start
__________________
''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191)
Përgjigje me Citat
Përgjigju


Vegla të Temave
Ndrysho Paraqitjen

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund të postoni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të postoni shtojca
Ju nuk mund të editoni postimet tuaja

BB-Kodi është Aktiv
Smilies janë Aktiv
[IMG] Kodi është Aktiv
HTML Kodi është jo Aktiv
Trackbacks janë Aktiv
Pingbacks janë Aktiv
Refbacks janë Aktiv


Tema të Ngjashme
Tema Fillues i Temës Forumi Përgjigjet Postimi i Fundit
Simptomat e alergjisë në ushqim sunna Medicinë 0 06-09-2009 22:42
Vdekja eshte me afer se damari i qafes !!! Sadullah Bajrami ThuajsubhanAllah Live Përmbajtje 0 08-05-2009 19:03
Vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës sunna Medicinë 0 14-02-2009 00:01
*A është sunet dhënia mes`h qafës gjatë abdesit. Asija122 Fikh 0 31-10-2008 17:09
Simptomat e diabetit mellito Jetmir Medicinë 0 16-09-2008 15:47


Të gjitha kohët janë GMT +1. Koha tani është 22:30.


Mirëmbajtur nga: Kur´an dhe Sunnet ©2002 - 2010
Të drejtat e rezervuara për të gjithë Muslimanët
Powered by vBulletin®, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.