Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 3 prej 3

Tema: Dieta e supës magjike

  1. #1
    Grafika e sunna
    sunna nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-08-2007
    Postimet
    5,142
    All-llahu të shpërbleftë
    10,178
    Falënderuar 6,698 herë në 3,261 Postime
    Rep Fuqia
    2545

    Dieta e supës magjike

    Ndoshta nuk do të besoni se një supë e thjeshtë mund t’ju ndihmoj që të dobësoheni, por kjo tashmë është vërtetuar te shumë njerëz


    Përbërësit e supës magjike, për humbje në peshë:

    n 6 karota
    n 6 qepë të mëdha
    n 1 kuti salce domatesh
    kokërr - 1 kg
    n 1 lakër e vogël ose, në mungesë një lulelakër
    n 2 kuti bishtaja ose bizele
    n 2 speca jeshilë
    n 1 tufë selino,
    në mungesë - majdanoz

    Pritni perimet në copa të vogla dhe veni në një tenxhere të madhe.
    Mbulojini me ujë dhe ziejini për 10 minuta, pastaj uleni zjarrin dhe
    lëreni të ziejë derisa të zbuten perimet (rreth 20 min). Ndërkohë që zien uji, zëvendësoni dy filxhanë uji me lëng mishi ose pule, apo nëse preferoni, dado supe.
    Këtë supë mund ta hani sa here të keni uri. Mund ta hani sa herë të
    doni, sepse me të nuk shton kalori. Sa më tepër ha, aq me shumë humbë në peshe.
    Trupi humbë më shume kalori për ta tretur këtë supë, në krahasim me kaloritë që përmban vetë supa.
    Në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumoni bukë, alkool apo pije te gazuara.

    Dita e parë
    Merrni vetëm supë (sa te doni) dhe fruta përveç bananes (pjepri, shalqiri, kanë më pak kalori se të gjitha frutat e tjera). Mund të pini çaj ose kafe pa sheqer. Ujë sipas dëshirës.

    Dita e dytë
    Vetëm perime. Hani derisa te ngopeni perime të pa-gatuara. Përpiquni të hani sa më shumë perime me gjethe jeshile, por qëndroni larg nga bishtajat, bizelet dhe misrat. Pini sa më shume supë që të mundeni. Në darkë, hani një patate të madhe, të pjekur në furrë me një lugë të vogël vaj. Mos hani fruta.

    Dita e tretë
    Pini supë, si dhe hani fruta dhe perime sa të doni. Mos hani patate. Nëse keni ngrënë sipas udhëzimeve dhe nuk e keni thyer dietën, do të shihni që keni humbur 2-3 kg.

    Dita e katërt
    Banane dhe qumësht krejtësisht pa yndyrë. Hani 3 banane dhe pini
    qumësht pa yndyrë sa të doni gjatë gjithë ditës dhe padyshim, pini supë. Banania dhe qumështi pa yndyrë kanë një sasi të madhe kalorish, por gjatë këtyre ditëve keni nevoje për kalium, karbohidrate, proteina për ta zvogëluar dëshirën për ëmbëlsira.

    Dita e pestë
    Mish dhe domate. Mund të hani 300-400 g mish (në skarë) dhe 6 domate.
    Përpiquni të pini të paktën 6 gota ujë, për të eliminuar acidin urik nga trupi juaj. Merrni supë të paktën një herë.

    Dita e gjashtë
    Mish dhe perime. Hani mish dhe perime sa të doni. Mund të hani 2 deri në 3 biftekë me perime me gjethe jeshile. Jo patate. Pini supë të paktën një herë.

    Dita e shtatë
    Oriz integral, lëng frutash pa sheqer dhe perime. Mund të hani sa herë të doni. Pini supë sa më shumë që të keni mundësi.
    Në fund të shtatë ditëve, nëse nuk i keni thyer rregullat e dietës, do të keni humbur 5-7 kg. Nëse keni humbur më shumë se 7 kg, ndërpriteni dietën 2 ditë, para se ta rifilloni nga dita e parë.
    Kjo diete 7 ditore mund të zbatohet sa herë te doni. Nëse e zbatoni në mënyrë korrekte, do ta pastroni trupin tuaj nga papastërtitë dhe do t`ju japë një ndjenjë mirëqenieje dhe lehtësie që nuk e keni pasur më pare.
    Vetëm pas 7 dite diete, do të filloni të ndjeni një bollëk energjie. Kjo është një dietë e shpejte dhe djeg dhjamërat. Sekreti i dietës është se ajo djeg më shumë kalori nga ato që merr.
    Kjo dietë është përgatitur nga spitali “Sacro Cuore Memoriar” dhe
    është përdorur tek të sëmurët nga zemra me mbipeshë, për t’ua mundësuar që të
    humbasin peshë shpejt, para ndërhyrjeve kirurgjike.
    Hasan el-Basriu ka thënë, “Nëse e sheh një person që po garon me ty për këtë botë atëherë garo me të në lidhje me botën e ardhshme.


    Puno me vetveten dhe përmirsoj dobësitë e tua! Pastaj e kupton se do të të mjaftoj ty kjo – në vend të gjykimit të të tjerëve.

    "Kush është muslimani më i mirë, o i Dërguar i ALLAHUT? Ai tha: "Ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit, muslimanët tjerë janë të ruajtur". (Transmetojnë Imam Buhariu dhe Muslimi)

  2. #2
    lonna nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    11-04-2011
    Postimet
    1
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 0 herë në 0 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: Dieta e supës magjike

    pershendetje .deshta me ju pyet diqka rreth dietes me sup magjike.nese une pij veq sup pa ju permbajtur rregullave qe jan ne te a mundem me humb peshh

  3. #3
    Grafika e sunna
    sunna nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-08-2007
    Postimet
    5,142
    All-llahu të shpërbleftë
    10,178
    Falënderuar 6,698 herë në 3,261 Postime
    Rep Fuqia
    2545

    Re: Dieta e supës magjike

    Es Selamu Alejkum

    Gjith ashtu ju pershendeti edhe une moter lonna ma bon hallall per vones te pergjigjes une ket postim e kam mar nga nje link sme kujtohet momentalisht por sipas mendimit tim pot pergjigjem per me dasht diqka me arit duhet me shku sipas regullave te pershendeti klm .
    Hasan el-Basriu ka thënë, “Nëse e sheh një person që po garon me ty për këtë botë atëherë garo me të në lidhje me botën e ardhshme.


    Puno me vetveten dhe përmirsoj dobësitë e tua! Pastaj e kupton se do të të mjaftoj ty kjo – në vend të gjykimit të të tjerëve.

    "Kush është muslimani më i mirë, o i Dërguar i ALLAHUT? Ai tha: "Ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit, muslimanët tjerë janë të ruajtur". (Transmetojnë Imam Buhariu dhe Muslimi)

Tema të Ngjashme

  1. Dieta e tri mollëve
    By sunna in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2009, 12:33

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •