Druri i kënasë

Druri i kënasë rritet në vende të nxehta dhe të thata me temperaturë prej 19-27°C.
Bima është e gjatë prej 3 deri 5 metra dhe prodhon lule të bardha, ngjyrë kreme dhe pak në të kuqe.
Gjethet kanë formë eliptike 2-3 cm. të gjata kurse frutat janë të rrumbullakta dhe të kuqe dhe në të gjinden me qindra fara.
Vetitë shëruese dhe fitoterapeutike të kënasë në medicinën arabe, kanë pasur pëdorim të madh.
Kënaja është në shkallën e parë e ftohtë kurse në të dytën e thatë. Kënaja shëron vendet e djegura, përdoret në shërimin e të thatëve të gojës, stomatitis, dhe ënjteve të nxehta.
Vënia e kënasë së zier në vendet e prera shëron plagën,dhe mënjanon lagështinë e tepërt si dhe stimulon rigjenerimin e indeve. ''I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s. sa herë që ka pësuar ndonjë lëndim apo thumbim, ka vënë këna dhe nuk ka vuajtur kurrë“.
Këna ndihmon gjithashtu në shërimin e variolës në stadin e saj fillestar, lyhet pjesa e pasme e këmbës me këna dhe kjo do të pengojë përhapjen e mëtejme të sëmundjes.
Balsami i kënasë mund të përdoret në shërimin e thyerjes, infeksionet, mirëmbajtjen dhe zbukurimin e thonjve.
Kënaja ndihmon në rritjen, bukurinë dhe volumin e flokëve, rrit freskinë rinore, përmirëson të parit dhe është e dobishme në shërimin e kallove, puçrrave dhe të thatëve ndërmjet këmbëve.

Në Malajzi kënanë e përdorin duke i zier gjethet e saj dhe duke e pirë kundër sëmundjeve reumatike ose çrregullimet e lukthit.
Në Indonesi është shëruar Lepra me këna.
Medicina moderne i ka vërtetuar me anë të zbulimeve më të reja se në të gjindet komponenta Naphthochinon, Lawsone, Tannin dhe tjera pjesë përbërëse të cilat ndihmojnë lëkurën që lyhet me këna të djersitet më pak. Poashtu këto veti kanë edhe veti për mbrojtjen e lëkurës dhe flokëve nga rrezatimet ultraviolete (UV) në mënyrë natyrore.
Njëkohësisht ajo ka edhe vetinë e ftohjes që gjatë temperaturave të larta ka ndikim të madh e sidomos në vendet e ngrohta.
Për atë shkak edhe ditëve të sotme përdoret me shumicë në përgaditjen e shumë preparateve të kozmetikës nëpër botë me sukses shumë të madh dhe pa kundërefekte siç janë te ngjyrat e flokëve që përdoren ditëve të sotme të cilat përmbajnë Toxine shumë të dëmshme për trupin e njeriut.
Në literaturat e mëposhtme mund të gjeni edhe shumë receta për përdorimin e kënasë në raste të ndryshme pasi se këtu nuk do të mundem t’i përmendi të gjitha.
Por përdoret në forma të kremit, pudrës, shamponave, zbutës të flokëve, ngjyrë, çaj, etj.
Gjithashtu ka edhe shumë faqe të internetit që tregojnë për përdorimin dhe vetitë e kënasë edhe atë në gjuhë të ndryshme.
E me siguri çka nuk duhet harruar pyetni edhe më të moshuarit se ata ende e kanë atë thesarin e vjetër të ruajtur nga eksperienca e tyre Inshall-llah.
Bota kthehet dita ditës në mjekësinë e Pejgamberit s.a.v.s. duke studjuar dhe analizuar, për atë shkak edhe Sira (Biografia) e Pejgamberit s.a.v.s. është në masa të mëdha e studjuar nga gjithë njerëzimi për të përfituar nga çdo gjë që ka përdorur dhe treguar Ai s.a.v.s. pasi se aty ka dobi të mëdha.
Kurse ne si musliman duhet edhe më tepër të mundohemi që t’i përdorim këto të mira thjeshtë se ne e dimë edhe më mirë se Ai s.a.v.s. nuk ka fol nga mendja e Tij por atë e ka udhëzuar All-llahu xh.sh.
Dhe siç ka thënë edhe: Diturinë kërkone çdokund dhe merre nga secili ku e gjen por të pastërt, e më e mira është pasimi i rrugës së të Dërguarit s.a.v.s.

E lus All-llahun që të më falë gabimet e mija gjatë shkrimit, nëse e kam qëlluar është prej All-llahut xh.sh. dhe vetëm Ate e falenderoj e nëse kam gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo.
Lutja jonë e fundit: Falemnderimi i takon All-llahut , Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhammedin s.a.v.s. mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjitë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hirë të All-llahut xh.sh. duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit.

Shkruar nga Suzana Hasani