Duhani dhe efektet e dëmshme të tij

Duhani, nënkupton bimën e familjes Nicotiniana të llojeve dhe tipeve të ndryshme të
modifikuar apo jo gjenetikisht, me gjithë pjesët e saj.
Katrani, nënkupton mbetjen e thatë të tymit të duhanit pa nikotinë.
Varësia e duhanit është helmimi më vdekjeprurës për shoqërinë. Vdekja vjen si pasojë
e sëmundjeve që shkakton duhani.
Në çdo cigare ka më shumë se 4000 mijë lëndë kimike helmuese që shkaktojnë
kancerin apo që mundësojnë zhvillimin e kancerit. 50 nga këto janë vertëtuar të kenë
ndikim direkt në shkaktimin e kancerit.
Nikotina është përbërësi që krijon varësinë e personit nga duhani. Kjo është nje
subtancë alkaloide helmues e cila gjendet në duhan dhe ka veprim helmues në
sistemin nervor autonom Nikotina gjithashtu përshpejton rrahjet e zemrës, rrit
tensionin dhe rrit rrezikun për koagulimin e gjakut.
Gazi i monoksidit të karbonit që gjendet në tymin e duhanit ul kapacitetin e gjakut
për të mbajtur oksigjen dhe pengon transportimin e mjaftueshëm të oksigjenit në
inde. Si pasojë e kësaj ata që pijnë duhanin gjatë ushtrimeve fizike lodhen më shpejt.
Sipas të dhënave të Shoqatës Shëndetësore Botërore (WHO) në vitin 2006, 4.8 milion
persona kanë vdekur nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani. Ky numër mendohet
të arrijë në 10 milion në vitin 2025. Gjithashtu cilësohet se nga kjo shifër, 7 milion
përsona i përkasin vëndeve në zhvillim si vendi ynë dhe 25-30% e përsonave që nga
duhani vdesin më herët.
• Duhani është shkaku i 35% të vdekjeve nga kanceri tek mëshkujt dhe 15% të
vdekjeve nga kanceri tek femrat.
• Duhani është shkaku i 90% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Kanceri i
mushkërive zë vëndin e parë në vdekjet nga kanceri. Përsonat që pijnë duhan
kanë një rrezik për kancer të mushkërive 20 herë më të madh sesa personat që
nuk e pijnë duhanin.
• Edhe ata që nuk e pijnë duhanin por janë nën ndikimin e atyre që e pijnë
(duhanpirës pasivë), kanë një rrezik për kancer të mushkërive 3 herë më të madh
në krahasim me ata që nuk pijnë.
• Ata që pijnë duhan, përveç kancerit të mushkërive rrezikojnë të preken nga
kanceri i gojës, gjuhës, buzës, fytit (laringu), rrugës së ngrënies (ezofagus),
pankreasit, veshkave, fshikëzës së urinës, prostatit dhe qafës se mitrës.
• Gratë që, pavarësisht se nuk pijnë por janë nën ndikimin e tymit të duhanit, kanë
një rrezik më të rritur për kancerin e gjirit.
• Duhani është shkaku kryesor i sëmundjeve të mushkërive dhe të rrugëve
të frymëmarrjes që shfaqën më vështirësi në frymëmarrje si p.sh bronkiti kronik dhe emfizema. Vdekja që shkaktohet nga këto sëmundje është 40 herë më e lartë se atyre që nuk pijnë.
• Rreziku i krizës së zemrës është 3 herë më i lartë tek ata që pijnë duhan.
• Duhani ndikon në qarkullimin e gjakut dhe në enët e gjakut.
Më këtë ndikim rritet rreziku për sëmundjet e enëve të gjakut të trurit dhe rreziku
për t’u paralizuar. Duhani shkakton gangrenë të këmbëve.
• Gratë që pijnë duhan rrezikojnë të kenë më tëpër aborte të padëshiruara, lindje
të parakohëshmë, lindje të bebeve më peshë të vogël dhe infertilitet. Gratë që
përdorin ilace për kontrollin e shtatëzanise (kontraceptive oral) dhe pijnë duhan
rrezikojnë të kalojnë krize zemre.
• Duhani shkakton impotencë tek meshkujt.
• Duhani rrit rrezikun e ulcerës së stomakut dhe ngadalëson shërimin e saj.
• Duhani shkakton tharje të lëkurës, sëmundje të psoriazës dhe lehtëson formimin
e kataraktit në sy.
Sipas të dhënave, jetë - gjatësia e një personi që pi duhan shkurtohet deri me 10
vjet, ndërsa vdekjet mes grupmoshave që pijnë duhan janë 5 herë më të larta se mes
atyre që nuk e pijnë atë.
Ekspertët thonë se fëmijët janë më të pa mbrojturit ndaj tymit të duhanit. Mbajtja e
fëmijëve në mjedise ku pihet duhan mund të bëhet shkak për sëmundje të tjera më
të rrezikshme. Tymi i lëshuar nga të tjerët, tek fëmijët, bëhet shkak për infeksione në
gjoks, bronkit dhe infeksione të veshit dhe astëm.