Rrudhat e theksuara nën sy janë shenjë se mëlçia dhe fshikëza duhet të tendosen për të larguar materiet e dëmshme nga organizmi, Gëzimi, eksitimi, frika - në fytyrën tonë shumëçka nga kjo shihet, duke përfshirë edhe shenjat e sëmundjeve dhe simptomat për mungesën e materieve të caktuara të rëndësisë vitale. Shikojeni me kujdes fytyrën tuaj në pasqyrë, sepse ajo është përplot porosi të cilat ua dërgon trupi.

Rrudhat e imëta nën sy
Lëkura nën sy është tejet e hollë dhe nën të, gjendet vetëm një shtresë e hollë nën-lëkurë. Për këtë arsye thahet shpejt dhe në të krijohen rrudha nga mimika, të cilat nuk janë arsye për shqetësim dhe mund të zbuten me krem hidrues. Mirëpo, rrudhat e theksuara në këtë zonë, janë shenjë se mëlçia dhe fshikëza, duhet të tendosen për të larguar materiet e dëmshme nga organizmi. U ndihmoni këtyre organeve në atë mënyrë që ushqimin do ta bazoni në konsumimin e sa më shumë perimeve, pemëve dhe lëngjeve, me çka do të pastroni veshkat dhe do të neutralizoni acidet e tepërta.

Të bardhët e syve të verdhë
A keni probleme me gurët në veshka? Kjo mund të jetë sqarim për të bardhët e syve të verdhë. Çaji apo tabletat nga luleminat mund të ndihmojnë. Nëse teni juaj është i verdhë, ndoshta problemi qëndron në çrregullimin e mëlçisë. Për ta eliminuar mundësinë e inflamacionit, të ashtuquajturin hepatit, drejtohuni mjekut.
Këndet e pëlcitura të buzëve
Ato janë shenjë se hani tepër mish, peshk, prodhime të qumështit si dhe ushqime nga mielli integral.
Këto ushqime janë të pasura me vitaminë B2, e cila si duket ju mungon. Ajo është e domosdoshme në mënyrë që qelizat të absorbojnë energjinë nga yndyrat, karbohidratet dhe albuminat. Shenjat e mungesës së vitaminës B2 janë inflamacionet e buzëve, fytit dhe indeve lidhëse.

Hunda e kuqe apo e kaltër
Të skuqurit apo maja e kaltër-e kuqe e hundës, mund të jetë shenjë e dispepsisë funksionale të lukthit, të cilën do ta vëreni me ënjtje, ngërçe dhe barkqitje. Këshillë: shmangni ushqimin e pagatuar dhe me erëza. Tek problemet akute, janë të dobishme ilaçet nga nenexhikut dhe anisit.

Kapakët e ënjtur
Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm.
Nëse syri ka ardhur në kontakt me kremin apo ka qenë i ekspozuar ndaj rrymave të ajrit, me siguri se bëhet fjalë inflamacion të syrit. Reagimi alergjik gjithashtu mund të jetë një faktor.
Nëse nuk ndihmojnë as kremrat speciale për sy dhe nëse kapakët e poshtëm janë rregullisht të ënjtur, duhet t’i kontrolloni veshkat. Po ashtu, kapakët e epërm të ënjtur në kohë të gjatë, mund të jetë shenjë e zemrës së dobët.