Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 3 prej 3

Tema: Gjaku, grupet e gjakut dhe transfuzioni

  1. #1
    Grafika e rubina
    rubina nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    29-02-2008
    Postimet
    258
    All-llahu të shpërbleftë
    913
    Falënderuar 662 herë në 214 Postime
    Rep Fuqia
    303

    Gjaku, grupet e gjakut dhe transfuzioni

    Gjaku është mediumi nëpërmjet te cilit qelizat aktive dhe indet e trupit mbahen ne marrëdhënie me njeri-tjetrin. Substancat ushqyese, përfshire oksigjenin kalojnë nëpërmjet gjakut; materialet e padobishme përfshire acidin karbonik, kalojnë nga indet ne gjak - kjo lidhje e vazhdueshme furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve te padobishme.

    Sekrecionet e shume gjëndrave te trupit kalojnë nëpërmjet gjakut ne indet e ndryshe qe janë te destinuar te influencojnë. Gjithashtu qarkullimi i gjakut luan rol themelor ne mbajtjen konstante te temperaturës se trupit ne pjese te ndryshme te tij.

    Gjaku është me ngjyre te kuqe, viskoz, opak, alkalin (ne reaksion) e me një ere te dobët por karakteristike. Përbehet nga një likuid transparent, ngjyre te verdhe te hapur - i quajtur PLAZMA - ose liquor sanguinis, ne te cilin "notojnë" një numër i pafund qelizash apo trupëzash, qelizat e bardha dhe te kuqe e plateletet e gjakut.


    Qelizat e Kuqe -ERITROCITET.

    Janë disqe te rrumbullakëta bi-konkave, ngjyre te verdhe - por kur shihen ne grup janë ne ngjyre te kuqe. Mesatarisht kemi rreth 5.000.000 eritrocite për një milimetër kub. Këto përmbajnë hemoglobinën e cila është një komponent i hekurit, me një afinitet për oksigjenin. Pra bazuar ne aftësinë e hemoglobinës për te "kapur" e transportuar oksigjenin nga mushkëritë ne inde, gjaku behet një nga komponentët baze te trupit njerëzor. Çdo qelize e kuqe ka një jetëgjatësi te shkurtër, kur "lodhet" atëherë trupi e shkatërron nëpërmjet mëlçisë apo shpretkës dhe e ekskreton (jashteqet) me ane te biles.

    Qelizat E Bardha-LEUKOCITET.

    Janë qeliza pa ngjyre me forme e madhësi te ndryshme. Me te mëdha se qelizat e kuqe por me te pakta ne numër (raporti është 1 me 500). Gjithashtu ato kane dhe një veçori tjetër-Lëvizjen, e nëpërmjet kësaj kalojnë nga muret e kapilareve, ne lëngjet e trupit. Invazioni nga mikroorganizmat sjell një rritje te shumte te korpuskulëve te bardhë (leukocitozis) te cilët tentojnë te kongregohen tek vendi i infeksionit duke rrethuar e shkatërruar invaduesit e huaj. Ky proces quhet FAGOCITOZE - DHE ËSHTË NJË NGA MEKANIZMAT ME TE RËNDËSISHME NËPËRMJET TE CILIT TRUPI MBROHET ndaj infeksioneve. Rruazat e bardha derivojne nga palca e kockave dhe nga gjëndrat limfatike, e këto ndahen ne tipe te ndryshme, sipas funksionit qe kane.

    TROMBOCITET -


    janë qeliza ne forme disku, shume me te vogla se rruazat e kuqe, me origjine jo krejtësisht te qarte, por kane rol ne koagulimin e gjakut, janë rreth 300.000 për milimetër kub.

    PLAZMA

    Një lëng ne te cilin trupat e përmendura me lart "notojnë", është solucion me vlera ushqyese dhe shërben për jashtëqitjen e produkteve te panevojshme. Plazma mban në forme solucionesh proteina, yndyra, sheqerna, urenë, kripëra (më të njohurat klorurin e potasit dhe bikarbonatet, po ashtu dhe gazra-oksigjen, acidin karbonik dhe nitrogjenin.

    Një nga proteinat e rëndësishme ne plazme quhet - Fibrinogjen. Ky gjendet ne trajte solucioni, por ne rastin e humbjes se gjakut -HEMORRAGJI- alternohet dhe merr një forme tjetër te quajtur - Fibrine. Si rezultat i kësaj qelizat "ngatërrohen" e ngjiten me njëra tjetrën duke formuar TROMB-in i cili ne fillin është i bute e me pas forcohet plotësisht-ky proces njihet me emrin Koagulimi i Gjakut dhe është një mekanizëm natyror i mbrojtjes tone ndaj hemorragjisë - pra një metode për te parandaluar humbjen e gjakut duke mbyllur enën e dëmtuar. Sasia e plote e gjakut te një njeri ndryshon nga faktorë e individë te ndryshëm, por ka formula specifike për ta llogaritur atë me afërsi te kënaqshme, megjithatë nuk është gabim te themi se një person i rritur, i shëndetshëm ka rreth 5-6 litra gjak.

    Pas dhënies se këtij informacioni te shkurtër mbi gjakun, te cilin shume mund ta kenë dëgjuar ne periudha te ndryshme, gjate shkollës, leximeve apo nga kontakti me mjekun e spitalet, le te ndalemi te Grupet e gjakut;

    Grupet e GJAKUT.
    ----------------------
    Është mese e mundur qe njerëzit ne te shkuarën te kenë menduar, se vdekja nga Hemorragjia - mund te parandalohet duke dhëne gjak nga një person te tjetri. Vështirësitë teknike e mungesa e njohurive e kane penguar këtë praktike te kaloje përtej spekulimit. Megjithatë, Richard Lower, ne 1666, tentoi te transfuzojë gjakun e qengjit ne një pacient qe vuante nga konvulsionet. Ne te njëjtën kohe te njëjtën gjë beri ne France, Jean Dean. Rezultatet ishin te pakëndshme; pak tentativa u bene me pas deri ne 1901. Ishte pikërisht ne këtë vit qe Karl Landsteiner, një patolog amerikan - demonstroi se suksesi i një transfuzioni te gjakut varet nga dy gjera:

    a. qelizat e gjakut te donor-it (dhuruesit)
    b. plazma e recipientit (marrësit).

    Duke bere eksperimente te ndryshme - përzierjen e qelizave dhe plazmës ne kombinimet e mundshme - ai gjeti katër grupe gjaku. Këto grupe varen nga prezenca ne qelizat e kuqe te një substance, për te cilën sot dimë qe përmban proteine e karbohidrate. Këto substanca quhen - Antigjene. Te injektuara ne kafshe këto detyrojnë organizmin qe te prodhoje antibodies (antitrupa). Megjithatë shume antitrupa janë prezentë qe ne lindje, si ne rastin e antitrupave te grupeve te gjakut.

    Kemi dy substanca te grupeve te gjakut, te quajtura A dhe B, ose A e B te marra se bashku ose asnjërën prej tyre. Grupet e gjakut janë emëruar A, B, AB dhe O.
    Plazma përmban antitrupa te këtyre substancave ne një mënyrë te tille qe qelizat e individit nuk i shkatërrojnë ato.
    Kështu pra qelizat e grupit A ekzistojnë ne plazmën e cila përmban një anti-B antitrup; qelizat e grupit B jetojnë ne prezencën e anti -A antitrupash; Qelizat e grupit AB nuk janë te shoqëruara nga asnjë lloj antitrupash; personat me gjak te grupit O kane plazme qe ne përbërjen e saj gjinden dhe anti-A e anti B anti trupat. Pra nuk është absolutisht e domosdoshme tu japim njerëzve te njëjtin grup gjaku.

    P.sh një person me grup gjaku A mund te jete dhurues për një person me grup gjaku AB, sepse ne trupin e këtij te fundit nuk ka antitrupa. Po kështu mund te themi se grupi i gjakut O mund ti jepet çdo personi pasi ky i fundit ne qelizat e tij nuk ka antigjene, ky fakt na ka bere qe ne apelime ta quajmë " dhurues universale" njerëzit me grup gjaku O dhe "recipientë universale" njerëzit me grup gjaku AB.

    Vlen për te thënë këtu se këto "substanca" te grupeve te gjakut janë prezentë dhe ne indet e tjera veç gjakut. Kjo shpjegon vështirësitë qe lindin ne graftet e lëkurës apo gjate transplanteve. Pasi indet, po ashtu si dhe gjaku, do shkatërroheshin nga anti-trupat.

    C`NDODH NËSE JAPIM NJË GRUP GJAKU GABIM ?


    Nëse kjo ndodh, ky gjak "do sulmohej" e shkatërrohej nga antitrupat, nëse jepen sasi te mëdha gjaku atëherë mund te kemi dëmtime te pakthyeshme te veshkave e vdekja mund te vije si rezultat i kësaj.

    Grupi RHESUS.


    Është një grup tjetër me një rëndësi te konsiderueshme, ka marre emrin pasi për here te pare u gjend te majmunet Rhesus (Rhesus monkeys). Tek njeriu sillet si tek grupet e gjakut A, B, O - ne aspektin se është një antigjen prezent ne rruazat e kuqe, por ndryshe nga to nuk ka antitrupa presente ne plazem. Thuhet se rreth 85 % e popullsise jane Rhesus positive - pra kane antigjenin resus, ndërsa 15 % ku antigjeni mungon është Rhesus negative. Njerëzit me grup Rhesus negative, ndryshe nga ata pozitive, prodhojnë antitrupa tek ky rhesus antigjen - nese u injektohet. Kjo gjë mund te ndodhe gjate një transfuzioni, nëse përveç grupit te gjakut - nuk kontrollohet dhe faktori Rhesus.

    Rëndësia e Faktorit Rhesus gjate shtatzënisë është kjo :

    Nëse nëna e ka gjakun me Rhesus negativ dhe babai me Rhesus pozitiv fëmija, natyrisht mund te jete me gjak ose Rh -, ose me Rh+. Kjo e fundit nuk paraqet problem, por nëse fëmija ka gjakun me Rh pozitive, disa nga rruazat e kuqe te tij mund te futen ne qarkullimin e gjakut te nënës e për rrjedhoje trupi i saj stimulohet qe te prodhoje Rhesus antitrupa. Ne një mënyrë a një tjetër këto antitrupa, mund te kthehen ne sistemin e fëmijës dhe fillojnë e shkatërrojnë rruazat e kuqe te tij. Kjo mund te jete serioze dhe ne disa raste fëmija lind i vdekur ose provokohet lindje e parakohshme.

    Megjithatë tabloja e vërtete nuk është kaq e frikshme, ne realitet duhen 2 ose me shume shtatzëni për nënën qe trupi i saj te prodhoje antitrupa ne sasi te mjaftueshme qe te rrezikohet jeta e fëmijës se saj. Po ashtu ne analiza ne mund te kapim shume shpejt e fare thjesht nëse gjate shtatzënisë trupi i nënës ka filluar te prodhoje antitrupa, nëse ato janë prezentë atëherë merren masa për te ruajtur jetën e fëmijës (natyrisht qe nena nuk është ne rrezik ne këtë rast). Kjo fushe është akoma me e zgjeruar sesa po e paraqesim ne këtu, pasi natyrisht nuk mund te përmendim te gjitha teknikat qe mjekësia ka ne dispozicion për këtë problem, i cili është nen kontrollin e plote te mjekësisë moderne.

    GRUPE TE TJERA GJAKU.

    Janë shume grupe te tjerë gjaku qe njihen, por është tepër e rralle mundësia qe ato te shkaktojnë probleme, ne çfarëdo lloj mënyre. Kemi grupet M dhe N e S dhe P e shume te tjerë, disa e kane marre emrin nga pacientet e pare ne te cilin janë zbuluar - një mode mjekësore moderne kjo.

    Rëndësia kryesore ne studimin e këtyre grupeve dhe shume te tjerëve është ne Etnologji - studimet sociale dhe te origjinës fisnore ashtu si dhe ne mjekësinë ligjore, përdoret ne rastet e përcaktimit te atësisë se fëmijës; por kurrë nuk mund ta provoje atë me ekzaktësi - sot për këtë problem përdoret testi i DNA, POR NE ANËN TJETËR KA FUNKSION PËRJASHTUES - P.SH MUND TE PROVOJE ME SAKTËSI QE NJË PERSON NUK ËSHTË BABAI I FËMIJËS - NE DISA KOMBINIME GRUPESH.

    TRANSFUZIONI I GJAKUT !


    Shenja me e qarte për një Transfuzion gjaku është ne rastet e hemorragjisë - veçanërisht ne ato akute dhe masive (aksidente, trauma etj) ku gjaku i humbur duhet zëvendësuar me shpejtësi e ne sasinë e plote. Ne hemorragjitë e ngadalshme, gjaku zëvendësohet - gjithashtu - por jepet me kohe me te ngadalte - për te mos renduar punën e zemrës. Ne raste shoku (shock) apo gjate djegieve, nuk humbet shume gjak por kemi humbje te plazmës e për pasoje presioni i gjakut bie. Kjo është tepër e rrezikshme. Ne një moment hemorragjik humbja e plazmës konsiderohet me e rrezikshme sesa humbja e rruazave te kuqe. Ne fakt kur nuk kemi mundësi te japim direkt gjak apo plazme - ne rastet urgjente jepet një solucion te dobët salin (kripor) sa për te restauruar presionin e gjakut derisa te arrijmë te marrim furnizime me gjak.

    Mund te mendohet se jepet transfuzion gjaku ne rastet me anemi, por meqë janë faktorë e mekanizma te tjerë ne veprim kjo aplikohet rralle, sepse:

    1. Anemia zakonisht kurohet me metoda te zakonshme, si ilaçet.
    2. Gjithmonë ka një element Risku - sado te vogël, ne transfuzion.
    3. Anemia është ne qeliza dhe jo ne plazme, pra dhënia e sasive te mëdha te lëngjeve direkt ne qarkullimin vazal ,mund te mbisforcoje një zemër paksa te dëmtuar nga anemia. Por ka dhe raste, kur mund te behet transfuzion, ne anemi tepër te avancuara, kjo behet me "qeliza te paketuara", duke hequr plazmën nga gjaku.

    Një rëndësi te veçante transfuzioni merr gjate operimeve kirurgjikale. Shume operacione kane humbje gjaku pasi ka procedura ekstensive te cilat duan kohe. Kjo humbje gjaku ve ne pikëpyetje suksesshmërinë e operacionit. Transfuzione gjaku përpara, gjate dhe/ose pas operacioneve bëjnë te mundur qe kirurget te bëjnë ndërhyrje te tilla, qe paraardhësit e tyre shume vjet me pare veç mund ti ëndërronin. Ka raste te pafundme se kur mund te jepet një transfuzion gjaku, por mendja menjëherë te shkon te përdorimi numër një dhe ne shkalle masive i tij - e ku tjetër veçse ne lufte. Nuk mund te rrime pa kujtuar kirurget e mjeket e Luftës se dyte Botërore te forcave aleate, te cilët bene transfuzione e operime ne një shkalle te papare ndonjëherë. Me një guxim vetëmohues e organizim shembullor, sallat operatore e ekipet e transfuzionit - shpesh kane vepruar ne vijën e frontit apo fare pranë tij, e ku ka qene një nder faktorët, qe nuk mund te konsiderohet i vogël, ne fitoren përfundimtare.

    • Dr. Lec Shiroka Kirug i traumës

  2. #2
    Grafika e rubina
    rubina nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    29-02-2008
    Postimet
    258
    All-llahu të shpërbleftë
    913
    Falënderuar 662 herë në 214 Postime
    Rep Fuqia
    303

    Re: Gjaku, grupet e gjakut dhe transfuzioni

    Në pajtim me sistemin ABO të grupeve të gjakut, janë katër grupe të ndryshme të gjakut: A, B, AB apo 0 (zero).

    Grupi i Gjakut A

    Nëse ju i takoni grupit A të gjakut, atëherë ju keni A antigjenet në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut dhe B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut.


    Grupi i gjakut B

    Nëse ju i takoni grupit B të gjakut, atëherë ju keni B antigjenet në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut dhe A antitrupat në plazmën tuaj të gjakut.


    Grupi i gjakut A/B

    Nëse ju i takoni grupit AB të gjakut, atëherë ju keni të dy A dhe B antigjenet në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut ndërsa nuk keni as A as B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut


    Grupi i gjakut 0


    Nëse ju i takoni grupit O (zero) të gjakut, atëherë ju nuk keni as A as B antigjenet në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut,por ju keni të dy A dhe B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut.

    Pjesa shtesë e grupit të gjakut i cili është pozitiv ose negativ quhet rhezus ! Rhezusi është një sistem proteik. Gjaku është i përbërë nga globulat e kuqe të cilat quhen gjithashtu erythrocyte , këto kanë ne sipërfaqen e tyre 2 lloj sheqeresh të mundshme , ose një galaktose ( dmth antigjeni B ) ose një N-acétyl- galactosamine (antigjeni A ) . Këto 2 lloje sheqeri janë të fiksuara në një substancë base ose kryesore e cila është substanca H .

    Prezenca e secilës prej këtyre substancave është e mundur nga një tjetër enzim specifik i cili është i koduar nga një gjen po ashtu specifik . Një variant A për antigjenin A dhe një variant B për antigjenin B . Prezenca e një enzim jo aktive e cila mundësohet nga një codon (ose më mirë kod ) stop , për këtë gjen , nuk lejon që të fiksohen sheqeret ne sipërfaqen e substancës base H dhe rri dmth pa u prekur .

    Kjo enzim që është jo efikase e cila nuk ka asnjë aktivitet është quajtur O ( dhe jo zero por vete germa O) O vjen nga fjala ohne nga gjermanishtja që do të thotë pa ( dmth pa asnjë aktivitet ) ) dhe nga i cili doli grupi i gjakut O dhe jo zero !


  3. #3
    Grafika e rubina
    rubina nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    29-02-2008
    Postimet
    258
    All-llahu të shpërbleftë
    913
    Falënderuar 662 herë në 214 Postime
    Rep Fuqia
    303

    Re: Gjaku, grupet e gjakut dhe transfuzioni

    KONTROLLONI GRUPIN E GJAKUT TUAJ

    Njihen më shumë se 100 lloje grupesh gjaku të përcaktuara sipas veçorive gjenetike të personave. Por grupet e gjakut që shihen tek të gjithë dhe janë pranuar në mbarë botën janë grupet A, B, AB dhe O. Op.Dr.Burçak Erzik nga Qendra e Prodhimit të Fëmijëve në Provëz në Spitalin Gjerman thekson se në ndjekjen para lindjes duhet të dihet patjetër grupi i gjakut të nënës.
    "Nëse në gjak nuk egziston antigeni RH, gjaku përcaktohet si Rh negativ (-), nëse ekziston, përcaktohet si Rh pozitiv(+).

    Mbi 85% e njerëzve është me Rh pozitiv. Kur nëna ka Rh (-), babai ka Rh (+) flitet per një mospërputhje të gjakut. Në një rast të tillë duhen marrë patjetër disa masa", thotë doktori dhe i përgjigjet pyetjeve tona si më poshtë:

    Çfarë është mospërputhja e Rh?

    Në rastet kur nëna ka Rh(-) dhe babai ka Rh (+), fëmija që do të lindë do të ketë 50% ose 100% Rh (+) në varësi të ndërtimit gjenetik të babait. Në çdo situatë kur nëna ka Rh (-) dhe babai ka Rh (+), dihet në përgjithësi dhe flitet për një "mospërputhje gjaku" klasike ose për një "mospërputhje Rh".

    Çfarë mund të ndodhë në rastet e mospërputhjes së gjakut?

    Në rastet kur nëna është Rh (-) dhe bebja Rh (+) dhe një sasi fare e vogël (0,1 ml) gjaku që mund t’i kalojë nënës nga fëmija dhe të përzihet me gjakun e nënës, sistemi imunitar i nënës do të krijojë disa lëndë mbrojtëse që quhen antitrupe kundër proteinave të Rh. Në këtë mënyrë i pastron proteinat e Rh që qarkullojnë në gjakun e vet. Por këta antitrupa, duke u futur në qarkullimin e gjakut të fëmijës me Rh (+) ndërmjet kordonit dhe bashkëshoqëruesit të fëmijës; placentes, kanë vetinë e eliminimit të qelizave të kuqe të gjakut të fëmijës. Në këtë mënyrë zhvillohet sensibiliteti i Rh-së tek nëna dhe fëmija. Në proporcion të drejtë me numrin e antitrupave që kalojnë tek fëmija në barkun e nënës, shihen mosmjftueshmeri e punës së zemrës si rrjedhojë e mungesës së gjakut dhe në lidhje me këtë mund të arrihet të shikohet një tabllo sëmundjeje që shkon deri në vdekje.

    Në çfarë rastesh e ndikon shtatzëninë mospërputhja e Rh-së?

    Kur nëna me Rh(-) lind fëmijë me Rh (+), duhet t’i bëhet menjëherë pas lindjes gjilpëra me Rh hiper imunglobinë. Përveç kësaj rreziku rritet dhe në situatat e mëposhtme ku ka rrezik gjakderdhjeje:

    • Në veprime si amniosenteza, CVS dhe kordocenteza
    • Në rastet e rrezikut të dështimit me gjakderdhje
    • Në rastin kur bashkëshoqëruesi i fëmijës, placenta është i vendosur në buzë të mitrës apo kur ndahet shpejt prej andej
    • Në rastet kur barku pëson goditje nga jashtë
    • Në rastet e shtatzënisë së shumëfishtë
    • Në rastet e lindjes me operacion

    Çfarë duhet bërë në këso rastesh?

    Principi më i rëndësishëm i mbrojtjes është moslejimi i paralajmërimit që bëhet në rastet kur sistemi imunitar i nënës mbasi paralajmërohet një herë fillon të prodhojë në mënyrë të paevitueshme antitrupa për të luftuar kundër këtyre qelizave të panjohura të kuqe të gjakut. Ky veprim paralajmërues është 1% i mundur në lindjen e parë. Për këtë arsye çdo nënë që ka Rh (-), që në fillim të shtatzënisë duhet të kontrollohet me anë të një testimi të lehtë të quajtur "Indirekt coombs" në lidhje me antitrupat anti-Rh.

    Kujdesi për mjekët


    Rregulli i te mos u ndeshurit me një problem të tillë është mbrojtja:

    • Përcaktohen patjetër përpara shtatzënisë grupet e gjakut që i përkasin çiftet.
    • Nëse kanë mospërputhje Rh, përsëritet testi i " indirekt coombs" për 4 javë me ndalime.
    • Në shtatzëninë e parë këshillohet të injektohet në javën e 28-të një gjilpërë (300 mikrogram Rh hiper immunoglobulin) parambrojtëse.
    • Nëse pas lindjes bebja del me grup gjaku me Rh pozitiv, për të mbrojtur fëmijët pasardhës i ushtrohet nënës 72 orë pas lindjes gjilpëra ndaluese e prodhimit të antitrupave "Rh hiperimmunglobin".
    • Në rastet e dështimeve, kur periudha e shtatzënisë është më e gjatë se 3 muajshe, ushtrimi i immunglobulinës duhet të bëhet me dozë të plotë. Nëse është më pak se 3 muajshe, doza e ulët, 50 mikrogram hiperimmunflobulinë (gjilpërë mbrojtëse) është e përshtatshme.

    Në rastet e abortimit me arsye mjekësore apo me dëshirë, Rh immunglobulina duhet të ushtrohet përpara abortit.

    Kujdes nga mospërputhja e gjakrave në shtatzani!

Tema të Ngjashme

  1. Grupet fetare kundër diskriminimit
    By Muhlis in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2010, 16:03
  2. Grupet e Humbura
    By Abdurrezak in forum Akide
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 03-12-2009, 19:00
  3. A e prish gjaku abdesin?
    By Katade in forum Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 18:50
  4. Anëtarësimin në partitë apo grupet e sotshme
    By Jahja in forum Fetua nga Sheikh Abdul Aziz Ibn Abdullah Bin Baz (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 11:21
  5. Grupet të cilat do të duhej të përfshihen
    By ebu abdullah in forum Grupacionet
    Përgjigjet: 34
    Postimi i Fundit: 02-11-2007, 21:33

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •