Kumbullat e thata kundër aterosklerozës

Një studim në kafshë eksperimentale ka treguar se konsumimi i kumbullave të thatë ngadalëson zhvillimin e aterosklerozës,sëmundje inflamatore e enëve të gjakut e cila sjell deri te paraqitja e sëmundjeve të rënda kardiovaskulare dhe konsiderohet si shakatari udhëheqës i vdekshmërisë në kohën kur jetojmë.

Kumbullat e thata janë konsideruar pozitive për aparatin tretës,mirëpo studimi i ri tregon për ndikimin e tyre pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.
Më parë,po ashtu është treguar se kumbullat e thata ulin nivelin e LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq),dhe në këtë mënyrë parandalojnë edhe zhvillimin e aterosklerozë.

Kumbullat e thata përmbajnë përbërës të ndryshëm,siç janë kaliumi,magnezi dhe bori,të cilët kanë aktivitet të lartë antioksidues dhe mendohet se është pikërisht kjo arsyeja për veprimin pozitiv në shëndet.

telegrafı