Mungesa e hekurit shkakton lodhje
Mungesa e hekurit shkakton lodhje
Zemra dhe truri janë shpenzuesit më të mëdhenj,për çka mungesën e hekurit në tru shumë shpejt e ndiejmë:nëse nuk ka mjaft nga ky mineral,truri merr më pak oksigjen,ndihemi të rraskapitur dhe e humbin aftësinë e përqendrimit.
Nëse lodheni shpejt, nëse jeni të zbehtë dhe nëse rrëqetheni nga të ftohtit, nuk do të thotë se së shpejti do të ftoheni.
Ndoshta ju mungon hekuri.
Ndërsa ky çrregullim, shpesh paraqitet gjatë vjeshtës.Si përbërje e rëndësishme të pigmentit të gjakut hemoglobina, hekuri pandërprerë kalon nëpër trupin tonë.
Ai e merr oksigjenin nga mushkëritë dhe e transporton deri te organet, të cilëve ky gaz është i domosdoshëm për të mundur të funksionojnë. Zemra dhe truri janë shpenzuesit më të mëdhenj, për çka mungesën e hekurit në tru, shumë shpejt e ndiejmë: nëse nuk ka mjaft nga ky mineral, truri merr më pak oksigjen, ndihemi të rraskapitur dhe e humbin aftësinë e përqendrimit. Mungesa e hekurit, mund të konstatohet me analizë të gjakut. Nëse niveli i hemoglobinës bie nga normalja 14 gramë në 100 mililitra gjak në 12 gramë, flasim për anemi apo pagjakësi, nga e cila vuajnë 10 për qind e femrave të cilat ende nuk kanë hyrë në menopauzë.
Nga mungesa e këtij minerali, më së shumti vuajnë femrat, pasi kryesisht nuk hanë mjaftueshëm mish, në të cilin gjendet më së shumti. Edhe në spinaq nuk gjendet mjaftueshëm, edhe pse gjatë është menduar se kjo perime është shumë e pasur me hekur. Përveç kësaj, hekur më vështirë absorbohet nga ushqimi bimor, sesa nga mishi.
Minerali i cili jep energji
Rezultatet e dobëta në sport, më së shpeshti janë pasojë e mungesës së hekurit. Në mënyrë që muskujt të jenë të fortë, atyre u nevojitet mjaft oksigjen. Përveç kësaj, sportistët largojnë sasi më të madhe të këtij minerali nga organizmi.
Vrapueset kanë problem të posaçëm. Tingëllon e pazakontë, por është e vërtetë: kur ato vrapojnë, shkatërrohet një numër i madh i rruazave të gjakut në shputën e këmbës, për çka keqësohet furnizimi me oksigjen. Edhe shtatzënat dhe nënat që ushqejnë fëmijët me gji, janë posaçërisht të ekspozuara ndaj humbjes së hekurit dhe nevojat e tyre për këtë mineral, janë rritur. Sa i përket hekurit, për të vlen një rregull: hani për dy.
22 Tetor,2008
bmj.com:
''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)
Bookmarks