Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Origjina e tensionit të gjakut,jo zëmra por truri

  1. #1
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6469

    Origjina e tensionit të gjakut,jo zëmra por truri

    Origjina e tensionit të gjakut, jo zëmra por truri

    Në botë mbi 600 milionë persona vuajnë nga sëmundja më e padhembshme dhe e heshtur që ekziston: hipertensioni ose ndryshe tensioni i lartë. Prej vitesh shkencëtarët po studiojnë për të gjetur shkaqet dhe tani mund të jenë në rrugë të mbarë. Një ekip shkencëtarësh britanikë mendohet se kanë identifikuar në një zonë të trurit një proteinë të quajtur JAM 1 që mund të jetë shkaku i hipertensionit arterial. Shkencëtarët e universitetit të Bristolit kanë izoluar në vënat e zonës së bulbit të trurit proteinën Jam 1 dhe kanë zbuluar që ajo ka karakteristikat për të bllokuar rruazat e bardha, dukë shkaktuar ndezjen e mureve dhe të vënave. Kjo mund të çojë në një alternim të qarkullimit të gjakut, sepse redukton dërgimin e oksigjenit në tru duke shkaktuar anozinë. Dhe është pikërisht kjo gjendje e zonës së bulbit që mund të jetë shkaku i origjinës së tensionit të lartë. Përfundimet e para të këtij studimi deklarojnë se tensioni i lartë mund të jetë më shumë problem i trurit sesa i zëmrës.

    Tensioni arterial

    Tensioni arterial (t.a) është presioni që gjaku ushtron tek muret e enëve të gjakut. Ky tension varët nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes së zëmrës, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e armërive, arteriolave, vënave dhe kapilarëve që kundërshtojnë fluksin e gjakut.
    Mekanizmat që rregullojnë tensionin e gjakut
    - Rregullimi i tensionit arterial varet nga aktiviteti i qendrave vasomotore që ndodhën në tru dhe nga shumë substanca të tjera në organizëm. Kur, për çfarëdo lloj arsye tensioni arterial ulet, në veshkë prodhohet renina që, duke vepruar mbi angiotensinogjenin e transformon në angiotensin; kjo e fundit ka një rol vazongushtues dhe shkakton ngritje të tensionit arterial.
    -Angiotensina gjithashtu rrit prodhimin e aldosteronit nga gjëndrat mbiveshkorë; aldosteroni mban jonet Na+ dhe thith ujë gjatë filtrimit të urinës në veshkë, si pasojë e ujit të thithur rritet volumi i gjakut që kontribuon në rritjen e tensionit arterial.
    -Edhe adrenalina, noradrenalina, kortikosteroidet, hormonet e tiroides (T3 dhe T4) kanë efekt hipertensiv.
    Vlerat dhe matja e tensionit arterial
    Zemra shtyn gjakun në mënyrë homogjenë dhe pulsonte; në çdo sistolë do nxirret nga zemra një volum i caktuar gjaku e më pas ka një moment pushimi që quhet diastolë. Gjatë diastolës zemra mbushët përsëri me gjak për të vazhduar në sistolën e ciklit të ri. Kjo mënyrë e punimit të zemrës me faza aktive dhe pasive shpjegon faktin pse në vlerat e tensionit arterial kemi një vlerë minimale që korrespondon me diastolën dhe një maksimale që korrespondon me fazën e sistolës. Metoda më e përdorur për të matur tensionin arterial është me anë të një instrumenti që quhet sfigmomanometër dhe vlerat janë të shprehura në mmHg. Tensioni arterial pëson lëkundje të mëdha gjatë ditës, duke arritur vlera më të ulëta në orët e para të mëngjesit. Lëkundjet e tjera të tensionit arterial varen nga aktiviteti fizik, nga temperatura dhe tensioni psikik. Ka edhe lëkundje të vlerave të tensionit arterial në bazë të seksit dhe moshës. Ekzistojnë dhe raporte shumë të ngushta midis tensionit arterial dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Është normale një tension arterial poshtë 140 mmHg për presionin sistolik dhe 90 mmHg për presionin diastolik, dhe konsiderohen optimal vlerat 120 mmHg me 80 mmHg.

    Trajtimi jo medikamentoz i hipertensionit arterial

    Trajtimi jo medikamentoz i hipertensionit arterial mund të përbëjë një mjet të thjeshtë për të normalizuar vlerat e tensionit arterial tek njerëzit me hipertension të lehtë arterial.
    Modifikimi i dietës
    Është përgjithësisht i pranuar fakti që zvogëlimi i sasisë Na+ (kripë kuzhine e përbërë nga Na+ dhe Cl-) është i dobishëm në njerëzit me hipertesion. Ka rezultuar që një dietë që korrespondon me gjysmën e sasisë së Na që është prezent në ushqimin e vendeve të industrializuara mund të ulë tensionin arterial maksimal deri në 6-7 mmHg dhe atë minimal në 5-6 mmHg.
    Problemi më i madh në aplikimin e uljes së sasisë së sodiumit (Na) në dietën e pacientëve me hipertension arterial është vështirësia e pacientëve për ta pranuar dhe respektuar për kohë të gjatë këtë lloj dietë. Shtesa e kaliumit (K) është një dietë e pasur me kalium që ka një rol mbrojtës nga komplikacionet e zemrës dhe enëve të gjakut tek hipertensioni. Kaliumi mund të ulë vlerat deri 9-10 mmHg për tensionin maksimal dhe 5 mmHG për atë minimal. Shtesa e magnesiumit mund të ulë tensionin arterial mesatar deri në 8-10 mmHg.

    Si ndikon aktiviteti fizik mbi tensionin arterial

    Ushtrimet fizike:
    Nga aktivitetet fizike të mundshme të tipit dinamik dhe aerobik mund të përmendim jogging, vrap, çiklizëm, marshim, not, që përbëhen nga lëvizje të përsëritura të shumë muskujve me mungesë të forcave të rezistencës. Stërvitja e aplikuar të paktën 3 herë në javë për 30 minuta ose më shumë, është në gjendje të ulë tensionin arterial deri në 5-10 mmHg për maksimumin, dhe 10-15 mmHg për atë minimum.
    Zvogëlimi i peshës truporë:
    Rregullimi i peshës truporë konsiderohet një mjet efikas dhe pa efekte kolaterale për uljen e vlerave të tensionit arterial.
    Mund të thuhet se me një humbje të 1 kg arrihet ulja e presionit në 1 mmHg. Kështu që një njeri që është 10 kg mbi peshën idealë dhe ka një presion që është 10 mmHg mbi vlerat optimale, nëqoftëse arrin peshën idealë do t'i rikthehen edhe vlerat optimalë të presionit.
    Reduktimi i alkoolit:
    Nuk ka dyshim që një ulje e sasisë së alkoolit luan një rol të madh në kontrollin e vlerave të tensionit tek njerëzit që normalisht përdorin alkool.
    Përdorimi i kafeinës dhe nikotinës:
    Përdorimi i kafeinës mund të shkaktojë rrahje të shpeshta të zëmrës dhe një rritje të përkohshme të tensionit arterial. Kërkime për përdorimin kronik të kafeinës nuk kanë gjetur ndonjë lidhje midis përdorimit të kafesë dhe vlerave të tensionit arterial. Efekti favorizues i duhanit në arteriosklerozë është dokumentuar tek vdekjet për kardiopati ishemike dhe vaskulopati cerebralë tek duhanpirësit e mëdhenj. Ndalimi i duhanit, pavarësisht nga efektet mbi tensionin arterial zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular tek pacientët me hipertension. Numri i madh i të sëmurëve me hipertension tek duhanpirësit sugjeron një rol të rëndësishëm të duhanit tek kjo lloj sëmundje.
    Një dietë e dobishme
    Më poshtë është një listë me disa nga ushqimet që kanë më shumë kalium në mg/100g. Pothuaj të gjithë ushqimet përmbajnë kalium, sepse ai është një nga jonet kryesore të organizmit tonë. Djersitja e tepërt, diarre dhe vjellja që shkaktojnë humbje lëngjesh, mund të prishin dhe ekuilibrin e përqendrimit të kaliumit dhe joneve të tjera në gjak.

    1. Salcë domate, ketchup -5901 mg/100g
    2. Çaj (gjethe) - 2160 mg/100g
    3. Kafe - 2020 mg/100g
    4. Soja e tharë - 1740 mg/100g
    5. Miell sojë - 1660 mg/100g
    6. Qumësht lopë -1650 mg/100g
    7. Fasule -1478 mg/100g
    8. Kajsi të thata - 979 mg/100g
    9. Pjeshkë të thata -950 mg/100g

    Shendeti - Parajsa.com
    Së fundi përpunuar nga Muhlis: më 28-09-2008 15:35
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Mos shpejtoni me zvogëlimin e tensionit të gjakut
    By Kalimtari in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 15-07-2009, 19:10
  2. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2009, 10:03
  3. Truri Funksionon Vetem 10 % Te Tij ?
    By Muhlis in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2008, 21:44
  4. Qka mund te bej Truri
    By En Nisa in forum Tjera
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2008, 19:53

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •