Patatja, kafja dhe vezët mbrojnë nga sëmundjet e rrezikshme
Patatja e madhësisë së mesme përmban vetëm 100 kalori, ndërsa është burim i vitaminës C, e cila lufton grupin dhe të ftohurit. Pasi është një antioksidues i fuqishëm, është i rëndësishëm edhe veprimi i tij kundër radikaleve të lira, që shkaktojnë kancer dhe sëmundje të rënda Për dallim nga vlerat tejet të vogla energjetike, patatja shumë shpejt krijon ndjenjën e ngopjes dhe është aleat në humbjen e peshës, nëse përgatitet me lëvozhgë, zihet në avull apo piqet në tavë pa i shtuar vaj. Patatja e madhësisë së mesme përmban vetëm 100 kalori, ndërsa është burim i vitaminës C, e cila lufton grupin dhe të ftohurit. Pasi është një antioksidues i fuqishëm, është i rëndësishëm edhe veprimi i tij kundër radikaleve të lira, që shkaktojnë kancer dhe sëmundje të rënda. Fibrat do të nxisin tretjen dhe pastrimin nga toksinat, ndërsa si rezultat është edhe lëkura më e bukur dhe flokët shkëlqyese. Edhe ushqime të tjera janë të pasura me karbohidrate, si psh pasta dhe orizi veprojnë si melhem për nervat dhe muskujt e tensionuar si dhe përmirësojnë disponimin. Për shkak të indeksit të lartë glikimik dhe vlerave të larta kaotike, sugjerohet të shmangen në dietat për humbje të peshës, por nëse hahen në sasi të vogla, pa shtesë të salcave të yndyrshme apo djathit të shkrirë, nuk paraqesin rrezik nga shtimi në peshë. Edhe pse kanë nivel të lartë të yndyrës, djathi dhe akullorja i mbrojnë nervat dhe eshtrat, sepse përmbajnë sasi të madhe të kalciumit. Për kafen është menduar se është një diuretik i cili shkakton sëmundje të zemrës dhe kancerin, por ekspertët e universitetit të Kalifornisë thonë se pirja e matur e kësaj pijeje aromatike ndikon pozitivisht në organizëm. Studimi i kryer në 27.000 gra e ka rrëzuar tezën se kafja është fatale për zemrën, nëse pihen deri në dy filxhanë në ditë. Personat që kënaqen në kafe, më pak sëmuren nga kanceri i mëlçisë se sa ata që e shmangin. Vezët përmbajnë lecitin dhe fosfolipide, të cilat pozitivisht ndikojnë në përqendrim dhe përmirësim të kujtesës. Janë të pasura me vitamina të grupit B, të cilat i forcojnë nervat dhe përmbajnë minerale të cilat nxisin rritjen e flokëve dhe thonjve. Kanë sasi të madhe të vitaminës D, e cila forcon eshtrat dhe mbron nga osteoporoze, por e ruan edhe shëndetin e zemrës, ndërsa mungesa e tij në organizëm lidhet me sklerozën e shumëfishtë.
Hasan el-Basriu ka thënë, “Nëse e sheh një person që po garon me ty për këtë botë atëherë garo me të në lidhje me botën e ardhshme.
Puno me vetveten dhe përmirsoj dobësitë e tua! Pastaj e kupton se do të të mjaftoj ty kjo – në vend të gjykimit të të tjerëve.
"Kush është muslimani më i mirë, o i Dërguar i ALLAHUT? Ai tha: "Ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit, muslimanët tjerë janë të ruajtur". (Transmetojnë Imam Buhariu dhe Muslimi)
Bookmarks