Efektet e çajit jeshil janë të njohura që 4.000 vjet dhe, qysh atëherë, kjo pije konsiderohet e mrekullueshme!
Çaji i gjelbër vepron si agjent antiviral. Përmban fluor në mineral, që ndihmon në parandalimin e kaviteteve dhe forcon enamelin e dhëmbëve. Një gotë çaj i gjelbër në ditë ndihmon në zvogëlimin e formimit të pllakave dhe infeksioneve bakteriale në gojë. Vepron si antiinflamator, përveç tjerash mirëmban një metabolizëm dhe sistemin qarkullues të shëndetshëm dhe aktivë. Kjo vërteton se kjo pije është njëmend në mrekulli në një filxhan!
Trupi juaj përgjigjet ndaj efekteve negative të radikalëve të lirë duke shfrytëzuar molekulat antioksiduese mbrojtëse që janë prezentë në sistemin tonë, në mënyrë që të largojnë këto efekte të dëmshme.
Kjo është arsyeja pse ju inkurajoheni nga profesionistët shëndetësorë që të rrisni nivelin e antikosiduesve në trupin tuaj.
Fatmirësisht, kjo arrihet lehtë, thjesht duke shtuar në dietën tuaj ushqime me vlera ushqyese sikur fruta dhe perime që janë të pasura me antioksidues.
Përbërësit e çajit të gjelbër janë përgjegjës për të mirat e tij shëndetësore. Përbërësit më të rëndësishëm janë katekinat.
Katekinat konsiderohen më të efektshmit nga të gjithë antioksiduesit e tjerë dhe sasitë ashtu edhe efektet janë shumë më të larta çaj të gjelbër në krahasim me çajin e zi. Fakti që çaj i gjelbër ndërhyn në më pakë ndryshime nga fleta e freskët do të thotë se përmban sasinë më të madhe të katekinave.
Të mirat e tjera shëndetësore të çajit të gjelbër:
• lufton kancerin
• ndihmon në stabilizimin e diabetit
• parandalon sëmundjet kardiovaskulare
• të mbanë lëkurën tuaj pa akne, duke e bërë më të bukur dhe më të shëndetshme
• ndihmon në humbje të peshës
• ngadalëson procesin e plakjes
• ndihmon tretjen
• rregullon jashtëqitjen
• ofron efekte mesatare stimuluese pa shkaktuar net pa gjumë apo nervozizëm veçanërisht gjatë shtatzënisë.