Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Pulsi i lartë, rrezik nga sulmi në zemër

  1. #1
    Grafika e sunna
    sunna nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    09-08-2007
    Postimet
    5,142
    All-llahu të shpërbleftë
    10,178
    Falënderuar 6,698 herë në 3,261 Postime
    Rep Fuqia
    2545

    Pulsi i lartë, rrezik nga sulmi në zemër

    Ata kanë konstatuar se te femrat me numrin më të madh të rrahjeve të zemrës ekziston edhe mundësi më e madhe që të përjetojnë sulm në zemër, sesa femrat me rrahje më të pakta

    Me matjen e numrit të rrahjeve të zemrës, mjekët mund të parashikojnë se sa është mundësia që një femër në post-menopauzë të përjetojë sulm në zemër, thuhet në një studim të botuar në revistën e specializuar mjekësore 'British Medical Journal', bën të ditur BBC. Shkencëtarët amerikanë me këtë studim kanë përfshirë 129.000 gra në post-menopauzë, të cilat në të kaluarën nuk kanë pasur probleme me zemrën.

    Ata kanë konstatuar se te femrat me numrin më të madh të rrahjeve të zemrës, ekziston edhe mundësi më e madhe që të përjetojnë sulm në zemër, sesa femrat me rrahje më të pakta. Shkencëtarët gjatë shtatë vjetëve kanë përcjellë gratë më të vjetra se 50 vjeçe dhe kanë shënuar se 2.281 femra kanë përjetuar sulm në zemër, me apo pa pasoja vdekjeprurëse si dhe 1.877 femra kanë pasur sulm në tru.

    Femrat te të cilat numri i rrahjeve të zemrës ishte më i lartë se 76 herë në minutë, kanë 1.6 herë më shumë mundësi që të përjetojnë sulm në zemër, sesa që ndodh me femrat te të cilat numri i rrahjeve të zemrës është më pak se 62 herë në minutë.

    Gjasat për sulm në zemër janë më të mëdha te femrat e reja në post-menopauzë. Pesha, shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli i lartë dhe konsumimi i yndyrave të ngopura në organizëm, të gjitha këto janë dukuri të pranishme te femrat me përqindje më të madhe të rrahjeve të zemrës, njëjtë sikurse diabeti, pirja e duhanit dhe depresioni, thonë studiuesit. Lidhja e vërejtur mes numrit të rrahjeve të zemrës gjatë një minute me gjasat e sulmit në zemër është mjaft e madhe, që të jetë në mënyrë klinike relevante. Ata e kanë pranuar se kjo lidhje është më e vogël se sa që është lidhje e pirjes së duhanit dhe diabetit me sulmin në zemër.
    Hasan el-Basriu ka thënë, “Nëse e sheh një person që po garon me ty për këtë botë atëherë garo me të në lidhje me botën e ardhshme.


    Puno me vetveten dhe përmirsoj dobësitë e tua! Pastaj e kupton se do të të mjaftoj ty kjo – në vend të gjykimit të të tjerëve.

    "Kush është muslimani më i mirë, o i Dërguar i ALLAHUT? Ai tha: "Ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit, muslimanët tjerë janë të ruajtur". (Transmetojnë Imam Buhariu dhe Muslimi)

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Tema të Ngjashme

  1. Iraku në rrezik nga lufta civile
    By Muhlis in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 16:15
  2. Oqeanet, ne rrezik nga koncentratet e kimikateve
    By Muhlis in forum Shkencat Natyrore
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2010, 15:51
  3. Veshet ''ne rrezik'' bateresh nga mp3
    By Kalimtari in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 06-07-2009, 19:22
  4. Sëmundjet e dhëmbëve rrezik për zemrën
    By Muxhahidi in forum Shkencat Natyrore
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 16-09-2008, 02:57
  5. Sulmi në zemër dhe ushqimi
    By Kuds in forum Literaturë Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2008, 08:41

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •