Regjimi i të ushqyerit

Në librin e shenjtë të Allahut Lavdiplotë dhe sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s, përmendet mjaft dispozita me të cilat shërbehen njerëzit për ta rreugulluar dhe organizuar jetën e tyre në këtë botë, e që u garanton ruajtjen e shëndetit dhe pozitave që u ka dhuruar Allahu Lavdiplotë.

Në ballë të atyre dispozitave janë edhe fjalët e Pejgamberit s.a.v.s, në hadithin që e transmeton Abdullah bin Omeri: “Trupi yt ka të drejtë ndaj teje.”
E drejta e trupit ndaj poseduesit të tij shfaqet në atë që ta ushqej sa here të ndjej uri, që ta pushoj kur të lodhet, që ta pastroj kur është i papastër; ta mbroj nga ajo që i bën keq; ta ruaj që të mos sëmuret, ta shëroj; të mos e ngarkoj më shumë se që mund të duroj. Kjo e drejtë është detyrim, dhe nga pikëpamja islame nuk lejohet që të harrohetapo të lihet anash kjo e drejtë në llogari të disa të drejtave të tjera.

Asnjë çështje që ka të bëj me jetën islame nuk e ka lënë pa përgjigje, dhe nuk ka asnjë detaj dhe asnjë çështje madhore që e regullon jetë njerëzore e që Kur`ani nuk e ka përmendur, dhe p.sh, për sjelljen normale mes anëtarëve të familjes Kur`ani thotë: “O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësi tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë…” [En-Nur,58]

Kur është fjala për të ushqyerit, islami flet për ushqimin dhe sasinë e tij, cilësinë, regullsinë, mënyrën e konsumimit. Regjimi i keq i të ushqyerit, teprimi në konsumimin e shujtave të pasura, apo ushqimi i mangët dhe jo i baraspeshuar shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Gjithashtu mënyra e konsumimit të ushqimit, cilësia e tij dhe pastërtia kanë ndikim të madh në tretjen e mire dhe shfrytëzimit e nutritivëve varësisht nga llojllojshmëria e tyre.

Vaktet e namazit

Vaktet e namazit janë të përcaktuara jo vetëm për shkak të ibadetit por edhe për shkak të rregullimit të jetës së përditshme njerëzore në ushqim, punë dhe gjumë.
Allahu i Madhërishëm thotë: “…, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” [En-Nisa,103]; “Vazhdoni regullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni të respektues (në namaze).” [El-Bekare,238].

Kryerja e namazit të sabahut kërkon zgjuarje herët dhe shkuarje të hershme në shtrat, dhe kësisoj edhe kafjallin e hershëm dhe drekën. Darka e hershme ndihmon që në gjumë të mos shkohet menjëherë pas ngrënies (duhet pritur së paku një orë) sepse në të kundërtën, vjen deri te tretje e keqe, gazrat, kapsllëku, fryrja, dhe kësisoj edhe deri te duhma nga goja, sepse gjatë kësaj kohe kryhen shumica e funksioneve të tretjes.

Gjithashtu, nuk duhet fjetur menjëherë pas sillës, kohë kjo zakonisht para ikindisë, e islami sidomos e thkeson që ky namaz të kryhet me kohë (më së shumti gjatë një ore.). Hulumtimet më të reja tregojnë se ekziston lidhje ndërmjet shfaqjes së angjina pektorisit dhe fjetjes menjëherë pas një shujte të yndyrshme.

Pejgamberi s.a.v.s., na këshillon që të kemi kujdes në radhitjen e shujtave dhe t`i përmbahemi të ushqyerit të regullt, dhe thotë: “Ne jemi popull që nuk ha derisa nuk ndjen uri, e kur hamë, nuk ngopemi.”
Mjekët këshillojnë që të konsumohet një numër më i madh shujtash në sasi më të vogla, sidomos në viset e ngrohta, prandaj konsumimi i pesë shujtave me më pak kalori është më i mirë se sa dy shujta të pasura me kalori të njëjta. Më shumë shujta lehtësojnë tretjen dhe rrisin vitalitetin dhe aktivitetin e organeve.

Respektimi i regjimit të të ushqyerit ndihmon në zgjidhjen e tretjes së keqe dhe problemeve përcjellëse shëndetësore. Konsumimi i një sasie të kufizuar të ushqimit dhe ushtrimet e përditshme ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të mire dhe lëvizshmërisë më të mirë fizike.

Sasia e ushqimit

Islami shpjegon se të ushqyerit e rregullt i ofron organizmit energji të nevojshme për lëvizshmërinë e tij dhe mbrotje nga sëmundjet. Secila qelizë në organizëm është pjesë e gjallë e pavarur që kryen funksionet e ndërtimit dhe rritjes, e gjithë kjo kërkon prani konstante të oksigjenit dhe përbërësve të brendshëm, e pjesërisht varet edhe nga ndikimet e jashtme.

Çfarëdo mungese e përbërësve të brendshëm shkakton ngadalësim në procesin e ndërtimit dhe ruajtjes së indeve. Në anën tjetër, teprimi në ushqim sjell deri te tretja e keqe dhe absorbimi i dobët nutritivëve, kështu që vjen deri te mungesa e elementeve për ndërtimin e qelizave, prandaj ato shqyhen dhe shkatërrohen. Shenjat e plakjes paraqiten në trup, dhe imuniteti dobësohet. Kjo ndodh pavarësisht nga mosha e njeriut. Dobësimi i vazhdueshëm, çregullimet tretëse, fryrja, gazrat kanë për pasojë shtresimin e substancave helmuese brenda ogranizmit, që ndikon dëmshëm në njeriun. Është e rëndësishme të thkesohet që gjysma e qelizave në organizmin e njeriut është në procesin përfundimtar të rritjes dhe shumimit, një e katërta në procesin e rritjes së kufizuar, e një katërta tjetër në process të shkatërrimit dhe zëvendësimit.

Baraspesha e këtyre proceseve ndihmon në rruajtjen e shëndetit të njeriut dhe rinisë për një kohë të gjatë. Prishja e kësaj baraspeshe sjell deri te paraqitja e shumë sëmundjeve dhe plakjes së parakohshme. Largimi i substancave helmuese nga qelizat është process i domosdoshëm për kontinuitetin e aktiviteteve mentale dhe fizike. Sa të jetë më i shpejtë procesi i largimit të materieve helmuese, ato shtresohen më pak, dhe ndikimi negative zhduket.

Konsumimi i pa kontroll i shujtave të yndyrshme, duke mos marrë parasysh sasinë dhe cilësinë, ndikon negativisht në proceset tretëse dhe në absorbimin e materieve nutritive, kësisoj zvogëlohen mundësitë e kënaqësisë në shëndet të mirë. Nëse njeriu i konsumon këto ushqime të shijshme më shumë se që ka nevojë, atëherë duhet të shëtis apo të ushtroj, me qëllim që t`i djeg kaloritë e panevojshme. Ushqimi është karburant i organizmit dhe burim i energjisë. Kur njeriu bën përpjekje, i nevojitet edhe energjia, ndërsa sasinë e energjisë që i nevojitet ia përcakton lloji i aktivitetit që e kyren. Nëse konsumon energji që i jep energji më tepër se nevojat që ka, si pasojë e kësaj vjen të shtimi i peshës dhe trashja.

E nëse energjia është më e vogël se sa nevojat e tij, ai humb në peshë, ndeshet me ligështim, dhe gjithashtu i eksponohet shumë sëmundjeve. Prandaj personi duhet të krijoj baraspeshë ndërmjet enegjisë që e fut përmes dhe përpjekjeve që i bën për ta ruajtur peshën ideale. Islami kësaj i ka dhënë krahje të drejtë, dhe e ka obliguar njeriun që t`i përmbahet asaj që i është e dobishm, siç është të ushqyerit e baraspeshuar dhe ushtrimet, që do t`i ofrojnë peshë ideale dhe shëndet të të gjitha organeve. E ka obliguar që trupi të tij t`i ofroj të gjitha ato për çka ka nevojë, dhe secilit organ t`i ofroj të drejtën për kujdes dhe pushim, më qëllim të ruajtjes së vitalitetit të trupit.

Pejgamberi s.a.v.s, thotë:
“Trupi yt ka të drejtë ndaj teje.” [Transmetojnë Buhariu, Ahmedi dhe En-Nesai, nga Abdullah bin Omeri].
“Syno atë nga e cila do të kesh dobi” [Transmetojnë, Muslimi, Ibën Maxhe dhe Ahmedi nga Ebu Hurejre.]
“Besimtari i fuqishëm për Allahun është më i mire se sa besimtari i ligsht” [Transmetojnë, Muslimi, Ibën Maxhe dhe Ahmedi nga Ebu Hurejre].
“Shfrytëzoje shëndetin para sëmundjes.” [Transmetojnë, Buhariu nga Ibën Omeri.]

Aktiviteti i rregullt fizik i ofron organizmit dobi të shumta, e ato janë; përmirësimi i punës së zemrës, qarkullimi i gjakut, frymëmarrja, rritja e pompimit të gjakut në muskulin e zemrës, ruajtja e fuqisë së muskujve, lëvizshmëria së nyjeve, forcimit të eshtrave dhe pengimi i brishtësisë së tyre, sidomos në pleqëri, ruajtja e peshës ideale dhe mundësia e kryerjes së punëve me më shumë lëvizshmëri.

Hulumtimet bashkëkohore shkencore vërtetojnë që konsumimi i sasive të mëdha të ushqimit që nuk përtypet mirë sjell deri te ajo që pankreasi të tajoj enzime përtej mundësive të veta, dhe në vazhdon të teprohet me ushqim, shfaqet rreziku i zvogëlimit të funksioneve të këtij organi apo deri te ndezja e madhe.

Aftësia e organeve që të kryejnë procese metabolike bie kur lloje të ndryrshme të ushqimit njëkohësisht arrijnë në traktin e tretjes sepse secili lloj ka mundësi të ndryshme të tretjes dhe absorbimit në organizëm. Në teprim bë pjesë edhe marrja e një lloji ushqimesh në llogari të llojeve të tjera. Sëmundjet që janë pasojë e teprimit në të ushqyer aspak nuk ngecin nga sëmundjet që shkaktohen nga të ushqyerit e keq dhe të pamjaftueshëm.
Të tepruarit në ushqim bashkë me lëvizshmërinë e pajmaftueshme, përtacinë dhe gjurmë të tepruar në mënyrë indirekte mund të shkaktoj sëmundje të cilat sot quhen sëmundje të mirëqenies.

Marrja e tepërt e kalorive ka rezultat tështresimit të yndyrës dhe materieve yndyrore përreth mëlçisë, veshkave, indeve që mbështjellin zorrët, muskujve, gjoksit, e ashtu edhe sëmundjet e traktit tretës, organeve të frymëmarjes, sistemit të qarkullimit të gjakut, zemrës, gjëndrave endocrine dhe ndërprerje të ciklit mujor tek gruaja.

Sëmundjet e traktit tretës që janë pasojë e tepricës së kilogramëve dhe trashjes janë: dyspepsia (pengesat në tretje), uthi, ndezja e idhëzës dhe gurët në idhëz.

Në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes bëjnë pjesë: vështirësitë në frymëmarrje, sepses a më i trashë të jetë orgaznimi, lëvizshmëria e diafragmës dhe gjoksit me rastin e futjes së frymës dhe nxerrjes së saj është më e ngadalshme, dhe se ndjenja e fryerjes dhe mungesës së oksigjenit rritet. Kjo ndodh sidomos në rastin e mbipeshës së madhe.
Nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut do ta përmendim shtypjen e lartë, sëmundjet e aritierëve të zemrës që e shkaktojnë angjinë pektorisin dhe infraktin.

Kilogramët e tepërt dhe mbipesha shkatërojnë sëmundjet e gjëndrave endokrine, e ato janë: diabeti, sëmundjet e enëve të gjakut në tru, enëve që shkaktojnë sulmin në tru dhe paralizën etj. Personat e trashë u janë ekspozuar gjithashtu sëmundjeve siç janë: reuma, artriti, ndezja e nyjeve.
Nga kjo që u theksua mund të shihet qartë se lukthi vërtetë është djep i sëmundjeve në mënyrë direkte apo të tërthortë, dhe se mbipesha është shkas i sëmundjeve më të rrezikshme.

Para shumë shekujve islami ia ka dhanë njeriut rregullat dhe udhëzimet për jetë të arsyeshme, qoftë në formë të ndalesave, udhëzimeve apo tërheqjen e vërejtjes, që organizmi i njeriut të mund të zhvillohej drejtë dhe të jetë në gjendje t`i duroj të gjitha ato që i bartë jeta.
Të tepruarit në ushqim është në kundërshtim me dispozitat islame, sepse Allahu i Lartmadhërishëm thotë: “Hani nga të mirat që ua dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t`ju godasë hidhërimi Im, e ata që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.” [Ta-Ha,81]
“O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), e hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin). [El-A`raf 31]

“Sikur All-llahu t`ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t`i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron sepse, Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet.” [Es-Shura,27]
Pejgamberi, s.a.v.s, thotë: “Biri i Ademit kurrë nuk do ta mbush ndonjë enë më keq se barku i tij, vërtetë birit të Ademit i mjaftojnë kafshatat që do ta mbanin në jetë, e nëse vërtetë dëshiron, atëherë një e treta e stomakut le të jetë ushqim, një e treta ujë dhe një e treta le të mbetet e zbrazët, që të mund të marr frymë.” [Transmetojnë, Tirmidhi, Ibën Maxhe dhe Ahmedi.]

Ndërsa në hadithin që e transmeton Muslimi nga Xhabiri r.a, thotë: “Ushqimi për një njeri mjafton për dy veta, ushqimi për dy veta mjafton për katë veta, e ushqimi për katër mjafton për tetë veta.” [Transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ibën Maxhe, Ahmedi dhe Darimi.]
Gjithashtu ka thënë: “Teprimi konsiderohet që të hash gjithë atë që dëshiron.” [Transmeton Ibën Maxhe nga Enes Ibën Maxhe]
Pejgamberi s.a.v.s, ka thënë: “Besimtari ha për një pale ndërsa pa besimtari për shtatë palë zorrë.” [Transmeton Muslimi, Tirmidhi, Ahmedi, Ibën Maxhe, nga Ebu Hurejre]

Omer Ibën Hattabi r.a, ka thënë: “Ruajuni nga ushqimi i tepruar, sepse ai shkatërron dhe shkakton sëmundje.”
Këto tekste islame janë themel i të ushqyerit të shëndoshë që e ka vendosur islami, dhe sikur t`i përmbahej gjithmonë, do të ruhej nga pasojat, e novja për mjek dhe shërim do të ishin shumë më të vogla. Një sundimtar ia kishte dërguar si dhuratë Pejgamberit s.a.v.s, një robëreshë, hurme dhe mjekun. Pegamberi e pranoi dhuratën e parë dhe të dytë, ndërsa mjekun e ktheu duke u falënderuar.
Regjimi i mirë i të ushqyerit dhe ushtrimet i ndihmojnë njeriut që të ruhet nga shumë sëmundje. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të kihet kujdes në rregullsinë higjienike të ushqimeve, respektivisht të shikojmë se mos janë të prishura, me qëllim që t`i shmangemi helmimit me ushqim.

Përgatiti:

Teuhid.NET