Sëmundja e migrenës, shkaktarët dhe kurimi?!

Pothuaj secili nga ne mund ta ketë provuar një "eksperiencë" të tillë.
Nuk bëhet fjalë për ndodhi jashtë nesh, por për një dhembje koke, dhe shpesh herë thjesht me ndjenjë acarimi, irritim ndaj zhurmave apo dritës.
Shkaktare për gjithçka është migrena.
Dhimbja që shfaqet është e komplikuar. Por nëse zbulohen arsyet ke diçka më shumë për të bërë.
Vetëm një trajtim i saktë mund ta kurojë.
Migrena nuk mund të cilësohet thjesht një dhembje koke, por disa.
Të sëmurët me migrenë mund të provojnë simptoma të ndryshme të saj, të cilat në më të shumtën e rasteve sjellin çrregullim të shëndetit, nga pak orë në disa ditë.
Por ka raste që edhe më gjatë. Migrena ka një ndikim të fuqishëm në jetën e atyre, që e mbartin këtë sëmundje.

Dy format kryesore të shfaqjes së migrenës-70% e njerëzve vuajnë atë që quhet migrena pa aura (pamje vizive, zëra, abstraksione), ndërsa pjesa tjetër vuajnë nga ajo që njihet si migrena klasike.
Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri në një orë.
Normalisht këto klasifikohen si dhimbje koke.
Shqetësime të tjera të migrenës janë vështirësia në përqendrim, gjendje konfuzioni, probleme në të folur, dobësim, etj.
Çdo njeri ka një eksperiencë të veçantë nga migrena.
Simptomat përfshijnë shumë dhimbje të kokës, shpesh në njërën anë.
Por ajo mund të shfaqet dhe pa dhembje koke, thjesht me një ndjeshmëri ndaj dritës, zërave apo të qeshurave.
Ata që vuajnë nga migrena janë të zbehtë dhe ndiejnë të ftohtë, ndërsa të tjerë që kanë luhatje humori preferojnë errësirën derisa krizat t'u kalojnë. Migrena menstruale është një tjetër formë e migrenës, që shfaqet vetëm në periudhën paramenstruale.
Krizat zgjasin nga 4 deri në 72 orë.
Disa i ndiejnë krizat e saj një ose dy ditë para fillimit të migrenës.
Kjo është faza paralajmëruese në të cilën shfaqen shenja të pasigurisë, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj.
Stadi final i migrenës, i njohur si stadi postdrominal, mund të zgjasë me orë dhe ditë.
Shumica e njerëzve nuk i japin rëndësinë e duhur dhe nuk i nënshtrohen mjekimit.
Nuk ka një përcaktim definitiv të migrenës pasi simptomat variojnë dhe diagnostikimi është i vështirë

Kush preket nga migrena?

Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara.
Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia gjenetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm.
Kryesisht preken moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht femrat.
Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë.
Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të parardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë apo menopauzës.

Kurimi

Nuk ka një kurë të përcaktuar, por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon.
Shumë njerëz përdorin analgjezikët si aspirinën, paracetamolin apo ibuprofenin që në disa raste kombinohen me përbërës të tjerë si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikë gjithnjë nën kontrollin e mjekut.
Një tjetër medikament që qetëson dhimbjet e migrenës është ergotamina, por që tani nuk përdoret më.
Ilaçi i njohur si 5HT antagonist ndihmon në korrigjimin e balancimit të serotominës në tru, gjatë krizës.
Zbulimi i sëmundjes që në fazat fillestare është i rëndësishëm, edhe pse krizat e migrenës janë të " fshehura" si dhimbje të shkaktuara nga çrregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilaçe që absorbojnë direkt në qarkullimin e gjakut.
Disa ilaçe veprojnë në përshtatje të kësaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnë përbërës të tjerë të veprojnë më shpejt.

Sa zgjat dhimbja nga migrena?

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me bllokim hundësh, të vjella, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave.
Eksitojnë dy lloje kryesore të migrenës: migrena me aurë dhe migrena pa aurë. Aura zgjatë deri më 60 minuta dhe paraqitet me halucinacione optike.
Ndërsa migrena kronike zgjat më shumë se 15 ditë në muaj kokëdhimbje. Migrena zgjat 72 orë pa ndërprerje të dhimbjes së kokës.
Në rast të ndërlikimit të sëmundjes ndodh edhe infarkti i migrenës, dëmtimi i trurit.
Nga migrena vuajnë 18 % e grave dhe 6 % e meshkujve.
Ajo manifestohet për herë të parë rreth moshës 25 deri 45 vjeçare.
Deri në pubertet vuajnë meshkujt dhe femrat në përmasa 1 me 1 pastaj në moshën e rritur femrat vuajnë 3 herë më shumë se meshkujt.

Si mjekohet sëmundja e migrenës

Terapia e migrenës bëhet në dy shtylla: terapia akute dhe terapia profilaktike (parandaluese).
Për rastet akute të dhimbjes së kokës preferohen triptanet, si: sumatriptani, zolmitriptani, eletriptani, rizatriptani.
Të përdorur janë edhe anti-inflamatorët, si: acidi acetylsalicik (Aspirin), paracetamol, ibuprofen; antiemetikët (kundër vjelljes), domperidon.
Terapi tjetër është ajo profilaktike.
Për parandalimin dhe reduktimin e paraqitjes së dhimbjes përdoren betabllokues: metoprolol, propranolol; bllokues të kanalit të kalciumit: flunarizin.
Gjithashtu si medikamente të dorës së dytë përdoren valproat, topiramat.
Si metoda pa medikamente vlen të përmenden qetësimi në dhoma të errëta pa zhurmë, terapia aromatike dhe trajnimi autogjen.

Si shfaqet sëmundja e migrenës?

Fillimisht migrena gjenerohet në trungun e trurit.
Por substanca e trurit në vetvete nuk dhemb, janë meningjet (cipat e trurit) e enët e gjakut ato që dhembin.
Kështu me anë të një sistemi trigeminovaskular, nervat aferente sensoriale trigeminale perivaskulare stimulohen dhe sjellin çlirimin e neuropeptideve vazoaktive, që rezultojnë në zgjerimin e enëve të gjakut e shkaktimin e informacionit qendror nociceptiv.
Pasojnë një varg impulsesh dhimbjeje të neuroneve qendrore të rangut të dytë e të tretë, si dhe aktivizimi i trungut të trurit, që sjell simptomat anësore. Shumë simptoma që vijnë nga procese qendrore, si p.sh. nga korja okcipitale nuk varen nga mekanizmi i dhimbjes, por direkt nga gjenerimi qendror i migrenës.

Nga çka shkaktohet migrena?

Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i një substance kimike të quajtur serotoninë ose 5HT në gjak, që shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru. Se çfarë ndodh me saktësi është ende e paqartë por një numër shkaqesh është identifikuar të cilat ndryshojnë nga personi në person.
Në më të shumtën e rasteve ndodh një kombinim faktorësh që çojnë në krizë ku mund të përfshihen faktorë ushqyes si çokollata, fryti i portokallit, limoni, brumërat, djathërat, alkooli (veçanërisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara.
Ndikim kanë edhe faktorët hormonalë: periodat, hipertensioni apo menopauza; si dhe faktorët psikologjikë: presioni i lartë i gjakut, dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinoziti apo bllokimi i hundëve.

E përgatiti: Diella XHOKLI
Burimi:Bota Sot