Semundjet e organeve te frymemarrjes

Ka raste që persona të vaçantë janë me prirje të natyrshme ose lindin asmatikë. Tek të sëmurët astma ndryshon nga frymëmarrja e vështirë sepse është një dëmtim më i fortë. Të sëmurët vuajnë zakonisht në mbrëmje si dhe gjatë natës. Vuajtja më e theksuar nga astma është te njerëzit me gjoks të ngushtë ose me deformime nga të cilat tek këta njerëz shkaktohen edhe shtrembërime të shpinës ( të trupit, të kurrizit) etj.

Astma vjen nga ftohja e mushkërive, nga teprimi në pije alkoolike, ushqime të forta e të dëmtuara dhe në disa raste edhe nga vuajtjet shpirtërore, kur i sëmuri hidhërohet shumë për gjëra të pikëllueshme për te. Kur astmatiku gjatë kollitjes nxjerrë kelbazën , atëherë astma është e lëngëshme, ndërsa kur nuk e nxjerr, astma është e thatë, por më e mundimshme për të sëmurin. Po ashtu të sëmurit astmatikë gjatë kollitjes pështyjnë gjak. Ka edhe astmë mbytëse që dallohet se në disa raste i sëmuri bllokohet , humbë mundësinë e frymëmarrjes. Në një çast ngurrimi i sëmuri duhet të jetë i gatshëm që të lëvizë, apo kur të tjerët e hetojnë këtë vështërësi të tijën, t’i ndihmojnë që të sëmurit t’i kthehet frymëmarrja normale. Kur astma është e vogël e pandryshueshme dhe që zgjatë shumë quhet astmë kronike. Kjo formë e astmës edhe pse nuk është e fortë nuk e le të sëmurin të flej. Pluhuri, kontaktet me qimet e shtazëve, përdorimi i ilaqeve në të shumtën e rasteve shkaktojnë reaksione alergjike. Të sëmurët duhet të kenë kujdes me higjienën personale, por edhe më gjerë në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë prania e tenjës e cila ushqehet me poret e vdekura të lëkurës së qëruar dhe me kërpudha. Astmatikët shpesh vuajnë edhe nga kordat e zërit, që në popull quhen tejzat e zërit. Veqanarisht nga këto fërkime vuajnë arsimtarët si dhe njerëz të tjerë që mbajnë ligjërata të ndryshme. Të tillët flasin dhe përpihen me vështërsi dhe shpesh të folurit e përcjellin me ndonjë ngacmim apo kollitje të lehtë.