Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Semundjet Gjenitale

  1. #1
    Grafika e Ubejdullah
    Ubejdullah nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    26-11-2008
    Postimet
    431
    All-llahu të shpërbleftë
    351
    Falënderuar 385 herë në 199 Postime
    Rep Fuqia
    330

    Semundjet Gjenitale

    Burimet mjekësore trajtojnë sëmundjet gjenitale,ngase ato janë tani ndër sëmundjet më të përhapura ngjitëse në botë. S’ka dyshim se sëmundjet gjenitale janë sëmundjet ngjitëse më të përhapura në Perëndim,pas mposhtjes se suksesshme të shumicës së sëmundjeve të tjera ngjitëse. Sëmundjet gjenitale janë shfaqur si sëmundje shume të rrezikshme ngjitëse.
    Në doracakun e njohur mjekësor Merk Manual thuhet: -“Sëmundjet gjenitale janë sot sëmundjet më të përhapura në botë. Qe dy dekada për çdo vit shtohet numri i të sëmurëve. Organizata Ndërkombëtare për shëndetësi (WHO) ka vlerësuar se për çdo vit nga gonorreja (triperi) sëmuren 250 milion persona. Gjithashtu WHO vlerëson se për çdo vit sëmuren 50 milion nga sifilizi (syphilis).

    Atlanda, qendra për luftë kundër sëmundjeve ngjitëse, në krahinën e Xheorxhise në SHBA,vlerëson se në SHBA për çdo vit nga gonorreja sëmuren tre milion persona,dhe 400. 000 nga sifilizi (syphilis). Po kështu vlerësohet se numri i të sëmurëve nga sëmundjet e shkaktuara me klamidian (Chlamydia) dhe me mikrobe të tjera që shkaktojnë inflamacion të kanaleve urinare dhe të kanaleve gjenitale (përkrah gonorresë) është dyfish me i lartë në SHBA,në vendet Evropiane dhe në të gjitha vendet e botës ku janë bërë hulumtime të këtij lloji. Sëmundje të shumta dhe të ndryshme janë përhapur për shkak të shtimit të prostitucionit dhe të seksit të shthurur,veçanërisht në Perëndim.

    Revista mjekësore (Medicine digest,prill,1977) transmeton një raport nga Florida (SHBA),të paraqitur nga një ekip specialistesh për sëmundjet femërore,ku thuhet:-“Shtimi i gjendjeve që janë identike me kancerin e qafës së mitrës te vajzat,mosha e të cilave sillet ndërmjet viteve 15 dhe 22,e kalon përqindjen prej 800%,në periudhën ndërmjet viteve 1970 dhe 1974. Hulumtuesit konsiderojnë se ky shtim i tmerrshëm është shkaktuar me shtimin e pakontrolluar të marrëdhënieve seksuale. Që të mund të bënim një krahasim,te shikojmë se çka thotë profesori William Bejkers,I cili në vendet arabe qëndroi me shërbim me tepër se 20 vjet: -“Organet më të pastra gjenitale janë ato qe i kam kontrolluar në Arabinë Saudite…”Ai kishte kryer kontroll së hollësishëm të më shumë se 30.000 grave në Arabinë Saudite,dhe kishte marrë mostra nga vagina dhe nga qafa e mitrës. Te gjitha ato mostra kanë treguar se janë te pastra nga gonokoku (gonorrhoea),nga klamidia (Chlamydia),nga trikomanosi (trichomonas),nga kërpudhat parazitare dhe nga kanceri i qafës së mitrës. Profesori William Bejkers thotë se shkak i një gjendjeje të tillë janë dy gjëra: zinaja e rrallë dhe synetimi i meshkujve. Marr nga libri:”Sëmundjet gjenitale” Autori:Muhammed Ali El-Barr
    Ç'është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton? (Nuh 13)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Sëmundjet depresive
    By firdeuse in forum Këshilla të Përgjithshme
    Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 19:57
  2. Semundjet e zemres
    By Kalimtari in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2009, 23:56
  3. Prekja direkt me dorë e organeve gjenitale a e prish abdesin?
    By Katade in forum Fetva nga Hoxhallarët Shqiptar
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 23:07
  4. Sëmundjet më vdekjeprurëse në botë
    By Abdurrezak in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2008, 11:59
  5. Semundjet e organeve te frymemarrjes
    By Muhlis in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2008, 05:58

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •