Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Temperatura te fëmijët,si mund ta qetësosh

  1. #1
    Grafika e Muhlis
    Muhlis nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    18-07-2008
    Postimet
    15,817
    All-llahu të shpërbleftë
    4,497
    Falënderuar 10,365 herë në 5,405 Postime
    Rep Fuqia
    6478

    Temperatura te fëmijët,si mund ta qetësosh

    Temperatura te fëmijët,si mund ta qetësosh

    Shkruar nga klesidra

    Temperatura nuk është sëmundje,por shenjë e saj,që shkaktohet nga infeksione të ndryshme me origjinë bakteriale dhe virale.
    Por ndodh shpesh që të shoqërojë dhe vaksinimin,daljen e dhëmbëve,por dhe arsye më banale si mbiveshja.
    Në një intervistë për “Panorama”, mjeku pediatër,Arben Kavaja shpjegon se kur duhet të alarmohet me të vërtetë prindërit,dhe çfarë mund të bëhet për të qetësuar fëmijën;

    Doktor,temperatura është sëmundje apo shenjë e sëmundjeve?

    Temperatura nuk është sëmundje,por shenjë e saj dhe shkaktohen nga infeksionet bakteriale dhe virale,helmime (nga dehidrimi).
    Por ndodh shpesh që të shoqërojë dhe vaksinimin,daljen e dhëmbëve,por dhe arsye më banale si,mbiveshja,etj.

    Si mund të trajtohet temperatura te fëmijët?

    Në të kaluarën jo të largët,mjekët e trajtonin temperaturën si të tillë,ndërsa sot ajo trajtohet në bazë të gjendjes së pacientit.
    Pra,kur pacienti nuk ka probleme,ndërlikime,nuk shihet e domosdoshme trajtimi i tij,pasi vetë organizmi me sistemin e tij mbrojtës e lufton sëmundjen.
    Por kur temperatura është e lartë dhe fëmija ka shqetësime (sidomos fëmijët e vegjël),duhet të dërgohen urgjent te mjeku i familjes.

    Kur duhet që prindërit t’i drejtohen mjekut,sepse sapo fëmija shfaq temperaturë alarmohen.

    Nëse fëmija që është deri tre muajsh,ka temperaturë rektale mbi 38 gradë celcius,pavarësisht se nuk ka shqetësime,duhet që prindi të konsultohet patjetër me mjekun pediatër.
    Po ashtu nëse fëmijët nga 3-muajsh deri 3 vjeç,kanë temperaturë rektale mbi 39 gradë celsius,edhe nëse në dukje nuk shfaq shqetësime,duhet të shkohet urgjentisht te pediatri.
    Fëmijët mbi 3 vjeç,që kanë temperaturë 39 gradë celsius,duhet të sillen te mjeku,por nuk është urgjente.
    Drejtimi te mjeku duhet të bëhet dhe në të gjitha rastet kur fëmija përveç temperaturës,ka dhe shenja të tjera si heqje barku,të vjella,kollë,vështirësi në frymëmarrje,refuzon të pirën,është i përgjumur,etj.

    Kur prindërit nuk duhet të alarmohen nga temperatura e fëmijës?

    Kur fëmija është aktiv në lojëra nuk ka ndryshuar në oreks pra që ha dhe pi mirë,dhe urinon normalisht.
    Po ashtu dhe në ato raste kur ka ngjyrë normale të lëkurës.

    Çfarë mund të përdoret për uljen e temperaturës?

    Për uljen e temperaturës apo më mirë të themi për qetësimin sa më të mirë të fëmijës përdoret;
    Paracetamoli në dozat 10-15 mg për kg/peshë 3 deri 4 herë në ditë.
    Kështu nëse një fëmijë peshon 20 kg,atij mund t’i jepet 200-300 mg paracetamol,3-4 herë në ditë.
    Paracetamoli te fëmijët mund të jepet në formë shurupi dhe suposti.
    Këtu dua të theksoj që përdorimi i paracetamolit tek fëmijët,duhet të jepet patjetër me konsultën e mjekut të familjes.
    E theksoj këtë sepse,nuk është mirë që fëmija të marrë më shumë se 3-4 ditë rresht paracetamol për arsye se paracetamoli përpunohet në mëlçinë e zezë. Kjo e fundit mund të dëmtohet,nëse i jepet fëmijës paracetamol pa kriter. Paracetamoli ka emërtime të ndryshme përkatësisht sipas prodhuesit.
    Në vendet e Evropës më i përdoruri është Panadon;për fëmijët rekomandohet suspension 120mg/5ml-100ml si dhe në formë tabletash,ndërsa për të rriturit tableta 500 mg.
    Panadon është në qarkullim dhe në Shqipëri.

    Doktor,është e vërtetë që nuk rekomandohet dhënia e aspirinës te fëmijët?

    Po.Përdorimi i aspirinës për uljen e temperaturës,nuk është i këshillueshëm te fëmijët deri në 14 vjeç.
    Mbi këtë moshë,aspirina mund të jepet vetëm me këshillën e mjekut.

    Çfarë mund të bëhet në kushtet e shtëpisë për qetësimin e fëmijës?

    Veç paracetamolit,rekomandohen banjo me ujë të ngrohtë,sepse arrin ta qetësojë shumë fëmijën.
    Ndalohen kompresat me të ftohta apo dhe me akull,si dhe kompresat me alkool.
    Rekomandohet që veshja të jetë sa më e lirë dhe e lehtë.
    Ndërkohë që fëmija ka temperaturë,humbet dhe lëngje,prandaj është e rëndësishme që këto të zëvendësohen,prandaj në këto raste ushqimi duhet sa më i lëngshëm.
    Duhet të pijë ujë aq sa fëmija të kërkojë,dhe nuk duhet të përdoret Cola,sepse përmbajnë kafeinë dhe nxisin urinimin duke thelluar humbjen e lëngjeve.
    Për fëmijët që ushqehen vetëm me gji,dhënia e ujit nuk është shumë e nevojshme,në këto raste,shpeshtimi i dhënies së gjirit do ishte më i vlefshëm. Për fëmijët parashkollorë dhe shkollorë duhet të pushojnë në shtëpi dhe të rifillojnë aktivitetin e tyre 24 orë pasi t’u ketë rënë temperatura në normë. perjashtimi Termometrat që përdoren-Termometra dixhitalë që përdoren rektale,orale dhe aksillare (në sqetull).
    Ky lloj termometri është më i përshtatshëm për fëmijët më të vegjël se tre muaj.
    Termometrat e zakonshëm me zhivë,por që në shumë vende nuk i përdorin për arsye ambientaliste dhe toksicitetin që ka zhiva.
    Termometrat elektronikë veshi që vendosen në kanalin e jashtëm të veshit. Matja e temperaturës me termometër veshi elektronik,është një mënyrë shumë komode për fëmijët mbi tre muaj,sepse është i shpejtë dhe komod,por i kushtueshëm.
    Termometër që vendosen në ballë apo “ngjiten” aty dhe tregojnë termometrin e trupit,etj.

    Per Panoramen;Aida Malaj
    ''Dhe Fitneja, është më e rëndë se vrasja.'' (El-Bekare 191)

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2010, 15:48
  2. Temperatura në Rumani, minus 23 shkallë Celsius
    By Muhlis in forum Lajme nga Bota Islame
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2010, 15:09
  3. Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit
    By Islamic-Crew in forum Informatikë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2009, 16:16
  4. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 19:47
  5. çfare lutje mund te bejme per femijet e semuar?
    By Detarja in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 02-11-2008, 22:32

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •