Truri i Njeriut, Përbërja dhe Ndërtimi

Veni re: (Teskt ky i përseritur, ngaqë i mëparmi me te njejtin Titull ka Pengesa nga Wordi dhe se ky Tekst tani është pa Gabime Shkrimi. Faleminderit për Mirëkuptim!)

Truri tek Njeriu dhe Kafshët kurrizora është pjesa e Trupit që gjendet në Kokë, i mbrojtur nga Kafka dhe Cipa trunore, që shërben për Kapjen, Përpunimin dhe Ruajtjen e Njoftimeve të marra (në nje nivel të lartë) nëpërmes Organeve shqisore (syve, veshëve) për t´i shndërruar në Lëvizje që janë Mjeti i Ndërveprimit me Mjedisin e jashtëm.

Truri është Qendra e Kontrollit të Sistemit nervor-qendror.

Truri te shumica e Kafshëve është i vendosur në Kokë pranë Aparatit shqisor dhe Gojës. Kafshët jokurriozre nuk zotërojnë Tru qendror apo Grumbull të veçuar ganglionesh (Biologi).

Truri i Njeriut eshte Truri me i persosur. Truri është një Organ tejet i ndërlikuar. Truri i Njeriut përbëhet nga më shumë se 100 miliardë Neurone, secili i lidhur me më se 10. 000 të tjerë.

Truri ndahet ne:

-Arrçi është pjesa e fundit e Trurit e lidhur me Palcën kurrizore. Është qendër për Rregullimin e Procesit të Frymëmarrjes, të Zemrës, Gëlltitjes, Tkurrjes dhe Zgjerimit të Enëve të Gjakut.

-Truri i vogël është i zhvilluar mirë sidomos tek gjitarët-bio. dhe te shumë llojeve te Peshqve. Ai është Qendër e Drejtpeshimit, Lëvizjes dhe Koordimit të Punës së Muskujve.(Tek Ujëtokësorët dhe Zvarranikët është i zhvilluar pak).

-Truri i mesëm është i vendosur në mes të Trurit të madh dhe Palcës kurrizore.

-Truri i ndërmjetmë ështe i vogël. Në pjesën e poshtme të tij gjendet Hipofiza e lidhur me hipotallamusin si Qendër kontrolluese e Metabolizmit,Temperaturës së Trupit, Procesin e Gjumit dhe Funksione të tjera, ndërsa në pjesën e sipërme ndodhet Epifiza si gjëndër me tajim.

-Truri i përparmë.

Ndërtimi

Truri i njeriut eshte i perbere nga:
-Truri i madh ,
-Truri i mesem ,
-Truri i ndrejmjetm ,
.Truri i vogel dhe
Palca kurrizore.

Pesha: Truri i Femijeve te posalindur eshte 400gr, ndersa tek Njeriu i rritur 1500g, prej te cileve 1200g i perkasin Trurit te madh.

Përgatiti: Bukurmal