Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Virgjëria dhe llojet e himenit

  1. #1
    Grafika e Kalimtari
    Kalimtari nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2009
    Postimet
    5,066
    All-llahu të shpërbleftë
    461
    Falënderuar 829 herë në 523 Postime
    Rep Fuqia
    2005

    Virgjëria dhe llojet e himenit

    Virgjëria dhe llojet e himenit

    Ekziston akoma koncepti që herën e parë kur ke një kontakt seksual [vagjinalë femra duhet të ketë humbje gjaku! Kjo punë mund të mos ndodhi edhe në qoftë se femra është akoma dirgjëreshë. (s’ka pasur asnjë kontakt seksual vagjinal)
    Shpjegimi mund të jetë: himeni mund të humbet në qoftë se praktikon sporte si gjimnastikë, çiklizëm ose në qoftë se në fëmijëri ke pësuar një rënie ose një lëndim më të fortë në zonën gjenitale....[në këto raste e humb "virgjërinë" pa e kuptuar fare... dhe shumë shpesh më "ndihmën" e tampax në qoftë se nuk janë të përdorura korrekt.

    Një shpjegim tjetër do ishte që ka 3 lloje Himeni

    1. HIMEN ELLASTIK - cipa (membrana) nuk këputet shumë kollaj, as në penetrimin e parë, mund të këputet mbas më shumë penetrimesh...ose mund të këputet tamam në lindjen e parë. Një femër me kështu lloj himeni nuk eshte e virgjër deri sa i këputet, por e humb virgjërinë në penetrimin e parë.
    2. HIMEN NORMAL (në formë site)- është shumë mirë i vaskularizuar dhe në penetrim këputet dhe nga këtu dalin humbjet e gjakut tek kontakti i parë....

    3. HIMENI I KËPUTUR (ka një orificiu/ vrimë në mes)- domethënë që femra ka lindur me himenin e këputur dhe pse ajo nuk ka pasur asnjë kontakt seksual përpara.

    Disa pyetje- përgjigje në lidhje me Himenin dhe virgjërinë , të shkëputura nga Gazeta Shekulli.

    Pyetje: Himeni: Çfarë është ai në të vërtetë?

    Përgjigje: Kur një fetus femër është duke u rritur gjatë shtatzënisë, organet riprodhuese të brendshme dhe vagina e saj, zhvillohen të ndara nga organet e riprodhuese të jashtme (buzët vaginale e tjera). Vagina fillon si një kordon i plotë, që shkon nga muri i përparmë i trupit, deri tek uterusi. Midis muajve të pestë dhe të shtatë të shtatzënisë, ky kordon, gradualisht shndërrohet në një tub me një hapësirë në mes. Ky tub akoma nuk ka një hapje nga ana e jashtme e trupit, ai përfundon i mbyllur në murin e trupit. Më në fund muri i trupit fillon të shkatërrohet në vendin ku vagina takohet me të, dhe formohet një hapje në murin e trupit. Krijohet një orificium (hapje dalëse) e vaginës

    Pra, himeni është ajo çfarë mbetet nga muri i trupit që ngjitet me pjesën e brendshme të hapjes vaginale. Është mbeturinë e një flete indore, që shërben për të ndarë gjenitalet e brendshme nga gjenitalet e jashtme, përpara se të formohet hapja vaginale. Vrimat në qendër të himenit janë hyrja për në vaginë.

    Më pëlqen ta përfytyroj himenin si një perde të vendosur në një portë, e cila tregon se ku mbarojnë organet e jashtmet dhe ku fillojnë organet e brendshme. Ju nuk mund të përshkoni këtë portë pa përshkruar këtë perde, që është himeni. Ai është pjesë e portës së vaginës. Asgjë nuk hyn ose del nga vagina pa kaluar nëpër të.

    Pyetje: A kanë të gjitha gratë himen?

    Përgjigje: Shkenca mjekësore mendon se shumica kanë. Kërkuesit kanë gjetur se rreth 0.03% e grave kanë lindur me më pak ind të mbetur në hyrjen vaginale. Ky ind i pakët është vështirë të konsiderohet himen. Kjo tregon se tek këto gra, procesi i formimit të hapjes vaginale është kryer me një shmangie të vogël nga norma.

    Pyetje: A kanë himen femrat e kafshëve të tjera?

    Përgjigje: Po, kanë. Shumë femra të mamalëve kanë himen, përfshi pelat, guineja pigs (kaviet), shimpanzetë, elefantët, minjtë dhe shumë nga mamalët e detit si, balenat e shumë të tjerë. Kjo ndodh nga që sistemi riprodhues i mamalëve, zhvillohet përafërsisht në mënyrë të ngjashme tek të gjithë. Të gjithë mamalët kanë mjaft struktura të ngjashme.

    Pyetje: Përse duhet himeni?

    Përgjigje: Ne nuk e dimë se pse gratë kanë himen. Duket sikur ai nuk ka asnjë funksion për ato, si dhe për shumë femra kafshësh të tjera që kanë himen. Në disa kafshë duket sikur himeni ka më shumë funksione: himeni i guinea pig, për shembull, shkrihet në periudhën kur ato janë fertile, që i lejon meshkujt e gunea pig të çiftëzohet me to. Pas çiftëzimit ai rritet prapë dhe e mbyll komplet vagjinën, kur guinea pig femër, nuk është më në afsh. Shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë të mire ka guinea pig prej kësaj, por, padyshim, ky është një trik i shkëlqyer për takimin seksual. Çdo grua do të dëshironte të ishte virgjëreshë në çdo takim dashurie.

    Pyetje: A ka gjëra që duhet të na shqetësojnë lidhur me himenin?

    Përgjigje: Zakonisht, jo. Ndonjëherë mund të ketë ndonjë shqetësim. Problemi më i zakonshëm me himenin, që doktorët shohin, është ai që quhet himeni imperforate. Himeni i paperforuar(pa vrima), është muri i trupit, që thamë më sipër, i cili nuk është shkatërruar siç duhej të ndodhte kur fetusi zhvillohet në mitrën e nënës. Në vend që të ketë hapje vaginale, vajza ka lindur pa këtë hapje. Pra, lëkurë e pa prishur në vendin ku duhet të ishte hapja vaginale. Kjo nga doktorët konsiderohet si një defekt lindjeje i vogël, që korrektohet lehtësisht.
    Shpesh kjo gjendje nuk dallohet më përpara se vajza të ketë arritur pubertetin. Kur vajzës nuk i fillojnë periodat, ashtu siç do të ishte normale për të, dyshohet se vajza ka lindur me himen imperforatus. Mosardhja e zakoneve nuk lidhet me mosfunksionimin normal të ovareve dhe uterusit, por sepse nuk ka rrugë për gjakun menstrual që të dalë jashtë. Gjaku menstrual mbetet brenda në vaginë dhe shkakton atë gjendje që quhet hematocolpos, ose një duq i madh me gjak, po qe se nuk dëshironi të përdorni termin mjekësor. Kjo mund të shkaktojë dhimbje dhe janë këto dhimbje që e detyrojnë vajzën që vuan të shkojnë tek gjinekologu. Doktori sa e shikon, e kupton.

    Është e qartë, ajo që i mbetet doktorit të bëjë dhe që vajza të menstruojë normalisht, është të hapë një vrimë në himenin imperforat. Doktori bën atë që “Nënë Natyra” nuk e bëri. Kjo kryhet me një ndërhyrje të vogël e të shpejtë kirurgjikale, që quhet hymenotomia. Duhen vetëm pak minuta për ta kryer dhe kjo është pa shumë dhimbje. Disa herë hymenotomitë kryhen me rreze laser, disa herë me thikë kirurgjikale tradicionale. Pas hymenotomisë, vagina bëhet plotësisht funksionale dhe nuk ka probleme më vonë.

    Ka raste kur gratë nuk kanë himen imperforatus, por kanë himen shumë të trashë dhe shumë të paepshëm. Ka aq shumë variacione të tipave të himeneve, sa që është vështirë të merren me mend. Disa janë shumë fragilë, të cilat shkatërrohen në shumë fragmente edhe gjatë vizitës së doktorit, edhe gjatë një ushtrimi gjimnastikor, edhe gjatë hipjes në një pemë, në kalë, në biçikletë, ose ushtrimeve të baletit. Himene të tjerë janë aq të fortë, sa shkaktojnë probleme kur gruaja dëshiron të vendosë një tampon ose të bëjë seks penetrativ.

    Himenet e trasha, zakonisht, zgjerohen gradualisht, duke përdorur gishtat, ose duke futur në vaginë objekte të tjera. Në këto raste doktorët rekomandojnë të futen në vaginë vegla që quhen stents, por disa gra nuk i përdorin këto dhe në vend të tyre përdorin penisë të vegjël artificialë. Të dy mënyrat kryejnë të njëjtin funksion. Me kohë, hapja e himenit zgjerohet mjaftueshëm dhe vajza nuk ka më probleme

    Kur zgjerimi i himenit nuk ndihmon, ose kur doktori mendon se është më mirë të mos e shqetësojë vajzën me këto përpjekje për zgjerim, ai këshillon hymenotominë për të zmadhuar hapjen. Kjo është një procedurë njësoj si ajo që kryhet për himenin imperforatus.

    Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar lidhur me këto që sapo thamë.

    Pyetje: A duhet të shkatërrohet himeni?

    Përgjigje: Jo gjithmonë. Ndonjëherë himeni griset gjatë interkursës, sepse ai duhet të zgjerohet më shumë që të lejojë penisin. Kjo nuk ndodh gjithmonë. Disa himene janë të zgjeruar, ose mund të jenë më elastikë dhe të durueshëm nga të tjerët. Këto tipa himenesh mund të mos kenë probleme me zgjerimin për t’u adaptuar me tamponin, gishtat ose penisin. Vajzat me këto lloj himeni janë të ashtuquajturat virgjëresha të përhershme, himeni i tyre nuk shkatërrohet kurrë. Ato edhe pse kanë bërë shumë marrëdhënie seksuale, prej burrave konsiderohen të virgjëra.

    Himene të tjera hapen më pak dhe janë më fragole. Kjo do të thotë që grisen edhe me prekjen më të vogël. Himene të tjera janë variacione në mes të këtyre të dy llojeve.

    Një arsye e fortë që himeni nuk duhet të “prishet” është se pavarësisht që ai mund të jetë një himen i imperforuar (shiko më lart), ai tashmë e ka vrimën që ia bëri doktori. Himenet ekzistojnë, sepse formohet hapja vaginale. Asgjë nuk duhet të “prishet” për të krijuar një hapje. Hapja vaginale është atje, madje, përpara se vajza të lindë.

    Pyetje: Çfarë lidhjeje ka himeni me virgjërinë?

    Përgjigje: Kjo lidhje nuk është e domosdoshme. Siç thashë më lart, himenet mund të prishen, ose mund të mos prishen, gjatë aktit seksual.

    Njerëzit gjithmonë janë çuditur nga fakti që shumë gra ndjejnë dhimbje, ose kanë hemorragji nga vagina, herën e parë që bëjnë interkursë penetrante vaginale. Ky fakt i ka detyruar të mendojnë se duhet të ketë ndonjë pjesë të vaginës, që me të vërtetë “shkatërrohet” nga penisi, herën e parë që vagina penetrohet.

    Për këtë ka disa shpjegime: Doktorët e mesjetës mendonin se atje kish një “nyje” indore mishi brenda vagjinës, që dukej si një bizele dhe kjo shkatërrohej nga penisi në interkursën e herës së parë. Një besim tjetër është se ekzistojnë pesë vaza gjaku, që e lidhin vaginën fort, deri sa këto vaza gjaku të shkatërrohen nga penisi.

    Në shekullin e dhjetë, doktori arab, Ibn Sina, ose siç është quajtur në mjekësi, Avicena, thoshte se ka një kreshtë të vogël prej cipe lëkure brenda hapjes vaginale dhe kjo është ajo që shkatërrohet nga penisi gjatë interkursës së parë që shkakton dhimbje dhe gjakosje. Ekzistenca e kësaj cipe lëkure është konfirmuar në vitin 1544 nga anatomisti me famë botërore Andreas Vesalius, që ishte i pari person që e gjeti atë gjatë një diseksioni anatomik.

    Ibn Sina ishte gabim dhe në të njëjtën kohë kishte të drejtë: Është një cipë lëkure, ose një palosje lëkure brenda hapjes vaginale, që disa herë dëmtohet gjatë penetrimit, por jo gjithmonë. Kur kjo cipë shkatërrohet, ajo mund të jetë e dhimbshme dhe të shkaktojë gjakderdhje.

    Por, Ibn Sina kishte më shumë të drejtë se doktorët para tij. I takon atij merita, sepse ishte ai i pari që i dha përgjigje të drejtë pyetjes se çfarë mund të jetë ky send misterioz brenda vaginës?

    Tani, çfarë ka të bëjë himeni me virgjërinë? Ka rreth njëmijë vjet që njerëzit i kanë dhënë himenit reputacionin si pjesa e vaginës që shkatërrohet gjatë interkursës së parë.
    ''Shtate kategori njerezish Allahu do t'i vendose nen hijen e Tij, ne Diten kur hije tjeter nuk do te kete pervec hijes se Tij.
    E ne njeren nder keto kategori eshte njeriu, te cilin e therret per zina nje grua e bukur dhe autoritative, ndersa ai i pergjigjet:

    ''Une i frikesohem Zotit.''

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •