Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 1 prej 1

Tema: Vlerat ushqimore të yndyrave

  1. #1
    lina nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    02-12-2009
    Postimet
    273
    All-llahu të shpërbleftë
    2,331
    Falënderuar 711 herë në 240 Postime
    Rep Fuqia
    283

    Vlerat ushqimore të yndyrave

    Vlerat ushqimore të yndyrave



    Yndyrat ushqimore në përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ato janë pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme e racionit ditor ushqimor:

    * Kanë vlerë të lartë energjetike (kalorike). Një gram yndyrë jep mesatarisht 9 kalori, d.m.th sa dyfishi i sheqernave dhe i proteinave.

    * Yndyrat bëjnë pjesë në ndërtimin e indeve të organizmit të njeriut.

    * Yndyrat janë tretëse dhe bartëse të vitaminave A, D, E, K, shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut.

    * Yndyrat, por jo të gjitha, përmbajnë në përbërjen e tyre disa acide yndyrore të pangopur, si linoleik, linolenik, arahidonik, që luajnë rolin e vitaminës F në organizëm, me vlerë të lartë biologjike.

    * Yndyrat ushqimore kanë dhe veti lubrifikuese sepse duke u sekretuar nga gjëndrat e lëkurës, i japin kësaj elasticitetin dhe e ruajnë nga tharja. Pra në pamjen estetike te fytyrës e pjesëve te tjera të trupit.

    Vaji i ullirit është gatuar nga natyra në "duar të arta"

    Vajrat në përgjithësi janë të pasura me vitaminat E dhe F (acid i linolik, linolenikdhe arahidonik). Vitamina F e pashoqëruar me vitaminën E, do të bënte më shumë dëm sesa dobi në organizmin e njëriut.

    Ajo duke u bashkuar me oksigjenin (ka "dobësi" për të) shndërrohet në substanca të dëmshme, si okside dhe perokside që dëmtojnë shëndetin tonë, sidomos kur yndyra trajtohet dhe në temperatura të larta (kuptoni këtu skuqjen e vajrave dhe erërat mbytëse që dalin prej tyre nëpër kuzhinat tona).

    Të gjitha vajrat që janë të pasura me vitaminën F, kanë edhe vitaminën E, e cila ka veti të theksuara antioksiduese. Në këtë mënyrë ajo mbron vitaminën F nga oksidimi.

    Eksperimentet e shumta kanë treguar se veprimi mbrojtës i vitaminës E ushtrohet si duhet kur raporti në mg i saj ndaj vitaminës E dhe F në gr është më i madh se 0.97. Vaji i ullirit këtë raport e ka 1.87 (notë e shkëlqyeshme) Ndërsa vajrat e tjerë bimore këtë raport e kanë nën mesataren: Vaji i sojës 0.30, i lulediellit 0.40, i kikirikut dhe i misrit 0.50, i pambukut 0.75etj. Siç shihet natyra vajin e ullirit e ka gatuar në "duar të arta".

    Në të tilla rrethana duhen pasuruar vajrat e tjerë me vitaminë E ose duhen përzier me kritere shkencore gjatë të ushqyerit me vajin e ullirit për të arritur raportin mesatar të përmendur më sipër ndërmjet vitaminës E dhe F, në mënyrë që tigani në zjarr të mos bëhet "shpërthim mine" në trupin tonë.



    Çfarë duhet të dimë për vajin e peshkut

    Vaji i peshkut përdoret shumë sidomos për fëmijët për praninë e vitaminës D në të. Ai për këtë është quajtur dhe "banjo dielli e brendshme dimërore". Por meqenëse përmban shumë vitaminë F, lind nevoja edhe pranisë të vitaminës E.

    Pra, këshillohet që kura me vaj peshku të shoqërohet me vitaminë E (rreth 20-30 mg në ditë), ose më shumë ushqime të pasura me këtë vitaminë, si lakra e zakonshme, sallata jeshile, bizelet, e verdha e vezës, fasulet etj.

    Vlen të theksohet këtu se vitamina E është shumë e qëndrueshme dhe nuk humbet veprimtarinë gjatë përpunimit të ushqimeve me zierje etj. Një njeri i rritur ka nevojë për 15-20mg vitaminë e në ditë, kurse fëmijët doza më të vogla.



    Margarina-origjinë bimore e modifikuar në mënyrë artificiale

    Margarina prodhohet nga vajrat bimorë të hidro*gjenizuara, ku acidet yndyrorë të pangopur janë kthyer në të ngopur me shtresë sintetike hidrogjeni.

    Sipas të dhënave historike prodhimi industrial i margarinës filloi më 1871 në Holandë sipas metodave eksperimentale të zbuluara në Francë. Ky "gjalpë i ri artificial pushtoi mjaft tregje, ndërsa në vendin e lindjes Francë, zotëronte gjalpi i lopës.

    Konkurenca dhe lufta për cilësinë e prodhimit të margarinës, për tu afruar sa më shumë me gjalpin bëri të mundur prodhimin e margarinës me pamje si gjalpi dhe me shtesa vitaminash A dhe O.

    Megjithatë nga provat e bëra me kavie, u provua se kjo lloj yndyre e ngurtësuar, kishte humbur vitaminën F (acidet yndyrore të lëngëta të pangopur) dhe si pasojë njeriu nuk merr nëpërmjet saj atë që i duhet aq shumë për nevojat e tij fiziologjike jetësore.



    Cilat yndyra janë të dobishme apo të dëmshme për shëndetin tonë. Ku gjenden ato?!

    Çdo lloj yndyre ka efekte të ndryshme ndaj shëndetit. Shkenca e sotme e të ushqyerit ka arritur në përfundimin se yndyrat e pangopura me një lidhje dyfishe që gjenden me shumicë në vajin e ullirit edhe më pak në atë të kikirikut (ku predominon acidi aleik) luajnë dy role pozitive: ulin sasinë e kolesterolit "të keq"(L.O.L)në gjak dhe rritin sasinë e kolesterolit "të mirë" (H.O.L).

    Gjithashtu edhe yndyrat e pangopura (me shumë lidhje dyfishore, luajnë të njëjtin rol sikurse yndyrat e përmendura më sipër.

    Ndërsa yndyrat e hidrogjenuara, pra edhe margarina, megjithëse kanë origjinë bimore, duke qenë se acidet e pangopura janë kthyer në të ngopur, luajnë një rol të kundërt me yndyrat e pangopura që u përmendën më sipër.

    Është konstatuar se këto yndyra të ngurtësuara artificialisht (margarina etj) janë edhe më të dëmshme se yndyrat e ngurta shtazore si gjalpi, dhjami etj. Nga këto të fundit, gjalpi i konsumuar në mënyrë të moderuar është më pak i dëmshëm. Duhet përmendur këtu dhe përmbajtja e vitaminës D e gjalpit, shumë e nevojshme për rritjen e fëmijëve.

    Duhet theksuar këtu me të madhe se disa peshq të detit, sidomos merluci kanë yndyrë me vlera shumë të larta për shëndetin e njeriut. Në këtë yndyrë gjenden acide yndyrore shumë të pangopur të një tipi të veçantë, te quajtur omega 3, që ulin shumë yndyrat në gjak dhe mënjanojnë rrezikun e trombozave etj.



    Si këshillë të fundit, njerëzit e moshave të reja dhe të rriturit (deri 40 vjeç), kanë nevojë si për yndyra shtazore (sidomos gjalpë) ashtu dhe për yndyra bimore (sidomos vaj ulliri) në raportet e theksuara më sipër. Mos harroni asnjëherë se edhe mishi i viçit, në dukje pa yndyrë, përmban rreth 3-4% dhjamë.
    O Ju qe besuat agjërimi ju është bërë obligim sikurse atyre qe ishin para jush andaj behuni te devotshum

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 4
    Postimi i Fundit: 08-08-2010, 23:42
  2. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2010, 16:09
  3. Proteinat nxisin djegien e yndyrave
    By Muhlis in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 19:57
  4. Ushtrimet trupore dhe metabolizmi i yndyrave
    By Muhlis in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2008, 18:43
  5. ''Molla e dheut" dhe vlerat ushqimore
    By Muhlis in forum Medicinë
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 16-09-2008, 15:50

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •