ZGJEBJA-(zhuga)

Zgjebja (scabies) ose zhuga ,siq e quajm ne,eshte semundje ngjitese parazitare e shpeshte,e shoqeron kruarja karakteristike.Semundja prek te dy gjinite,e cdo moshe.Eshte e perhapur ne tere Boten,kurse tek ne eshte shpeshtuar ne permasa shqetesuese,me teper per arsye te renies se standardit jetesore.Shkaktari i zgjebes eshte paraziti SARCOPOTES SCABIEI.Infektimet zakonishte ndoshin gjat takimit te lekures me lekure ne mesin familiar (fjetja bashke me te semurin),ne shkolle,ne qerdhe dhe ne gjdo vend tjeter ku grumbullohen njerezit.

Papastertia dhe moslarja e trupit nuk kane ndikim te rendesishem ne perhapjen e zgjebes (zhuges),pra eshte i gabueshem mendimi qe populli e konsideron si nje semundje te turpshme.Ne perhapjen e zhuges luajn rol kushtet shoqerore-ekonomike dhe higjiena sanitare (varferia,mosmundesia e mjekimit,fjetjet e perbashketa).Kruarja eshte shenja e pare e semundjes.Ajo shfaqet afersisht nje muaj pas infektimit.Vendi me i shpesht i kruarjes dhe paraq! itja e puprrave te kuqe eshte ndermjet gishtave,pastaj ne siperfaqen e brendeshme te kthesave te duarve,ne berryla,ne sqetulla,nen gji (sidomos femrat,ne bark,ne organet gjenitale (te meshkujt),me rral ne gjunje dhe ne gishtat e kembes.

MJEKIMI-pasi shenjta e semundjes rendom shfaqen nje muaj pas infektimit duhet te behet mjekimi i pernjehershem jo vetem i te semuarve ,por edhe i anetarevete tjere te familjes,pa marr parasysh mungesen e shenjave tek ata.Squlfuri(sulfuri)eshte bari me i vjeter kunder zhuges,i lire dhe i sigurt.Perdoret ne trajt pomade,15% tek te rriturit,10 % per foshjet.Gjitahshtu eshte me rendesi qe thonjet duhen te shkurtohen dhe nenthoni te pastrohet mire nga mbeturinat.

MASAT MBROJTESE-larja e nderresave me uje te vaket e sapun dhe hekurosja mjaftojne per ti asgjesuar parazitet.