|
Na ka treguar Ebu Nuajmi, kėtij ia ka transmetuar Zekerijai, kėtij Amri, kėtij Numan b. Beshiri, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Hallalli ėshtė i qartė, edhe harami ėshtė i qartė. Nė mes tyre ka gjėra tė dyshimta, tė cilat nuk i dinė shumė njerėz. Kush ruhet nga punėt e dyshimta, e ruan pastėrtinė e fesė sė vet dhe nderin e tij, e kush bie nė punė tė dyshimta, ėshtė i njėjtė me bariun i cili e ruan bagėtinė e vet pėrreth vendit tė ndaluar nė tė cilin ajo mund tė hyjė nė ēdo ēast. Dijeni se ēdo mbret e ka ndalesėn e vet, e kini kujdes, se ndalesa e Allahut nė tokėn e tij ėshtė ēėshtje tė cilėn Ai e ka ndaluar. Poashtu, dijeni se ēdo trup ka pjesė mishi, e kur ėshtė e sėmurė (ajo pjesė), i sėmurė ėshtė krejt trupi. Ja, ajo (pjesė mishi) ėshtė zemra!"
Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, kėtij Maliku, kėtij Jahja b. Sadi, kėtij Muhammed b. Ibrahimi, kėtij Alkame b. Vekkasi, ky nga Omeri r.a. i cili ka dklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Veprat vlerėsohen sipas qėllimit dhe ēdo njeriu i pėrket ajo pėr tė cilėn mendon (ka pėr qėllim). Kush ėshtė shpėrngulur pėr Allahun dhe pėr Pejgamberin e Tij, shpėrngulja e tij ėshtė nė Emėr tė Allahut dhe tė Pejgamberit tė Tij, ndėrkaq, ai qė ėshtė shpėrngulur pėr shkaqe tė mira (interesa) tė kėsaj bote, ose pėr shkak tė ndonjė gruaje me tė cilėn do tė martohej, shpėrngulja e tij ėshtė nė emėr tė asaj qė ėshtė shpėrngulur."
Na ka treguar Haxhxhaxh b. Minhaili, kėtij Shube, kėtij Adi b. Thabiti, ky kishte dėgjuar nga Abdullah b. Jezidi, ky nga Ebu Mesudi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thėnė:
"Kur njeriu pėrpiqet ta furnizojė familjen e vet (duke llogaritur nė shpėrblimin e Allahut), ajo punė ėshtė mirėsi pėr tė (sadaka)."
Tė gjitha kėto hadithe gjinden nė Sahih“ ul “Buhari.
__________________
Jakub el-Makfufi ka thėnė: "Person i sinqertė ėshtė ai i cili i fsheh veprat e tij tė mira sikurse qė i fsheh veprat e tij tė liga."
|