|
Dhul-Hixh-xhe dhe kurban bajrami
Falėnderimi i takon All-llahut, Zotit tė botėve! Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij i cili ėshtė dėrguar mėshirė pėr mbarė botėn dhe udhėrrėfyes pėr tėrė njerėzimin, mbi familjen dhe shokėt e tij qė dhanė jetėn dhe pasurinė e tyre pėr hirė tė All-llahut, subhanehu ve teala. All-llahu qoftė i kėnaqur me ta dhe edhe neve na bėftė prej pasuesve tė tyre tė mirė.
O vėlla i dashur, dėshiroj tė ta bėj me dije se je pranė disa ditėve tė cilat All-llahu, subhanehu ve teala, i bekoi pėr ata tė cilėt janė zhytur nė mėkate dhe dėshirojnė ti kthehen All-llahut tė tyre.
Vallė, a mos je ti ai i cili nuk ke nevojė pėr Zotin tėnd? Apo ndoshta ke harruar se tek Ai ėshtė pėrfundimi yt? Apo ndoshta tė ka mahnitur jeta e kėsaj bote? Tė jeshė i vetėdijshėm se jeta e kėsaj bote ėshtė kalimtare dhe e shkurtėr, ndėrsa jeta e ahiretit ėshtė e pėrhershme dhe e gjatė. Ti e di se kėnaqėsitė e kėsaj bote janė tė kufizuara ndėrsa dėnimi i varrit ėshtė i dhembshėm.
Ku janė kėnaqėsitė e kėsaj bote? Shkuan dhe nuk lanė tjėtėr gjė pos pendimit.
O vėlla i dashur, ēke qė largohesh, ēke qė nuk tė pėlqen All-llahu, apo ke harruar se tek Ai ėshtė kthimi yt? Ndoshta po mendon se je krijuar pėr tė jetuar gjithmonė! Pėr atė vėlla i dashur ke kujdes se ajo ditė qė kalon nuk kthehet mė, ndėrsa nė anėn tjetėr vdekja afrohet. Pėr kėtė qėllim punėn e sotme mos e le pėr nesėr! Vėlla i dashur, a ke vendosur ti kthehesh Zotit tėnd? Ēke qė aq shumė je zhytur nė mėkate? A po mendon se nuk tė pėrcjellė askush? Apo dhuntitė e shumta tė All-llahut tė kanė mashtruar? A mendon se je krijuar vetėm pėr tu dėfryer? Pėrse aq shumė je zemėruar me Zotin tėnd? Ēka tė ka bėrė qė ti e ke harruar? Kush tė ushqen nėse Ai tė braktisė? Kush tė furnizon nėse Ai ta ndal furnizimin? Kush tė ndihmon dhe tė shpėton pos Atij? Kush tė zbukuroi dhe tė furnizoi? Kush tė gėzoi dhe tė bėri tė lumtur? Vetėm All-llahu i posedon kėto mundėsi dhe nuk i posedon askush tjetėr pos Tij.
Pėr atė vėlla i dashur, eja dhe penduhu tek Zoti yt se nuk gjen mėshirues tjetėr pos Tij. All-llahu ėshtė mė i mėshirshėm pėr ty sesa nėna yte. All-llahu nuk don qė robin e Tij ta sheh nė zjarr.
Vėlla i dashur, tani je pranė dhjetė ditėve qė All-llahu ėshtė betuar nė to dhe pėr ty i bekoi. Ke kujdes qė mos tė kalojnė kėto ditė pranė teje e ti mos ti kesh shfrytėzuar, e as mos thuaj se ka kohė, se jam ende i ri, pėr arsye se vdekja nuk dallon tė moshuarin nga i riu. Pra, thesarin e shpėrblimit tė All-llahut e ke pranė vete dhe ti je ai qė vendos pėr fatin dhe ardhmėrinė tėnde.
E unė dėshiroj qė tė ti ofroj disa ajete kuranore dhe udhėzime profetike nė mėnyrė qė jeta yte tė jetė mė e lumtur gjatė kėtyre ditėve.
All-llahu i Lartėmadhėruar nė Kuranin Famėlartė thotė:
Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt! (El-Fexhr: 1-2)
Transmetohet nga Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, se i dėrguari i All-llahit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
Nuk ka ditė, nė tė cilėn veprat e mira janė mė tė dashura te All-llahu sesa kėto ditė. E ato janė dhjetė ditėt e muajit Dhul-hixhe. Tė pranishmit e pyetėn: O i Dėrguari i All-llahut, as xhihadi nė rrugėn e All-llahut? Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u pėrgjigj: As xhihadi nė rrugėn e All-llahut, pėrveē nėse njeriu del vet dhe me pasurinė e tij dhe nuk kthehet me asgjė. (Transmeton Buhariu).
Sipas Ibėn Abbasit, radijall-llahu anhu, dhe shumicės sė komentatorėve tė Kurani Kerimit, All-llahu, subhanehu ve teala, ėshtė betuar kur thotė: Pasha dhjetė netėt!. Kėto dhjetė netė janė dhjetė ditėt e para tė Dhul-Hixhes.
Pėr atė vella i dashur, mundohu qė nė kėto ditė tė bėsh sa mė shumė punė tė mira, si pėr shembull: tė lexosh Kuran mė shumė, tė japėsh lėmoshė, tė agjėrosh, tė vizitosh tė semuarit, tė ndihmosh nevojtarin, tė pėrkdhelėsh jetimin, tė pėrmendėsh All-llahun sa mė shumė etj.
Gjithashtu dėshiroj tė ta bėj me dije se gjatė kėtyre dhjetė ditėve ėshtė njė ditė ku vlera e agjėrimit tė saj ėshtė shumė e madhe. Ajo ėshtė dita e nėntė e muajit Dhul-hixhe (Dita e Arafatit), pėr tė cilin i Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: Agjėrimi i Ditės sė Arafatit i shlyen mekatet e vitit lė kaluar dhe vitit tė ardhshėm. (Transmeton Muslimi).
Ja pra, me tė vėrtetė tė ka ardhur rasti qė ti shlyesh mėkatet e bėra deri mė tash. Ėshtė mjerim pėr atė tė cilin e lėshon edhe kėtė rast.
Nė kėto ditė ėshtė pėr pėrsonat qė kanė mundėsi e preferuar tė therin kurban, tė mos qethen e mos ti prejnė thonjtė deri sa ta kryejnė therjen (nė ditėn e Kurban Bajramit). Transmetohet nga Ummu Selemeh, radijall-llahu anha, se i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: Kush e ka kurbanin tė pergatitur pėr therje, kur tė del hėna e Dhul-Hixhes, tė mos qethet e as mos ti prejė thonjtė derisa nuk e kryen therjen (nė ditėn e Bajramit). (Transmeton Muslimi).
Kurban bajrami
I Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: Ēdo popull i ka festat e veta, e fastat e muslimanėve janė dy: Fitėr Bajrami dhe Kurban Bajrami. Andaj pasi jemi pranė njė feste madhėshtore tė Kurban Bajramit vlen qė ti themi disa fjalė reth kėsaj feste dhe ēka ka tė bėjė besimtari me atė. Nga vetė fjala Kurban Bajram kuptojmė se kemi tė bėjmė me kurban, qė do tė thotė sakrificė pėr hirė tė All-llahut. All-llahu, subhanehu ve teala] nė Kuran thotė: Ne vėrtetė tė dhamė ty shumė tė mira (kevtherin). Andaj, ti falu dhe prej kurban pėr hirė tė Zotit tėnd!. (El-Enam: 1-2).
Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht vetėm pėr All-llahun Zotin e botėve? (El-Enam: 162).
Kurbani
Kurbani ėshtė kafsha qė theret pėr hirė tė All-llahut, gjatė ditėve tė Bajramit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: E Devet (therjen e tyre pėr kurban) ua kemi bėrė prej dispozitave tė All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj pėrmendeni emrin e All-llahut... (El-Haxh: 36).
Me prerjen e kurbanit shprehet devotshmėria ndaj All-llahut, ngase All-llahu nuk ka nevojė pėr mish e as pėr gjak. Ai nė Kuran thotė: Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arin devotshmėria e juaj... (El-Haxh: 37).
Dispozitat e therrjes sė kurbanit
Therja e kurbanit ėshtė vaxhib (obligim i domosdoshėm) pėr ata qė kanė mundėsi materiale, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: Kush ka mundėsi tė ther kurban e nuk ther, mos ti afrohet musal-lasė (hapėsirė e madhe ku falet namazi i Bajramit) sonė. (Transmeton ibėn Maxheh).
Nga kjo nėnkuptohet se ai i cili ka mundėsi tė ther kurban e nuk e bėn kėtė, nuk do ti sjell dobi as falja e namazit tė tij (falja e namazit tė Kurban Bajramit), ngase ai e ka lėshuar njė vaxhib. Po ashtu transmetohet nga Muhafel ibėn Selimi, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: Ishim me tė Dėrguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė Arafat e ai tha: O ju njerėz, ēdo familje e ka obligim tė therė kurban pėr ēdo vit. (Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibėn Maxheh dhe Nesaiu).
Cilėt kafshė mund tė therren pėr kurban
Kafshėt tė cilat mund tė theren pėr kurban janė: lopėt, devet, dhentė dhe dhitė.
Pėr tė qenė i vlefshėm, kurbani duhet ti plotėsojė kėto kushte: lopėt duhet tė kenė mė shumė se dy vjet, devet mė shumė se pesė vjet, dhentė mė shumė se gjashtė muaj ndėrsa dhitė mė shumė se njė vjet. Po ashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: Katėr lloje tė kafshėve nuk mund tė theren: kafsha e verbėr, verbėria e sė cilės ėshtė e dukshme, kafsha e sėmurė, sėmundja e sė cilės ėshtė e dukshme, kafsha e gjymtė, gjymtėsia e sė cilės ėshtė e vėrejtur dhe kafsha e ēalur e cila nuk zgjedhet (pėlqehet). Nė therjen e njė lope pėr kurban mund tė marrin pjesė shtatė persona, nė deve dhjetė persona, ndėrkaq delja mund tė prehet pėr njė person dhe familjen e tij. Transmetohet nga ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: Kemi qenė me tė Dėrguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė udhėtim nė kohėn e Kurban Bajramit. Njė deve e kemi therė pėr dhjetė persona e njė lopė pėr shtatė persona. (Transmeton ibėn Maxheh, Tirmidhiu, Nesaiu). Transmetohet nga Atar ibėn Esari, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: E kam pyetur Ebu Ejjub el-Ensariun se si ka qenė therja e kurbanit nė kohėn e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė ēka ėshtė pėrgjigjur: Njė njeri nė kohėn e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka therė njė dele pėr vete dhe pėr familjen e tij, ka ngrėnė prej saj dhe me tė ka ushqyer tė tjerėt. (Transmeton ibėn Maxhe, Tirmidhiu).
Kur duhet therrur kurbani
Transmetohet nga Xhundeb ibėn Sufjan el-Bexheli, radijall-llahu anhu, se ka thėnė: E kam dėgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė ditėn e Kurban Bajramit duke thėnė: Ai i cili e ka therur kurbanin para se tė falet, le ta zėvendėsojė ate me njė tjetėr, ndėrsa ai i cili nuk e ka therur ende, le ta therė. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Si duhet therrur kurbani
Gjatė therjes sė kurbanit duhet bėrė BISMILAH ngase kurbani i cili theret pa bėrė BISMILAH nuk lejohet tė hahet. All-llahu nė Kuran thotė: Ju hani nga ajo qė (ėshtė therur) ėshtė pėrmendur emri i All-llahut ...dhe mos hani nga ajo qė (qė para therjes sė saj) nuk ėshtė pėrmendur emri i All-llahut. Vėrtet ajo (ngrėnia e asaj qė nuk ėshtė pėrmendur emri i All-llahut) ėshtė mėkat. (El-Enamė: 118-121). Po ashtu transmeton Rrafi Ibėn Hadixhi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka thėnė atij: Ēka ėshtė derdhur gjak dhe ėshtė pėrmendur All-llahu, haje. (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi).
Po ashtu ėshtė e preferuar qė kurbani tė kthehet kah kibla dhe tė veprohet siē ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Transmetohet nga Xhabir Ibėn Abdull-llahu, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditėn e Kurban Bajramit ka therur dy desh tė mirė me brirė, e para se ti therė i ka drejtuar kah kibla dhe i ka cituar kėto ajete kuranore nga sureja El-Enamė: Unė kam drejtuar fytyrėn time kah Ai qė krijoi qiejt e tokėn, larg besimeve tė tjera; unė nuk jam prej atyre qė i pėrshkruajnė shok!, si dhe ajetin tjetėr: Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun Zotin e botėve! Ai nuk ka shok, me kėtė jam i urdhėruar dhe unė jam i pari i muslimanėve!. Po ashtu ka thėnė: O Zot prej Teje (jam urdhėruar), pėr Ty po e theri kėtė kurban, nga Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe familja e tij - BISMILAH ALL-LLAHU EKBER - dhe pastaj e theri. (Transmeton Ebu Davudi).
Sjelljet qė duhet praktikuar gjatė therrjes sė kurbanit
Kurbani duhet tė theret nė mėnyrėn mė tė lehtė. Pėr kėtė thika duhet tė mprehet mirė, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: Vėrtet All-llahu ka obliguar mirėsinė pėr ēdo gjė, prandaj kur tė vritni, vritni me njerėzi dhe kur tė therni, therni me njerėzi. Ēdokush prej jush duhet sė pari le ta mprehė thikėn dhe ta qetėsojė kafshėn pėr therje. (Transmeton Muslimi).
Mishi i kurbanit
Mishi i kurbanit ėshtė i preferuar qė tė ndahet nė tri pjesė: me nje pjesė ti gėzojė tė varfėrit, njė pjesė u shpėrndahet tė afėrmve, kurse pjesėn mund tjetėr ta ndalė pėr vete.
Ēka preferohet tė bėhet nė ditėn e Kurban Bajramit
Nė ditėn e Kurban Bajramit ėshtė e preferuar tė bėhen kėto gjėra:
1. Tė pastrohet trupi.
2. Tė vishen rrobė mė tė reja dhe mė tė mira (bukurat). Transmeton Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Ditėn e Bajramit ka veshur xhybe me vija tė kuqe (mė tė mirėn qė e ka pasur) (Transmeton Taberaniu)
3. Ditėn e Kurban Bajramit ėshtė e preferuar qė tė mos hahet asgjė deri sa tė theret kurbani dhe tė hahet prej mishit tė tij.
4. Tė falet namazi i Kurban Bajramit.
5. Ndėrrimi i rrugės gjatė kthimit nė shtėpi. Xhabiri, radijall-llahu anhu] thotė se nė Ditėn e Bajramit Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ndėrronte drejtimin e rrugės gjatė kthimit nė shtėpi. (Transmeton Buhariu).
6. Tė madhėrohet All-llahu gjatė ditėve tė Bajramit. All-llahu i Lartėsuar thotė: All-llahun pėrmendeni nė ditėt e caktuara (nė ditėt e Bajramit). (El-Bekare: 203). Madhėrimi i All-llahut gjatė kėtyre ditėve bėhet nė kėtė mėnyrė: ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER, LA ILAHE IL-LALL-LLAHU, ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER VE LIL-LAHIL-HAMD, dhe atė me zė tė ngritur shkohet nė namazin e Kurban Bajramit. Madhėrimi fillon prej mėngjesit tė ditės sė Arafatit e deri nė Ikindinė e ditės sė katėrt tė Kurban Bajramit.
7. Tė urohet Bajrami ndėrmjet njėri-tjetrit.
O vėlla i dashur musliman!
Dhe, mė nė fund tė kėshilloj qė tė jeshė i devotshėm ndaj All-llahut tėnd, ta pasosh librin e Tij dhe tė ndjekėsh rrugėn e tė Dėrguarit tė Tij. Dije se ky ėshtė i vetmi shpėtim pėr ty. Tė kėshilloj qė tė krenohesh me fenė tėnde, ngase e vetmja fe e pranuar te All-llahu ėshtė feja Islame. All-llahu na mėshiroftė tė gjithėve.
Falėnderini i takon vetėm All-llahut Zotit tė botėve.
|