|
SARA Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit
SARA Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit
Shėrimi i SAR'AS
Sar'a ėshtė sėmundje shpirtėrore e cila rrjedh (buron) nga ndikimi (prekja) i xhinit-shejtan (tė marrit ograk) ku i sėmuri ēdoherė nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr fjalėt e tij qė i flet, psikikisht ėshtė i desekuilibruar, nuk mund tė mbajė mend, fizikisht nuk ėshtė stabil dhe nuk mund tė kontrollohet nė lėvizjet dhe veprimet. Kjo ėshtė njė lloj ēmendurie, epilepsie apo njė lloj tjetėr ērregullimi psikofizik. Mttnd tė shkaktohet nga ndikimi (veprimi) i xhinėve tė kėqinj nga shkaqe tė ndryshme.
Ibn Kajim el-Xhevziu thotė:
"Janė dy lloj tė sar'as:
a) sar'a e shkaktuar prej shpirtėrave te kėqinj dhe fėlliqur tokėsor (El-ervah el-habithe esh-sherire el-erdije),
b) ērregullimi medicinal.
Lloji i parė shėrohet me ndihmėn e investimit tė dy lloj pėrpjekjeve:
1. nga ana e tė sėmurit, dhe
2. nga ana e mjekut (shėruesit).
I sėmuri duhet tė investojė fuqinė e tij personale dhe pėrpjekjen e tij nė kthimin e sinqertė kah Krijuesi dhe Zoti i kėtyre shpirtrave dhe strehim tė drejtė (et-tea'uvuz) ku do tė bashkohet dhe shkrihet komponenta e zemrės dhe gjuhės, sepse kjo ėshtė njė lloj lufte. Fitorja kundėr armikut nuk vjen vetėm me ndihmėn e armėve, pos nėse ajo ėshtė me kualitet nga vetvetiu, dhe nėse ndihmesi ėshtė i fuqishėm dhe i fortė. Nė rast se ndonjėra prej komponenteve tė cekura mungon, atėherė fitorja vjen nė pyetje, e posaēėrisht nėse mungojnė tė dyjat; nėse zemra ėshte e zbrazėt, pa iman (besim), pa frikėrespekt dhe mbėshtetje nė Allahun, dhe nėse nuk ka armė.
Kėto dy komponentea duhet t'i posedojė edhe mjeku. Nuk mjafton vetėm tė thotė: "Dil!", ose "Bismilah", ose "La havle ve la kuvvete ila bilah". Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] thonte: "Dil, o armik i Allahut, unė jam Pejgamber i Allahut!"
Kam parė shejhun tonė (Ibn Tejmijen) si ia dėrgonte njeriut tė sėmurė personin i cili to tė fliste me xhinin qė ka hyrė nė te dhe do t'ia percillte porosinė: "Shejhu tė porositė: 'Dil, se kjo nuk tė ėshtė e lejuar!' I sėmuri pas kėsaj do tė zgjohej nga transi. Ndonjėherė shejhu personalisht korrespondonte me te e ndonjėherė ndodhte qė xhini i keq nuk donte tė del, ndėrsa ky e detyronte (tė dilte) me goditje (mshuarje). I sėmuri do tė zgjohej duke mos ndjer dhimbje. Kėtė shumė herė e kemi parė.
Veēanėrisht gjatė kohė nė veshin e tė sėmurit kėndohej ajeti:
"A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?" (Mu'minun: 115)
Mė ka treguar shejhu se njėherė njė tė sėmuri i kishte kėnduar rukje nė vesh e ishte lajmėruar xhini duke thėnė: "Po!", me zė tė rėndė. "Prandaj", tregon shejhu, "mora shkopin dhe fillova ta godas nėpėr damarėt e qafės deri sa nuk u lodha. Tė pranishmit menduan se personi vdiq nga goditjet. Papritmas u lajmėrua njė xhin grua (femėr) duke thėnė:
"Unė e dua!"
"Ai ty nuk tė don!" - i ishte pėrgjigjur shejhu.
"Dua tė bėj Haxhxhin me te!" - kishte thėnė xhini femėr.
"Ai nuk don tė shkon nė Haxhxh me ty!" - i ishte pėrgjigjur.
"Atėherė do tė dal nga ai pėr shkak tė kerameteve tua." kishte thėnė xhini.
"Jo, por dil duke iu nėnshtruar Allahut dhe Pejgamberit tė Tij." ia kishte kthyer shejhu.
"Mirė, do tė dalė".
I sėmuri pasi erdhi nė vete shkonte djathtas-majtas duke thėnė:
"Ē'kėrkoj unė te shejhu?"
E pyetėn: "E tė gjitha ato goditje qė i more nga ai?!"
"Pse do tė mė godiste shejhu kur unė nuk kam bėrė asgjė tė keqe?".
Aspak nuk i kujtohej se e kishte rrahur (goditur) shejhu.
Shejhu i shėronte duke kėnduar Ajetul-Kursinė dhe duke i urdhėruar qė mjeku dhe i sėmuri gjatė kohės t'i kėndojnė duke i pėrsėritur; e po ashtu edhe suret "Mua'vidhetejn".
Thėnė shkurt, ky ėshtė njė lloj sar'i (kur xhini hyn nė trupin e njeriut) shėrimin e tė cilit nuk e mohojnė pos njė grup i vogėl tė injorantėve tė cilėt nuk kanė dituri dhe mend.
Xhinėt e kėqinj mė sė shumti ndikojnė tek ata tė cilėt kanė besim tė dobėt, zemrat e tė cilėve janė tė zbrazura nga imani, gjuhėt e tė cilėve nuk janė tė lagura me dhikėr dhe strehim te Allahu, dhe ata tė cilėt nuk mbrohen me mburoja tė imanit dhe Sunetit, e kur i takojnė xhinėt e kėqinj, tė paarmatosur dhe tė zhveshur, u bėjnė cytje dhe ndikojnė nė ta.
|