|
Re: SARA Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit
Argumentet tradicionale pėr ekzistimin dhe shėrimin e kėsaj sėmundjeje
Ekzistojnė shumė argumente nga Sherijati tradicional qė vėrtetojnė ndikimin e xhinėve-shejtan nė formė tė sar'as. Nė Kur'an thuhet:
"Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrehen ndryshe pos siē ngrehet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit." (Bekare: 275)
Nė komentin mė tė njohur klasik tė Kur'anit nga Imam Taberiu thuhet se "ngacmimi i shejtanit ėshtė njė formė e sar'as ose ēmendurisė.
Nė tefsirin e Kurtubiut nė sqarimin e kėtij ajeti thuhet:
"Nė kėtė ajet kemi argument kundėr atyre qė thonė se sar'a nuk ndodh nga ana e xhinit, dhe kundėr atyre qė thonė se kėto janė dukuri natyrore, e shejtani nuk mund tė lėvizė nėpėr trupin e njeriut dhe tė shkakton tė ashtuquajturin mess, apo njė lloj ēmendurie."
Nė hadithin tė cilin e transmeton Taberiu, pėrmendet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka shėruar njė djalosh tė cilin e kishin sjellur tė lidhur, sepse ishte nė gjendje tė ēmendurisė. Pejgamberi [sal-allahu alejhi ve selem] e godiste nė shpinė duke thėnė: "Dil, o armik i Allahut! Dil!", derisa shikimi i tij i ēmendurisė nuk u kthjellua plotėsisht.
Mandej bėri lutje dhe e fėrkoi me duar nėpėr fytyrė. Pas kėsaj u shėrua dhe ishte nė gjendje tė tillė shėndetėsore saqė askush nga shoqėria e tij nuk ishte mė i menēur dhe mė normal se ai. Nga kjo ndodhi mund tė konkludojmė se:
1. Shejtani, armiku i Allahut, mund tė ndikon nė njeriun nė forme tė sėmundjes sė sar'as (kur xhini hyn nė trupin e njeriut).
2. Ky lloj i sėmundjes mund tė shėrohet ashtu siē ka vepruar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
3. Shejtani mund tė bashkohet me njeriun, tė hyn nė trupin e tij dhe tė ndikon nė te. Kjo kuptohet nga pjesa e transmetimit ku Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] kėrkon daljen e shejtanit nga trupi i personit tė sėmurė. Logjikisht ėshtė qė daljes t'i paraprijė hyrja.
E ngjashme ėshtė edhe ndodhia qė transmetohet nga El-Hejthemi ku pėrmendet se Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] i erdhi njė grua e cila kėrkonte qė ta lutė Allahun [subhanehu ve teala] pėr shėrimin e djalit tė saj i cili ishte i ēmendur. Ai kėrkoi t'i sjellin ujė. I sollėn njė enė tė vogėl nga guri me ujė ku pėshtyri, ia lau fytyrėn, i bėri lutje dhe urdhėroi: "Laje me ketė dhe lute Allahun qė ta shėrojė." Transmetuesi pastaj thotė: "Kėrkova nga ai qė tė mė ipet nga ai ujė pėr pėr djalin tim. Mora pak me gishta dhe e fėrkova. Pas kėsaj djali im ishte njeriu mė i shėndoshė, e pyeta edhe atė grua pėr djalin e saj, e mė tha se ėshtė shėruar plotėsisht.
Ebu Davudi transmeton ndodhinė tė cilėn En-Neveviu nė "Edh-kar"-in e tij thotė se ėshtė autentik, nė tė cilėn Harixhetu ibn es-Salt transmeton hadithin nga xhaxhai i tij, i cili kishte pranuar Islamin para Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem], dhe duke u kthyer prej tij i takoi disa njerėz qė mbanin njė njeri tė pranguar. I thanė se si mes veti kishin biseduar: "Me siguri, kolegu i tij (Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem]) ėshtė dėrguar me ndonjė tė mirė dhe tė dobishme pėr njerėzit." Mandej e pyetėn pėr atė se a ka ndonjė send me tė cilėn (muslimanėt) shėrohen? (Ai mė pastaj rrėfen):
"I kėndova rukje (disa pjesė nga Kur'ani) nė formė tė Fatihas derisa nuk u shėrua. Ai mė dhuroi njėqind dhenė. Shkova te Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe e lajmėrova pėr kėtė. Mė pyeti: A lexo ve diē tjetėr pos kėsaj?" I thashė: "Jo!" Ai mė tha: "Merre atė dhuratė. Mjerr pėr ate qė ushqet prej rukjes jo tė drejtė! Ti je ushqyer prej rukjes sė drejtė".
Kjo ndodhi transmetohet edhe nė kėtė version:
"I ka lexuar rukje tri ditė, nė mėngjes dhe mbrėmje, nė formė tė pėrsėritjes sė Fatihas. Pasi ia lexonte suren, e mblidhte pėshtymėn dhe e pėshtynte. "
Ibn Tejmije konsideron se xhinė hynė nė trupin e njeriut, e ky ėshtė edhe mendim i ehlis-sunneti i cili pajtohet me konsensus pėr kėtė ēėshtje. Nė njeriun shkaktojnė sarėn dhe flasin nė te me gjunė tė cilėn ai nuk mund ta kontrollojė. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thėnė nė transmetimin e Buhariut dhe Muslimit: "Shejtani qarkullon nė trupin e njeriut nėpėr enėt e gjakut."
Transmetohet se Ahmed in Hambeli, themelues i medhhebit hambelit, shėronte saran. Atij i ėshtė ankuar hafifja El-Mutevekili nė rastin e vajzės-robėreshės sė shokut tė tij e cila kishte sėmundjen e saras. Imam Ahmedi i nxori nallet prej druri me rypa nga fletat e pallmės me tė cilat merrte abdest dhe ia dha shokut tė tij duke i thėnė:
Shkonė rezidencėn e hafifes, ulu para kokės sė robėreshė dhe i thuaj (xhinit qė kishte hyrė nė trupin e tė sėmures): Tė ka dėrguar Ahmedi kėtė mesazh: A dėshiron tė dalėsh me dėshirė apo dėshiron tė fitosh shtatėdhjetė goditje me kėto nalle.
Xhini i keq u lajmėrua nė gjuhėn e tė sėmures:
Dėgjuam dhe u nėnshtruam. Sikur tė na urdhėronte Ahmedi tė shpėrngulemi prej Irakut do tė shpėrnguleshim. Ahmedi (me tė vėrtetė) i nėnshtrohej Allahut, e kush i nėnshtrohet Allahut meriton qė ēdokush ti nėnshtrohet atij.
Xhini doli nga ajo vajzė dhe ajo u bė plotėsisht normale, lindi fėmijė dhe ēdo gjė ishte nė rregull derisa ishte Ahmed in Hambeli gjallė. Kur vdiq, xhini prap u kthye nė trupin e asaj gruaje. Halifja iu drejtua Ebu Bekr el-Merveziut, i cili e trashėgoi Ahmed in Hambelin si dijetari mė i njohur i asaj kohe. Ai, duke ditur pėr rastin e Ahmedit, mori nallen dhe u drejtua tek e sėmura. Por, xhini u lajmėrua duke refuzuar ti nėnshtrohet duke thėnė se Ahmed in Hambeli i ishte plotėsisht i nėnshtruar Allahut [subhanehu ve teala] prandaj xhinėve iu ishte urdhėruar se duhet patjetėr ti nėnshtrohen, gjė qė nuk ishte rasti me El-Merveziun.
Ngjashėm transmetohet edhe pėr Ibn Tejmijen, siē cekėm mė parė.
Nxėnėsi i tij Ibn Kajimi tregon se ndodhte qė shehu vetėm dėrgonte ndokend me porosi qė xhini tė del nga trupi i tė sėmurit e kjo mjaftonte pėr shėrim. Nė raste tjera kėtė e bėnte ai vetė. Ndonjėherė kishte raste tė ndonjė xhini tė keq i cili nuk i nėnshtrohej, ku e pėrdorte metodėn e goditjeve tė forta me shkop e qė tė pranishmit mendonin se i sėmuri nuk mund tė pranon gjithė kėto goditje dhe rrahje e tė mbetet gjallė. Por, i sėmuri zgjohej prej transit dhe gjendjes sė ēmendurisė plotėsisht nė gjendje normale, i habitur duke pyetur se ēkėrkon shejhu te ai, duke mos iu kujtuar kurrfarė rrahje dhe goditjeje.
Situatat nė tė cilat sulmojnė xhinėt
Ngacmimet e xhinėve (messi) mund tė ndodhin nė rast kur:
njeriu iriton xhinin me ndonjė veprim tė pakujdesshėm i cili e godet, ngase xhini ėshtė i padukshėm (e lagė me ujė tė nxehtė gjatė derdhjes sė ujit, rrėzohet mbi te etj.)
xhini mashkull apo femėr dashurohet nė ndonjė krijesė njerėzore,
xhini i keq pa kurrfarė arsye bėn zullum, e kjo ndodh nė katėr raste tek njerėzit:
kur njeriu ėshtė shumė i hidhėruar,
kur frikėsohet shumė,
kur ėshtė shumė i gėzuar, dhe
kur ėshtė nė depresion tė madh."
Hyrja dhe bashkimi me njeriun mund tė ndodhė nga natyra dhe karakteri i xhinit tė cilėt janė jomaterial, respektivisht janė krijuar nga "flaka e zjarrit"
|