|
Re: SARA Sėmundje e shkaktuar nga ndikimi i xhindit
Rukja
Nė Sheriat kėto sėmundje shėrohen me anė tė rukjes, d.m.th., me anė tė leximit te ajeteve tė caktuara nga Kur'ani.
"Ne tė shpallim Kur'anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt, kurse jobesimtarėve nuk u shton tjetėr pėrpos dėshpėrim." (Isra: 82)
Nė transmetimet qė i kanė regjistruar shumė pėrmbledhės tė haditheve siē janė Ibn-Suni, Hakimi, Bejhakiu dhe Abdullah ibn Hambeli jepen zgjidhjet e ajeteve tė cilat lexohen pėr shėrim nga sar'i, gjė qė ėshtė bazė e rukjes qė lexohet gjatė shėrimit tė sar'as.
Ubej ibn Ka'bi transmeton: "Isha te i Dėrguari [salallahu alejhi ve selem] kur erdhi njė beduin dhe tha:
'O Pejgamber i Allahut, kam njė vėlla tė sėmurė?'.
'Prej ēka vuan ai?' - pyeti Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
'Prej ēmendurisė' - tha fshatari.
'Ma sjell!' - tha Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
E vendosi para vetes e i kėndoi kėto ajete:
1. Fatihanė:
2. ajetet prej sures Bekare: 1-4, 163-164, 255, 284-286:
3. ajetin prej sures Ali Imran: 18,
4. ajetin prej sures El-A'raf: 54,
5. ajetin prej sures El-Mu'minun: 116,
6. ajetin prej sures El-Xhin: 3,
7. ajetet prej sures Es-Safat: 1-10,
8. ajetet prej sures El-Hashėr: 21-24,
9. suren Ihlas dhe Mu'avidhetejn.
Ajetet e rukjes janė kėto:
Pra, ajetet e rukjes nė bazė tė kėtij transmetimi janė Fatiha:
1.Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit
2. Falėnderimi i takon Allahut, Zotit te botėrave
3. Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit
4. Sunduesit tė Ditės sė Gjykimit
5. Ty tė adhurojmė dhe prej Teje ndihmė kėrkojmė
6. Udhėzona nė rrugėn e drejtė,
7. nė rrugėn e atyre ndaj tė cilėve ke bekimin, e jo nė tė atyre qė je i hidhėruar, dhe qė kanė humbur!"
Bekare:
Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
1. Elif, Lam, Mim.
2. Ky ėshtė libri qė nuk ka dyshim nė te (sepse ėshtė prej All-llahut) ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm.
3. Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen (namazin) dhe prej asaj qė Ne u kemi dhėnė, ata japin (zeqatė, sadaka etj.).
4. Dhe ata, tė cilėt besojnė nė atė qė t'u shpall ty, dhe nė atė qė ėshtė shpallur para teje, dhe qė janė tė bindur plotėsisht pėr (jetėn e ardhshme nė) botėn tjetėr (ahiretin).
5. Tė tillėt janė tė udhėzuar nga Zoti i tyre dhe vetėm ata janė tė shpėtuarit.
102. (e hodhėn librin e Zotit) E ndoqėn atė qė thonin djajt nė kohėn e sundimit tė Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin tė pafé, sepse u mėsonin njerėzve magjinė. (Ndoqėn) Edhe ēka u zbriti nė Babil dy engjėjve, Harutit dhe Marutit. E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se t'i thonin: "Ne jemi vetėm sprovė, pra mos u bėn i pa fé!" E, mėsonin (njerėzit) prej atyre dyve atė (magji) me ēka ndanin burrin prej gruas sė vet, por pa lejėn e All-llahut me atė askujt nuk mund t'i bėnin dėm dhe ashtu mėsonin ēka u sillte dėm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditė) e kanė ditur se ai qė (hodhi librin) e zgjodhi atė (magjinė), ai nė botėn tjetėr nuk ka ndonjė tė drejtė (nė mėshirėn e Zotit). Po ta dinin, ata se pėr ē'ka e shitėn vetveten, ajo ėshtė shumė e keqe.
163. Zoti juaj (qė meriton adhurim) ėshtė njė, All-llahu, nuk ka zot pos Atij qė ėshtė mėshrėplotė, gjithnjė mėshiron.
164. Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė nė te nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka argumente.
255. All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze tė koturit, e as gjumi. E Tija ėshtė ē'ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė. Kush mund tė ndėrmjetėsojė te Ai, pos me lejėn e Tij? Ai e di se ē'po u ndodhė dhe ē'do t'u ndodhė. Dhe asgjė nga dija e Tij nuk mund tė pėrvetėsojnė, pos sa tė dojė Ai. Ndėrsa pushteti i Tij pėrfshin qiejt dhe tokėn. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirėmbajtur), ngase Ai ėshtė i Larti, Madhėshtori. (Ky ajet quhet edhe "Ajetul-Kursij")
256. Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush nuk i beson tė pavėrtetat, e i beson All-llahut, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė fortė, e cila nuk ka kėputje. All-llahu ėshtė dėgjues i dijshėm.
257. All-llahu ėshtė mbikėqyrės i atyre qė besuan, i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė. E kujdestarė tė atyre qė nuk besuan janė djajtė qė i nxjerrin ata prej drite e i hudhin nė errėsira. Ata janė banues tė zjarrit, ku do tė qėndrojnė pėrgjithmonė.
284. Tė All-llahut janė ē'ka nė qiell dhe ē'ka nė tokė, e pėr atė qė e keni nė shpirtin tuaj, e shfaqėt haptazi ose e mbajtėt fshehtė, All-llahu do t'ju marrė nė pėrgjegjėsi, e Ai ia fal atij qė do dhe dėnon atė qė do. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.
285. I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė Tij, si dhe besimtarėt. Secili i besoi All-llahut, engjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė dėrguarit e Tij, dhe thanė: "Dėgjuam dhe respektuam. Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė."
286. All-llahu nuk ngarkon askė pėrtej mundėsive tė veta, atij (njeriut) i takon ajo qė e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) qė e meritoi. "Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė! Zoti ynė, mos na ngarko neve barrė tė rėndė siē i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynė, mos na ngarko me atė pėr tė cilėn nuk kemi fuqi! Na i shlyej mėkatet, na i mbulo tė kėqiat, na mėshiro. Ti je Mbrojtėsi ynė, na ndihmo kundėr popullit pabesimtar!
Ali Imran:
18. All-llahu vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, edhe engjėjt e dijetarėt, dhe se Ai ėshtė Zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot pėrveē Tij, Fuqiplotit, e tė Urtit.
19. Feja e pranueshme tek All-llahu ėshtė islami, e atyre qė ėshtė dhėnė libri, pasi mėsuam pėr tė vėrtetėn, vetėm nga zilia mes vete kundėrshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijė se All-llahu shpejt do t'I jape llogarinė.
A'raf:
54. Vėrtetė, Zoti juaj, All-llahu ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn brenda gjashtė ditėsh, pastaj qėndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditėn me natėn, qė me tė shpejtė e kėrkon atė (mbulimin e dritės sė ditės), edhe dielli, edhe hėna e edhe yjet i janė nėnshtruar sundimit tė Tij. Ja, vetėm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhėruar ėshtė All-llahu, Zoti i botėve.
55. Lutnie Zotin tuaj tė pėrulur e nė heshtje, pse Ai nuk i do ata qė e teprojnė.
56. Mos bėni ērregullime nė tokė pas rregullimit tė saj (me tė ardhur tė pejgamberėve) dhe lutnie Atė duke pasur frikė (dėnimin) dhe duke shpresuar (mėshirėn). S'ka dyshim se mėshira e All-llahut ėshtė pranė atyre tė mirėve.
117. E Ne e frymėzuam Musain (duke i thėnė): "Hidhe shkopin tėnd!" Kur qe, ai gėlltiste atė qė kishin magjepsuar.
118. Atėherė u dėshmua e vėrteta dhe u zhduk ajo qė kishin pėrgatitur.
119. Aty u mundėn ata (magjistarėt dhe faraoni) dhe u kthyen tė poshtėruar.
120. E magjistarėt u hodhėn (u pėrulėn) nė sexhde.
121. Dhe thanė: "Ne i besuam Zotit tė gjithėsisė,
122. Zotit tė Musait dhe tė Harunit!"
Junus:
81. E kur i hodhėn ata, Musai u tha: "Kjo qė e sollėt ju tash, vėrtet ėshtė magji!" Po All-llahu do ta asgjėsojė kėtė, sepse All-llahu nuk e pėrkrahė veprėn e tė prishurve.
82. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon tė vėrtetėn, ndonėse e urrejnė tė pabesėt.
Ta-Ha:
69. Tani hidhe atė qė e ke nė dorėn tėndetė djathtė (shkopin), qė t'i gėlltisė ato qė i bėnė ata, sepse ajo qė bėnė ata nuk ėshtė asgjė tjetėr pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do tė ketė sukses kudo qoftė.
El-Mu'minun:
115. A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
116. I lartė ėshtė All-llahu, Sunduesi i vėrtet, nuk ka zot tjetėr pos Tij, Zot i Arshit bujar.
117. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjė zot tjetėr, pėr tė cilin nuk ka kurrfarė fakti, pėrgjegjėsia e tij ėshtė para Zotit tė vet, e mohuesit nuk do tė shptojnė.
118. E ti thuaj: "O Zoti im, mė fal e mė mėshiro, se Ti je me Mėshiruesi i mėshiruesve!"
Safat:
1. Pasha tė rradhiturit (melaiket), qė nė rreshta (safa) qėndrojnė.
2. Dhe nxituesit, qė me nxitim shtyjnė.
3. Dhe pasha lexuesit, qė lexojnė pėrkujtimin.
4. Ėshtė e vėrtetė se Zoti juaj ėshtė vetėm Njė.
5. Zot i qiejve dhe i tokės e ēka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (tė yjeve).
6. Vėrtetė, Ne kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė dynjasė) me bukurinė e yjeve.
7. Dhe me mbrojtje prej ēdo djalli tė prishur.
8. Ashtu qė nuk mund tė pėrgjojnė parinė mė tė lartė (engjėjt mė tė zgjedhur), pse gjuhen me shkėndija nga tė gjitha anėt.
9. Ata janė tė pėrzėnė dhe do tė kenė njė dėnim tė pėrhershėm.
10. Pėrveē atij qė rrėmben vrullshėm, po atė e ndjek ylli qė e djeg.
Ahkaf:
29. (Pėrkujto) Kur disa prej exhinėve i drejtuam te ti qė tė dėgjojnė Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dėgjuan atė, thanė: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e kėshilluan.
30. Thanė: "O populli ynė, nė dėgjuam njė libėr tė shpallur pas Musait, qė vėrteton atė para tij, qė udhėzon nė tė vėrtetėn dhe nė rrugėn drejtė!"
31. O populli ynė, pėrjigjuni thirrėsit tė All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falė mėkatet tuaja dhe ju shpėton prej njė dėnimi plot vuajtje.
32. E kush nuk i pėrgjigjet atij qė thėrret nė rrugėn e All-llahut, ai nuk ėshtė i pamposhtur nė tokė dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtės, tė tillėt janė nė njė humbje tė hapėt!"
Rrahman:
33. O turmė e xhinėve dhe e njerėzve, nėse keni mundėsi tė dilni pėrtej kufijve tė qiejve e tė tokės, depėrtoni pra, po nuk mundeni vetėm me ndonjė fuqi tė fortė (por ju nuk e keni atė).
34. E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?
35. Juve dy grumbujve u derdhet pėrmbi flakė zjarri dhe do t'u derdhen rem i shkrirė e nuk do tė keni mundėsi tė mbroheni.
36. E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?
Hashėr:
21. Sikur Ne ta zbritnim kėtė Kur'an mbi ndonjė kodėr, do ta shihje atė tė strukur e tė ēarė prej frikės nga All-llahu. Kėta janė shembuj qė ua shkoqisim njerėzve, qė ata tė mendojnė.
22. Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr; vetėm Ai, qė e di tė fshehtėn dhe tė dukshmen, Ai ėshtė Mėshiruesi, Mėshirėbėrėsi!
23. Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē tij, sundues i pėrgjithshėm, i pastėr (prej tė metave qė i mvishen), shpėtimtar (qė i shpėton njerėzit prej ndėshkimit tė padrejtė), sigurues (qė siguroi njerėzit me premtimin e vet dhe pejgamberėt me mrekulli) mbikėqyrės (qė mbikėqyr dhe pėrcjell ēdo send), i plotfuqishėm, mbizotėrues, i madhėrishėm. I lartėsuar ėshtė All-llahu nga ēka i shoqėrojnė!
24. Ai ėshtė All-llahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėsuesi. Tė tij janė emrat mė tė bukur. Atė (All-llahun) e madhėron ēka ka nė qiej e nė tokė dhe Ai ėshtė ngadhėnjyesi, i urti!
Xhinn
1.Thuaj: "Mua mė shpalllet se njė grup i vogėl nga xhinėt i vuri veshin dhe dėgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te tė vetėt) thanė: "Ne kemi dėgjuar njė Kur'an qė mahnit,
2. qė udhėzon nė tė vėrtetėn, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonė, kurrsesi nuk do t'ia shoqėrojmė mė askė"
3. Dhe se lartėsia e madhėruar e Zotit tonė, nuk ėshtė qė ka as grua, as fėmijė.
4. S'ka dyshim se ai mendjelehti jonė fliste tė pavėrteta ndaj All-llahut.
5. Ndėrsa, ne kemi pas menduar se as njerėzit, as xhinėt nuk flasin gėnjeshtra pėrkitazi me All-llahu,
6. Dhe se ka pasur burra prej njerėzve, qė kėrkonin ndihmė prej disa xhinėve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe mė shumė arrogancėn.
7. Dhe se ata (njerėzit) kanė menduar, siē keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka pėr tė ringjallur askė.
8. Dhe vėrtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnė qiellin, po atė e gjetėm pėrplot roje tė forta dhe me shkėndija (zjarri qė djeg),
9. Dhe ne mė parė hulumtonim nė vendėvėshtrim pėr tė dėgjuar, e kush pėrpiqet tė dėgjojė tash, ai has nė pusinė e shkėndijės sė zjarrtė.
Ihlas:
1. Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė!
2. All-llahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė.
3. As s'ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė.
Felek:
1. Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit,
2. Prej dėmit tė ēdo krijese, qė Ai e krijoi.
3. Dhe prej errėsirės sė natės kur ngryset plotėsisht.
4. Dhe prej dėmit tė atyre qė lidhin dhe fryejnė nyja.
5. Edhe prej dėmit tė smirėkeqit kur sipas smirės vepron.
Nas:
1. Thuaj: "Mbėshtetem (mbrohem) me Zotin e njerėzve!
2. Sunduesin e njerėzve,
3. Tė adhuruarin e njerėzve,
4. Prej tė keqes sė cytėsit qė fshihet.
5. I cili bėn cytje nė zemrat e njerėzve,
6. Qoftė ai (cytėsi) nga xhinėt ose nga njerėzit
|