Lajmerim: Hapet Forumi i Motrave
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te Botrave. Paqja dhe Bekimi qofshin mbi te Derguarin e Tij Muhammedin SalAllahu Alejhi ve Selem, familjen e tij, shoket e tij, dhe mbi te gjithe ata qe pasojne rrugen e tij, deri ne Diten e Gjykimit. Amin
Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Motra te nderuara ne Islam, me kete shfrytezoj rastin qe, se pari t“ua uroj festen e Kurban Bajramit, ndersa atyre qe iu kane pergjigjur thirrjes se Haxhxhit, lus All-llahun qe t“ua pranoje Haxhxhin, sepse Haxhxhi i pranuar eshte Xhenneti i All-llahut Subhanehu ve Teala (Hadith Sahih).
Me tutje, motra te nderuara, kam nderin te ju njoftoj se, eshte hapur Forumi i Motrave ne kuader te Forumit Islam.
Ky Forum i Motrave do te jete vetem per motrat, andaj edhe eshte i siguruar me Fjalekalim shtese, per te mbrojtur sfren private te motrave. Si rezultat i kesaj sigurie, Temat e postuara ne kete Forum nuk jane te dukshme per ata te cilet nuk jane te autorizuar per qasje ne kete Forum.
Per te pare Temat ne Forumin e Motrave, ju duhet te jeni e kyēur ne Forumin Islam permes te dhenave tuaja (Emri dhe Fjalekalimi qe keni dhene gjate regjistrimit), dhe sikurse cekem me larte, gjate tentimit per te hyre ne Forumin e Motrave nga ju do te kerkohet qe te shenoni Fjalekalimin e sigurimit te Forumit.
Kete Fjalekalim mund ta merrni duke bere kerkese ne Temen "Kerkesa per qasje" ne Forumin e Motrave. Me kete rast, moderuesja e Forumit te Motrave (ne kete rast, une) do t“ua dergoje Fjalekalimin permes nje Mesazhi Privat.
Njekohesisht, ju njoftojme se, ne kuader te Forumit Islam - IslamChat, poashtu eshte hapur nje Dhome e Motrave, ne te cilen motrat mund te bisedojne me njera tjetren, sikurse jane mesuar te bisedojne ne MSN, Yahoo, etj. Natyrisht edhe kjo Dhome e Motrave eshte e siguruar me Fjalekalim.
Gjithashtu, ju lusim qe, per cdo lloj tentimi per keqperdorimin e Forumit te Motrave te me lajmeroni insha All-llah, gje qe do te rezultoje ne perjashtimin e perhershem te atyre personave te pandergjegjshem prej Forumit Islam, ndersa llogaria e tyre e fundit do te jete tek All-llahu Subhanehu ve Teala.
Duke deshiruar qe te kemi bashkepunim dhe kontakt te hajrit ne Forumin tone, ju pershendes me
Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
__________________
HasbiyAllahu wa nimal-wakiil
|