Gjithēka rreth Zekatul-Fitrit (vitrave)
Domethėnia dhe shkaku i emėrtimit tė saj:
Ėshtė quajtur Sadekatul-fitri ; sepse shkaku i obligueshmėrisė sė saj ėshtė pėrfundimi i agjėrimit tė muajit tė Ramazanit, ndėrsa ėshtė quajtur zeqat (pastrim) pėr shkak se e pastron shpirtin e njeriut dhe e pėrforcon atė, por gjithashtu edhe e plotėson ndonjė mangėsi tė mundshme gjatė agjėrimit, duke pasur parasysh gjithherė se ka dallim mes zeqatit nė pasuri dhe mes zeqatit tė fitrit.
Kur ėshtė bėrė obligim?
Obligueshmėria e sadekatul-fitrit ka ndodhur nė vitin e dytė tė hixhretit dmth pėrnjėherė me agjėrimin- argument pėr obligueshmėrinė e sadekatul-fitrit ėshtė Kurani, hadithet e Pejgamberit a.s. si dhe konsensusi i dijetarėve islam. Allahu xh.sh thotė: Ka shpėtuar ai qė ėshtė pastruar. El-Aėla, 14. Ndėrsa nė dy koleksionet e hadithit ( Buhariut dhe Muslimit) qėndron se: Pejgamberi a.s. e ka bėrė obligim sadekatul-fitrin .... . Dijetarėt janė tė njė mendimi si nė tė kaluarėn po edhe tash se sadekatul-fitri ėshtė obligim (vaxhib), kurse banorėt e Medinės nuk shohin lėmosh mė tė mirė se sa sadekatul-fitrin.
Dispozita e sadekatul-fitrit:
Dijetarėt ( الجمهور ) janė tė njė mendimit se sadekatul-fitri ėshtė vaxhib duke u bazuar nė hadithin qė transmeton ibn Omeri r.a.: Se Pejgamberi a.s. e ka bėrė obligim sadekatul-fitrin nė Ramazan njė Saė nga hurmat ose njė Saė nga elbi pėr ēdo njėrin, tė lirė apo rob.
Urtėsia e sadekatul-fitrit:
Ėshtė bėrė obligim sadekatul-fitri pėr ta pastruar shpirtin e njeriut nga tė metat siē mund tė jetė koprracia apo diēka tjetėr, pastaj pėr ta pastruar agjėruesin nga ndonjė mangėsi qė ka mundur ti ndodhė gjatė agjėrimit siē mund tė jetė ndonjė fjalė e keqe apo pėrgojim etj, pastaj pėr ti shtuar sevapet dhe pėr ti zmadhuar punėt e mira nė kėtė muaj, pastaj solidarizim me tė varfėritė dhe ata qė nuk kanė qė bile nė ditėn e Bajramit tmos e shtrijnė dorėn. Gjithashtu nga urtėsitė e sadekatul-fitrit ėshtė edhe shfaqja apo shprehja e falėnderimit ndaj begative tė Zotit ndaj njeriut qė ia ka bėrė tė mundur ta agjėroj kėtė muaj tė bekuar tė falė namaz pėr Zotin e tė veproi shumė veprat tjera tė mira. Gjithashtu nga urtėsitė e sadekatul-fitrit ėshtė edhe pėrhapja e dashurisė dhe respektit mes shtresave tė ndryshme tė shoqėrisė islame, etj etj.
Kush e ka obligim? Ėshtė obligim pėr ēdo mysliman, femėr apo mashkull, rob apo i lirė, fėmijė apo i rritur me konsensusin e tė gjithė dijetarėve mysliman. Mirėpo dijetarėt kanė vendosur njė kusht ai ėshtė: ai qė jep sadekatul-fitrin tė ketė sasi ( tė holla, drithėra etj) qė i mjafton atij dhe familjes sė tij pėr ditėn e Bajramit dhe natėn e tij pėr tė gjitha nevojat prioritare.
Kush pėr kė e ka obligim ta jap sadekatul-fitrin?
Personi pėrgjegjės e jep sadekatul-fitrin pėr veten e tij dhe pėr ata qė janė nėn pėrkujdesjen e tij siē janė fėmijėt, bashkėshortja dhe prindėrit nėse janė nėn pėrkujdesjen e tij dhe nuk kanė mundėsi ti japin.
Kujt i jepet sadekatul-fitri? Dijetarėt janė tė njė mendimit se sadekatul-fitri u jepet tė varfėrve mysliman, ndėrsa Imam ebu Hanife e ka lejuar qė tu jepen edhe atyre personave qė nuk janė mysliman por janė nėn pėrkujdesjen e shtetit Islam ( ehludh-dhimme) , ndėrsa pėr kategoritė tjera qė janė tė pėrmendura nė Kurani nuk u jepet pėrveēse nėse ka ndonjė nevojė ose interes fetar.
Koha e dhėnies sė sadekatul-fitrit:
Parimisht, sadekatul-fitri duhet tė jepet para namazit tė Bajramit duke u bazuar nė hadithin e Prjgamberit a.s. se ai ka urdhėruar qė ajo tė nxirret para daljes sė njerėzve pėr namaz, dhe nuk lejohet vonimi i saj nga dita e Bajramit. Lejohet dhėnja e sadekatukl-fitrit edhe nė fillim tė muajit kur ėshtė nevoja e nė veēanti nėse u jepet organizatave tė ndryshme bamirėse tė cilave u merr kohė shpėrndarja e tyre.
Drithėra apo tė holla?
Sadekatul-fitri jepet nė sasi tė njė Sai ( njė Saė ėshtė katėr grushta tė duarve tė njė njeriu mesatar) nga hurmat, elbi, rrushi i terur ose gruri, apo ēdo ushqimi tjetėr i cili ėshtė ushqim i atij vendi, ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve dhe imamėve tė njohur. Mirėpo lejohet dhėnia e vlerės sė mallit nė tė holla sepse kjo sigurisht ėshtė mė e dobishme pėr tė varfėritė dhe mė e lehtė nė kėtė kohė, njėherit ky ėshtė mendimi i dijetarėve tė medhhebit hanefij si dhe mendimi i Omer ibn AbdulAzizit dhe Hasan el-Basriut.
Mėnyra e llogaritjes sė vlerės:
Vlera ndryshon varėsisht llojit qė dėshiron ta nxjerr ai qė e jep sadekatul-fitrin, pėr shembull ka njerėz qė dėshirojnė ta nxjerrin nga orizi atėherė ai duhet ta nxjerr zeqatin nė vlerė tė dy kilogram e gjysmė orizi, p.sh. nėse njė kg oriz ka vlerėn 2 (dy euro) atėherė ai i jep 5 ( pesė euro), pėr ēdo individ. Por nėse donė ta nxjerr nga ndonjė lloj tjetėr atėherė vetėm e shikon vlerėn dhe vepron sikur mė parė.
Tabela e llojeve nga tė cilat jepet sadekatul-fitri:
Kjo tabelė e sqaron emrin e llojit dhe sasinė e saj nė kilogram pastaj ēdonjėri ta bėjė llogarinė e ēdo lloji sipas vendit ku jeton, mė pastaj nxirret vlera e sadekatul-fitrit duke u bazuar nė kėtė parim.
Emri i llojit Sasia nė kg pėr njė Saė
Orizi 2.15 kg
Pasuli 2.600 kg
Hurma 1.5 kg
Rrushi i terur 1.5 kg
Misri 1.900 kg
Nxjerrja e sadekatul-fitrit pėr Fetusin:
Ibn Hazmi thotė se ėshtė vaxhib dhėnia e sadekatul-fitrit pėr fetusin i cili gjendet nė barkun e nėnės nėse i ka mbushur 120 ditė, ndėrsa shumica e dijetarėve (الجمهور ) thonė nuk ėshtė vaxhib, kurse Jusuf el-Karadavi thotė ėshtė mustehab, andaj njeriu mund tė zgjedh.
Transferimi i sadekatul-fitrit:
Parimisht nuk lejohet transferimi i sadekatul-fitrit prej njė vendi nė vendin tjetėr, mirėpo lejohet nėse nevoja ėshtė mė e madhe nė atė vend ku do tė transferohet.
Sadekatul-fitri dhe pranimi i agjėrimit:
Agjėrimi i Ramazanit nuk e eliminon obligueshmėrin e dhėnies sė sadekatul-fitrit gjithashtu as dhėnia e sadekatul-fitrit nuk e eliminon obligueshmėrinė e agjėrimit sepse ēdonjėra ėshtė e obliguar nė mėnyrė tė pavarur dhe ēdonjėra prej tyre ėshtė obligim pėr myslimanin qė ka mundėsi; mirėpo nuk duhet ti themi atij qė agjėron dhe nuk e jep sadekatul-fitrin se nuk i pranohet agjėrimi edhe pse e dimė dhe nuk duhet tė harrojmė se Islami ėshtė njė tėrėsi qė nuk pranon ndarje dhe se obligimet e tij tė gjitha duhet tė realizohen.
Personi qė nuk ka mundėsi ta jep sadekatul-fitrin:
Nėse njė mysliman nuk posedon diēka mė shumė se sa pėr nevojat e tij dhe tė familjes sė tij deri nė agim tė ditės sė Bajramit atėherė ai nuk e ka pėr obligim dhėnien e sadekatul-fitrit. Allahu xh.sh. thotė: Allahu nuk e obligon asnjė njeri pėrtej mundėsisė sė tij,... dhe Allahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju.
Marr nga:
www.islamonline.net
Nga gjuha arabe
Vedat Shabani
Prishtinė, 04.10.2007