Shiko Postimet njė nga njė
  #3 (permalink)  
Vjetėr 13-10-2007, 16:29
sunnih sunnih is offline
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 864
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,013
Falėnderuar 2,495 herė nė 712 Postime
Rep Fuqia: 764
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
Re: A janė tesbit Bid'at ?

El-hamdulilahi wa salatu wa selamu ala Resulilah.

Tespite apo masbaha eshte nje numer goglash te vogla te lidhura me fije bashke ne forme rrethi dhe me to numerohet numri i thenieve te dhikrit nga ai qe deshiron te beje dhiker.

Ne lidhje me gjykimin rreth tyre dijetaret kane dhene mendime te ndryshme. Nje grup thote se kjo lejohet. Nje grup tjeter thote se kjo lejohet por berja e dhikrit me gishta eshte me e mire. Nje grup thote se kjo eshte mekruh. Nje grup tjeter nuk e lejon kete apsolutisht dhe e klasifikon kete si bidat.

Sheikh ul Islam Ibn Tejmia e ka trajtuar kete ceshtje ne Fatawa dhe nder te tjera ka thene: "Disa marrin rrugicat e namazeve ne krahet e tyre dhe tespite duke u dukur keshtu dhe duke i kthyer ato ne simbole te islamit. Eshte e njohur nga transmetimet mutawatir se as Resuli dhe as sahabat e tij nuk i perdornin keto simbole. Ata benin dhikr dhe e numeronin ate me gishtat e tyre sikurse ka ardhur ne hadith:-"numeroni me gishtat tuaj se ato do te pyeten dhe do te flasin". Disa mund ti gjesh qe numerojne dhikret e tyre me guralece apo me berthama hurmash. Disa thone se te besh dhikr me tespi eshte mekruh dhe disa e lejojne ate por asnjeri prej tyre nuk thote se te besh dhikr me tespi eshte me mire se sa me gishta.

Sheikh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin tha ne Lika' el-Maftu pasi u pyet per tespite: "Eshte me mire te mos behet dhikri me pespi por nuk eshte bidat sepse ka baze ne te ngase disa nga sahabat benin dhikr me guralece. Megjitheate Resuli na mesoi te bejme dhikr me gishta ngase tha:- "numeroni dhikret me gishta ngase do te pyeten dhe do te flasin". Te besh dhikr me tespih nuk eshte haram apo bidat por eshte me mire qe te mos e besh kete ngase ai qe e ben kete po le me te miren per dicka me te ulet. Po ashtu perdorimi i tespive mund te permbaje vepra per tu dukur ngase disa individe mbajne tespi me 1000 gogla sikur duan tu thone njerezve te tjere qe shikomeni mua une bej tesbih 1000 here. Se dyti ata qe bejne dhikr me tespi humbin perqendrimin e tyre gjate dhikrit ngase i sheh duke i hedhur syte e tyre sa andej ketej gje kjo qe tregon se ata nuk jane te perqendruar.

Sheikh Muhamed Nasirudin el-Albani tha ne silsileh ahadith ed-daifa pasi permend transmetimet e dobeta ne lidhje me tespite: "...Se pari: Perdorimi i tespive eshte bidat ngase ato nuk njiheshin ne kohen e Resulit por pas tij keshtu si mundet qe ai te kete inkurajuar sahabat ti perdorin ato nderkohe qe ata nuk i njihnin ato? Argumenti per ate qe thashe eshte transmetimi i Ibn Wadah ne El-Bid' wa nah' anha nga Salt ibn Bahram qe tha: Ibn Mas'udi kaloi prane nje gruaje qe kishte tespi dhe po bente dhikr me to dhe ia mori dhe i theu ato. Pastaj kaloi nga nje njeri qe po bente dhikr me guralece dhe e goditi (lehte) me shkelm dhe i tha:- Ti mendon se je me i mire se sahabat nderkohe qe po ndjek nje bidat. Mendon se je me i ditur se Sahabat e Muhamedit". Zinxhiri i transmetimit eshte sahih deri tek Ibn Salt qe eshte nga te besueshmit e tabiineve.

Se dyti: Kjo shkon kunder udhezimit te Resulit. Abdullah ibn Amr tha: e pashe Resulin te numeronte dhikrin me doren e tij te djathte.

Po ashtu sheikh Albani tha se nese me e pakta qe mund te thuhet per tespite eshte qe largon njerezit nga suneti i numerimit te dhikrit me gishta kjo eshte mjaft si e keqe.

Pra sikurse shihet dijetaret kane dhene mendime te ndryshme ne kete ceshtje dhe sikurse Ibn Tejmia thekson se edhe ata qe i lejojne tespite nuk thone se eshte me mire te numerosh dhikrin me tespi se sa me gishta.

Tani lind pyetja: Individi a duhet te ndjeke ate qe eshte me e mira apo ate qe eshte me pak e mire? Nuk do te kete njeri me llogjike te shendoshe e aq me pak njerez me devotshmeri ne ndjekjen e urdheresave te Allahut dhe qendrimin larg ndalesave te Tij qe te mos thote se ajo qe zgjedhim eshte perfitimi maksimal ne cdo ceshtje. E si pra kur dikujt i behet e qarte se dhikri i numeruar me gishta eshte me i mire se dhikri i numeruar me tjeter vec gishtave mund te mbetet tek numerimi inferior duke lene anash superioren?

Nuk duhet harruar se suksesi eshte vetem ne ate dihet se ka perfitim dhe veprat tona duhen bazuar ne te dhe jo ne tjeter vec saj. Keshtu nese Resuli numeronte dhikrin e tij me gishta atehere kjo eshte menyra me e mire nga te gjitha dhe Allahu na e ka bere te qarte se ndjekja e Resulit eshte apsolute dhe se tek ai ne kemi shembullin e shkelqyer. Askush nga ne nuk merr tejemum kur ka uje per te marre avdes. Po ashtu askush nga ne nuk duhet te numeroje dhikrin e tij me tespih duke braktisur numerimin me gishta. Kjo eshte me afer te vertetes dhe kjo sjell perfitim me te madh dhe te sigurte per ne. E Allahu e di me mire.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Lamise (14-10-2007), Shkupjani_ger (14-10-2007)