Shiko Postimet njė nga njė
  #3 (permalink)  
Vjetėr 13-10-2007, 16:39
sunnih sunnih is offline
Anėtarė i Avancuar
 
Data e Anėtarėsimit: 26-06-2006
Postimet: 864
All-llahu tė shpėrbleftė: 1,013
Falėnderuar 2,495 herė nė 712 Postime
Rep Fuqia: 764
sunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond reputesunnih has a reputation beyond repute
a lejohet a po a eshte e pelqyeshme qe besimtari pasi te beje nje hatme(lexim komplet

a lejohet a po a eshte e pelqyeshme qe besimtari pasi te beje nje hatme(lexim komplet te kuranit)ta mbeje njijetin per donje anetare te familjes dhe ne fund duane e hatmes ta vendos qe ta beje hoxha ne xhami me te gjithe xhematet prezent ne ate kohe namaz

El-hamdulilahi wa salatu wa selamu ala Resulilah.



Se pari themi se leximi i Kur’anit qofte pjeserisht qofte i plote eshte nga veprat me te mira qe dikush kryen dhe kjo duhet inkurajuar. Askush nuk duhet te neglizhoje ne leximin e Kur’anit por secili te lexoje sipas mundesive te tij. Sa me teper aq me mire megjitheate ajo qe synohet eshte qe cdo germe te Kur’anit ti jepet haku i saj dhe te respektohen rregullat e leximit te Tij sa me mire te jete e mundur.



Ne lidhje me fjalet e tua: “ta beje njetin per ndonje anetar te familjes” ketu nuk eshte shume e qarte se cfare ke patur si qellim por do te permendim tre rastet kryesore inshallah duke shpresuar se e kemi permbledhur ne te qellimin qe ke pasur me keto fjale inshallah. Tre rastet qe ne do te permendim jane:



1) Recitimi i Kur’anit nga dikush qe eshte gjalle per dike tjeter qe eshte gjalle per te plotesuar obligimin e recitimit te Kur’anit.



2) Recitimi i Kur’anit nga dikush qe eshte gjalle per ti dhuruar shperblimin e leximit te tij dikujt tjeter qe eshte gjalle.



3) Recitimi i Kur’anit nga dikush qe eshte gjalle per ti dhuruar shperblimin dikujt qe ka vdekur.



Nese qellimi ishte qe te recitosh Ku’anin dhe kjo te quhet si recitimi i dikujt tjeter duhe hequr keshtu obligueshmerine e ketij individi nga leximi i Kur’anit, atehere kjo shtrihet ne dy kategori:



1) Recitimi i Kur’anit gjate namazit



2) Recitimi i Kur’anit jashtė namazit



Persa i perket recitimit te Kur’anit ne namaz disa dijetare jane te mendimit se recitimi i imamit eshte i mjaftueshem per ate qe falet pas imamit dhe disa te tjere thone se nuk eshte. Mendimi i atyre qe thone se recitimi i imamit eshte i mjaftueshem per ndjekesin bazohet ne argumente te ndryshme, keshtu mund te themi se ky eshte nje nga rastet kur dikush qe eshte gjalle reciton Kur’an per dike tjeter qe eshte gjalle dhe recitimi i te parit mjafton per te hequr obligueshmerine e recitimit te te dytit.



Persa i perket recitimit te Kur’anit jashte namazit, nuk ka mosmarrveshje mes dijetareve se obligimi i recitimit te Kur’anit nuk hiqet nga individi po qe se dikush tjeter ofron ta kryeje kete ne vend te tij.



Persa i perket recitimit te Kur’anit nga dikush qe eshte gjalle per dike qe ka vdekur per ti hequr obligueshmerine e recitimit te Kur’anit nga i vdekuri atehere ajo qe eshte e sakte ne kete ceshtje eshte se kjo nuk lejohet dhe argumentet per kete do te permenden me poshte inshallah.



Nese eshte si qellim dhurimi i shperblimit ndaj nje pjesetari tjeter te familjes tende, atehere kemi te bejme me dy raste:



1) Personi eshte i gjalle



2) Personi ka vdekur



Ne lidhje me recitimin e Kur’anit nga nje i gjalle per ti dhuruar shperblimin dikujt tjeter qe eshte gjalle atehere themi:



Ne sheriatin Islam ka disa argumente qe tregojne se dikush qe eshte gjalle mund te perfitoje nga veprat e dikujt tjeter qe eshte gjalle sikurse prindi perfiton nga haxhi i femijes se tij te mitur sikurse eshte permendur ne hadithin e sakte te Muslimit nga Ibn Abasi se nje grua ngriti femijen e saj lart dhe tha: “O Resulullah! A quhet haxhi i ketij (a shperblehet ky per kete haxh qe ai po kryen)? Ai u pergjigj:-Po! Dhe per ty do kete shperblim!”.



Abu Dawud dhe Ibn Maxhah transmetojne nga Ibn Abas se Resuli degjoi te thoshte; “Lebejk per Shabrumen!” Resuli e pyeti ate: Kush eshte Shabruma?! Ai u pergjigj: Nje i afert i imi. Resuli e pyeti: A ke bere haxh ti per vehten tende? Ai tha jo. I tha: Beje kete haxh per vehte pastaj tjeter here bej haxh per Shabrumen”. (Albani tha se hadithi eshte sahih).



Por ne lidhje me dhurimin e shperblimit per recitimin e Kur’anit nuk kemi ndonje transmetim.



Ne lidhje me dhurimin e shperblimit per dike qe ka vdekur atehere themi:



Ka disa nga veprat qe nese i gjalli i ben per te vdekurin, te vdekurit i arrin shperblimi sikurse:



Berja e duase ne pergjithesi nga te gjallet per te vdekurit sikurse Allahu thote: “E ata qe vijne pas tyre thone: O Zoti yne! Falna ne dhe ata qe na paraprine ne iman....” (59:10)



Po ashtu falja e namazit te xhenazes ndaj te vdekurit i sjell dobi te vdekurit. Pagimi i borxheve te te vdekurit nga te gjallet sikurse ka ardhur ne transmetime te ndryshme.



Po ashtu agjerimi per te permbushur detyrimet e te vdekurve sikurse thuhet ne hadithin e Bukharit nga Aisha se Resuli tha: Kush vdes dhe ka agjerim pa plotesuar, trashegimtaret e tij agjerojne ne vend te tij”.



Po ashtu permbushja e betimeve sikurse permendet ne transmetimin e Bukharit nga Ibn Abasi se nje grua erdhi tek Resuli dhe e pyeti ate: Nena ime ishte betuar se do te kryente haxh dhe vdiq pa e kryer ate. A ta bej haxhin une ne vend te saj? Resuli iu pergjigj: Po...”.



Po ashtu ka edhe argumente te tjera te shumta. Ne lidhje me kryerjen e veprave dhe dhurimin e shperblimit ndaj te vdekurve dhe te gjalleve dy grupe kane gabuar: Grupi i pare lejon absolutisht cfaredo lloj vepre qe shperblehet qe te kryhet per te tjeret qofshin ata te gjalle apo te vdekur dhe shperblimin ia dhuron atyre. Grupi i dyte ndalon gjithecka duke thene se asgje nuk perfiton individi nga dikush tjeter qofte i gjalle apo i vekur. Kuptohet se mendimi i sakte eshte ai qe eshte ne mes duke theksuar se perfitim ka vetem ne ato ceshtje per te cilat kemi transmetime te sakta dhe atyre u permbahemi.



Ne lidhje me perjashtimin qe bejme tek veprat duke pranuar veprat per te cilat kemi transmetime dhe duke braktisur veprat per te cilat nuk kemi transmetime atehere kjo vjen edhe si rrezultat i bazave te fese edhe si rrezultat i studimit te argumenteve. Nga bazat e fese themi se adhurimi eshte i percaktuar qofte persa i perket permbajtjes po ashtu edhe persa i perket formes ne te cilen kryhet dhe nuk lejohet adhurimi pa argument qe te lejon te veprosh ate. Nga studimet e argumenteve eshte fakti se nese lejojme te gjitha veprat pa perjashtim si ka mundesi qe dikush nuk mund te pranoje islamin per dike tjeter qofte ky i gjalle apo i vdekur? Kjo do te qe vepra me e mire qe mund te behej per dike tjeter po qe se do te lejohej dhe askush nuk e ka thene se lejohet te pranosh Islamin per dike tjeter.



Nga ana tjeter themi se perderisa ka argumente nga sheriati qe individi mund te perfitoje nga veprat e individeve te tjere atehere nuk e mohojme kete ceshtje por thjeshte kufizohemi sipas teksteve.



Nje nga gabimet qe verehet eshte se disa nga vellezerit e sinqerte citojne hadithin e sakte te Bukharit dhe Muslimit: “Kur biri i Ademit vdes, veprat e tij ndalen pervec treve: sadakaja e rrjedheshme, dije e dobishme dhe nje djale qe ben dua per te”, dhe thone ata se asgje tjeter vec ketyre nuk sjell dobi.



Ky eshte gabim pasi ne permendem me siper disa argumente te tjera rreth kesaj ceshtje. Po ashtu ne transmetimin e Abu Hurrejres tek sunan Ibn Maxhah permenden: Dija qe meson dhe perhap, nje djale i devotshem qe ai le pas, nje kopje Kur’ani qe le pas, nje xhami qe ka ndertuar, nje shtepi qe ka ndertuar per udhetaret, nje kanal qe ka hapur, sadaka qe ka dhene kur ishte shendoshe e mire. (Albani e autetikon ne sahih et-terghib). Po ashtu Ahmed dhe Abu Dawud transmetojne se Resuli tha: “Me e mira qe dikush perfiton eshte ajo qe fiton dhe nga fitimi i tij eshte nje djale i devotshem”.



Pra cfaredo vepre te mire qe djali i devotshem kryen, edhe prindi i tij merr nje shperblim pa iu pakesur asgje djalit nga shperblimi i tij. Keshtu nuk eshte fare e nevojeshme qe dikush te dhuroje shperblimin per prindin e tij pasi thjeshte devotshmeria dhe veprat e drejta te djalit i shkojne prindit dhe dhurimi i shperblimit eshte nje kusht pa vlere dhe tejkalim ne te ngase prindi merr shperblimin edhe nese djali i tij nuk kishte njetin qe prindi te perfitonte nga veprat e tij.



Prandaj sa me teper qe ti te lexosh Kur’an apo te japesh sadaka apo te kryesh vepra te drejta dhe te pranuara, dije se prindi yt ka shperblim ne to pa tu pakesuar ty asgje nga shperblimi yt deshe apo nuk deshe ti.



Tani, nuk eshte kusht qe te behet hatme Kur’ani per te marre shperblim ngase Resuli na ka qartesuar ne transmetime te ndryshme qe per cdo germe ke 10 hasanate dhe po ashtu p.sh se sureja el-ikhlas eshte 1/3 e Kur’anit e keshtu me rradhe. Prandaj cfaredo qe te lexosh nga Kur’ani edhe ti edhe prindet e tu marrin shperblim.



Ne lidhje me duane pas hatmes se Kur’anit, asgje nuk eshte transmetuar nga Resuli ne kete pike por eshte transmetuar nga Enes ibn Melik se ai pasi mbaronte recitimin e Kur’anit mblidhte familjen e tij dhe bente dua per ta. Shume nga tabiinet e ndoqen kete veprim te tij. Nese dikush don qe ta veproje kete mund ta veproje ate ngase eshte vepruar nga selefet tane. Megjitheate duhet pasur parasysh se nuk eshte stabilizuar asgje nga Resuli ne kete ceshtje dhe hadithi qe thote se pas recitimit te Kur’anit eshte nje dua e pranuar eshte transmetim i dobet.



Por Enes ibn Melik ishte ai qe bente duane pra ai qe recitoi Kur’anin dhe jo dikush tjeter. Keshtu nese kerkon te besh dua pas recitimit te Kur’anit beje vete ti sikurse Enesi vepronte dhe nuk eshte e nevojeshme te besh njet per te tjeret sikurse e shpjeguam me siper por ata mund ti permbledhesh ne duate e tua sikurse edhe suneti i Resulit tregon. Kjo eshte me e drejte dhe me e pranuar dhe nuk ke nevoje te tejkalosh e as nuk ka hajr ne tejkalim edhe nese njerezit mund te mendojne se kjo eshte me e mire ngase e mira dhe e keqja shtrihet ne ndjekjen e sheriatit dhe jo ne shpikje qofshin keto ne permbajtje apo ne formen qe kryhen ato.



Si perfundim: Nuk eshte e legjisluar ne sheriatin Islam qe te veprosh dicka te tille dhe fakti qe njerezit turren tek praktika te tilla nuk i ligjeron keto vepra. Adhurimi merret vetem nga tekste te qarta dhe decizive dhe intelekti nuk mund te behet gjykates mbi tekstet por tekstet jane ato qe udhezojne intelektin dhe llogjiken e shendoshe. Nese dikush shton ne fene tone dicka qe nuk i perket asaj e ka te refuzuar. Kushtet ne Librin e Allahut jane e verteta dhe me te drejta per tu ndjekur. E Allahu e di me mire dhe suksesi vjen vetem nga Ai.
__________________
Feja e pranuar tek Allahu eshte Islami
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Lamise (14-10-2007), Siraatalmustekiim (23-01-2008)