Shiko Postimet njė nga njė
  #2 (permalink)  
Vjetėr 15-04-2008, 09:40
Kuds Kuds is offline
Anėtarė Aktiv
 
Data e Anėtarėsimit: 16-02-2008
Postimet: 119
All-llahu tė shpėrbleftė: 133
Falėnderuar 321 herė nė 102 Postime
Rep Fuqia: 123
Kuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond reputeKuds has a reputation beyond repute
Monoteizmi Islam (Kitab et Tewhid)

KAPITULLI 2
Superioriteti i Tewhidit dhe mėkatet e shumta qė ai i fshin.


Allahu thotė:

"Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatėrruan me dhulm, atyre u takon tė jenė tė sigurt dhe ata janė nė rrugė tė drejtė" (6:82)


Ubadeh ibn es-Samit transmeton se Resuli: “Kushdo qė dėshmon se s'ka Zot tjetėr pos Allahut, qė ėshtė i vetėm dhe nuk ka partner, dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij, se Isa ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij, fjalė e Tij me tė cilėn bekoi Merjemen dhe njė nga shpirtėrat qė Allahu krijoi, se Xhenneti dhe Xhehennemi janė tė vėrtetė, Allahu e fut nė Xhennet sido qė tė jenė veprat e tija”. (Bukhari dhe Muslim)

Itbani transmetoi se Resuli tha: “Allahu e ka bėrė haram zjarrin per atė qė thotė: Nuk ka Zot tjetėr(qė adhurohet me tė drejtė), pėrveē Allahut, e me kėtė nuk kėrkon gjė tjetėr, pos Fytyrės sė Allahut.” (Bukhari, Muslim)

Ebu Said el Khudrij transmeton se Resuli tha: “Kur Musa tha: O Zoti im! Mė mėso diēka me tė cilėn tė tė pėrkujtoj dhe tė tė lutem me tė! Allahu ju pėrgjigj: Thuaj, o Musa: S'ka Zot (qė adhurohet me tė drejtė) pėrveē Allahut. Musa tha: “O Zot, tė gjithė shėrbėtorėt e Tu i thonė kėto fjalė”. Allahu tha: “O Musa! Nėse tė shtatė qiejt dhe e tėrė ajo qė ata mbajnė, si dhe tė shtatė tokat, e nėse tė gjitha kėto vihen nė njėrėn anė tė peshores dhe nė anėn tjetėr tė peshores vihet: "La ilaha ila-Allah", ajo (La ilaha ila-Allah) ėshtė mė e rėndė".(E transmeton Ibn Hibban dhe Hakim e deklaron sahih)

Et-Tirmidhi transmeton nga Enesi, se ai pati dėgjuar Resulin tė thotė: “Allahu tha: O biri i Ademit! Nėse vjen tek Unė me mėkate sa gjithė toka, por vjen tek Unė pa mė bėrė shirk askėnd e asgjė, Unė do tė vij tek ti me po aq falje pėr ty”.



- Ēėshtje tė rėndėsishme tė kėtij kapitulli -

1. Bollėku i pa masė i favoreve tė Allahut.

2. Shpėrblimi i bollshėm i Tewhidit ndaj Allahut.

3. Pėrveē shpėrblimit madhor, Tewhidi po ashtu fshin mėkatet.

4. Shpjegimi i ajetit 82 tė Sures “El-En'am”.

5. Tė mendohet thellė rreth pesė pikat e pėrmendura nė hadithin e transmetuar nga Ubadeh (ibn Es-Semit).

6. Kur tė studiosh hadithin e Ubadeh-s dhe Itbanit dhe cfarė erdhi pas kėtyre tė bėhet e qartė kuptimi i La ilaha ila-Allah dhe po ashtu edhe gabimet e tė humburve (qė janė mbi shpresa tė kota).

7. Kushtoji vėmendje kushtit qė pėrmendet nė hadithin e Itbanit.

8. Edhe profetėve u nevojitet pėrkujtimi i madhėshtisė sė “La ilaha ila-Allah”.

9. Sqarimi i superioritetit dhe peshės sė La ilaha ila-Allah, ndaj gjithė krijimit, edhe pse shumė nga ata qė e thonė kėtė (shehadetin) nuk do tė marrin peshėn e plotė tė kėsaj dėshmie kur tė peshohen veprat e tyre.

10. Teksti tregon se ka shtatė toka sikurse ka edhe shtatė qiej.

11. Si shtatė qiejt ashtu edhe shtatė tokat janė tė mbushura me krijesa.

12. Confirmimi i atributeve tė Allahut nė kundėrshtim me teoritė dhe pretendimet qė Esharijtė kanė (Hadithi pėrmend Fytyrėn e Allahut).

13. Pa dyshim, nėse e kupton hadithin e Enesit, do ta kuptosh edhe thėnien nė hadithin e Itbanit:

“Allahu e ka bėrė haram zjarrin per atė qė thotė: Nuk ka Zot tjetėr (qė adhurohet me tė drejtė), pėrveē Allahut, e me kėtė nuk kėrkon gjė tjetėr, pos Fytyrės sė Allahut.”

Se kjo e ka kuptimin e braktisjes sė shirkut praktikisht dhe jo thjeshtė tė recitosh "La ilaha ila-Allah" me gjuhė.

14. Konsiderimi dhe thellimi ne mendim rreth karakteristikave tė pėrbashkėta mes Muhamedit dhe Isės qė ishin si tė Dėrguar po ashtu edhe njerėz rob tė Allahut.

15. Njohja e sė veēantės sė Isės duke u krijuar si Fjalė nga Allahu (bėhu dhe u bė).

16. Dija se Isa ėshtė njė shpirt i krijuar nga Allahu.

17. Merita e tė besuarit nė Xhennet dhe nė Xhehenem.

18. Dija rreth fjalėve "....sido qė veprat e tija tė jenė....".

19. Sqarimi se peshorja ka dy anė peshuese.

20. Kuptimi i pėrmendjes sė: Fytyrės sė Allahut.


VAZHDON IN'SHALLAH...
__________________
Nėse tė gjithė beduinėt dhe qytetarėt (gjegjėsisht tė gjithė njerėzit) luftojnė derisa tė vdesin, ajo do tė ishtė dėm mė i vogėl se sa ata tė vendosin njė tagut nė tokė, i cili sundon(gjykon) me atė qė ėshtė nė kundėrshtim me Sheriatin Islam.”

Sė fundi pėrpunuar nga Abu Enes : mė 13-05-2008 15:05.
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 7 Pėrdorues nė vijim:
Abu Enes (21-04-2008), Eli (23-04-2008), Ervala (15-04-2008), Jahja (17-06-2008), Sumeja (23-04-2008), sunna (19-09-2008), sunnih (22-04-2008)