KAPITULLI 5
Thirrja (daweti) pėr tė dėshmuar: "La ilaha ila Allah".
Allahu thotė:
“Thuaj:Kjo ėshtė rruga ime! Unė thėrras pėr tek Allahu (nė adhurimin e Tij me tewhid), unė dhe kushdo qė mė ndjek mua, (kjo thirrje paraqitet me argumente dhe) me dije tė qartė. I pastėr nga ēdo e metė dhe mangėsi ėshtė Allahu! Dhe unė nuk jam nga idhujtarėt." (12:108)
Ibn Abbasi transmetoi: “Kur Resulilahi dėrgoi Muadhin nė Jemen, i tha atij: "Ti po shkon tek njė komb nga njerėzit e Librit, gjėja e parė qė tė bėsh tė jetė thirrja ndaj tyre qė tė dėshmojnė "La ilaha ila Allah".
Sipas njė versioni tjetėr tė kėtij hadithi: “...tė veēojnė Allahun me tewhid (nė adhurimin e tyre). Nėse ata tė binden nė kėtė, tregoju se Allahu ka obliguar pėr ta kryerjen e pesė namazeve ēdo ditė dhe natė. Nėse tė binden nė kėtė, tregoju se Allahu i ka obliguar ata me Sadakah (zekatėn), qė merret nga tė pasurit e tyre dhe u jepet tė varfėrve tė tyre. Nėse tė binden nė kėtė, bėj kujdes dhe mos merr mė tė mirėn e pasurisė sė tyre (si zekatė) dhe ruhu nga duaja e tė shtypurit ngase nuk ka hixhab mes duasė sė tij dhe Allahut”. (Bukhari dhe Muslim).
Qė tė dy sheikhėt (Bukhari dhe Muslim) kanė transmetuar po ashtu se Sehl ibn Sad tha se nė ditėn e Khajberit, Resulilahi tha: "Nesėr do i jap flamurin njė personi, i cili i don Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe po ashtu duhet nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij. Nėn udhėheqjen e tij, Allahu do tė dhurojė fitoren. Njerėzit e kaluan tėrė natėn duke diskutuar se kujt mund ti jepet flamuri. Tė nesėrmen nė mėngjes, qė tė gjithė erdhėn tek i Dėrguari, secili duke pasur dėshirė tė madhe qė atij ti jepej flamuri. Resulilahi pyet: Ku ėshtė Ali ibn Ebi Talib?! Ata u pėrgjigjėn: "Ai po vuan nga acarimi i syve! Dikush shkoi dhe e solli (Aliun) aty. Resuli bėshtyu tek sytė e tij dhe bėri dua dhe aty pėr aty ai u kurua sikur tė mos kishte pasur asgjė mė parė. Pastaj Resuli i dha atij flamurin dhe i tha: Avanco me qetėsi dhe butėsi derisa tė arrish tek ata dhe thirri ata nė Islam dhe informoji ata rreth obligimeve tė tyre ndaj Allahut nė Islam. Pasha Allahun, nėse Allahu udhėzon nėpėrmjet teje njė njeri tė vetėm nė Islam, ėshtė mė mirė se devetė e kuqe".
- Ēėshtje tė rėndėsishme tė kėtij kapitulli-
1. Ėshtė rruga e profetit Muhamed dhe ndjekėsve tė tij, tė thirrurit e njerezve nė Islam (me tewhid tė pastėr dhe braktisja e shirkut).
2. Theksimi ndaj pastrimit tė njetit, ngase shumė nga ata qė supozohen se po thėrrasin nė hak, nė fakt vetėm thėrrasin tek vehtet e tyre.
3. Thirrja tek Allahu me dije tė sigurtė ėshtė obligim.
4. Nga shenjat e bukurisė sė tewhidit, ėshtė tė qenit i pastėr nga ēdo lloj kufri drejt Allahut.
5. Shėmtia e shirkut ėshtė se ofendon Allahun (ėshtė pėrēmim ndaj Tij).
6. Nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė kėtij kapitulli ėshtė se Muslimani duhet tė qėndrojė i distancuar prej mushrikinėve qė tė mos bėhet si ata edhe nėse ai vetė nuk bėn shirk.
7. Tewhidi (dhe thirrja nė tė) ėshtė obligimi mė parėsor.
8. Ne duhet tė fillojmė (nė thirrje) me tewhidin duke i dhėnė pėrparėsi ndaj ēdo gjėje madje edhe para namazit.
9.Kuptimi i njėsimit tė Allahut me tewhid nė adhurim dhe sinqeriteti ndaj njėshmėrisė sė Tij ėshtė kuptimi i dėshmisė "La ilaha ila Allah".
10. Nga njerėzit e librit ka nga ata qė ose nuk kanė dije rreth tewhidit ose nėse kanė dije nuk veprojnė sipas asaj qė tewhidi kėrkon.
11.Rėndėsia e dhėnies mėsim shkallė pas shkalle.
12. Nė fillim duhen shpjeguar gjėrat mė tė rėndėsishme.
13. Si funsionon Zekati (nga kush merret dhe kujt i jepet).
14. I dituri duhet tė mundohet tė qartėsojė ēdo keqkuptim qė nxėnėsi mund tė ketė (duke dhėnė sa mė tepėr informacion dhe qartėsuar sa me tepėr ēėshtjet).
15. Nuk merret mė e mira e pasurisė kur mblidhet zekati (por mesatarja).
16. Duhet pasur kujdes nga duaja e tė shtypurit (mos shtyp askėnd qė tė mos bėjė ai/ajo dua kundėr teje).
17. Informimi se mes duasė sė tė shtypurit/shtypurės dhe Allahut nuk ka pengesė (Duaja e tė shtypurit pranohet nga Allahu).
18. Sprovat, vėshtirėsitė, uria dhe sėmundjet qė godasin Imamin e profetėve dhe ewlijatė nuk janė tjetėr pos evidenca tė qarta pėr tewhidin.
19. Afirmimi me vendosmėri nga Resuli: " Vėrtetė qė do t'ja jap flamurin...." ėshtė njė nga shenjat e profecisė sė tij.
20. Bėshtyma tek sytė e Aliut dhe shėrimi i tyre aty pėr aty, ėshtė po ashtu njė shenjė tjetėr e profecisė.
21. Virtytet e larta tė Aliut dhe poziata e lartė e tij.
22. Virtytet e larta dhe pozita e lartė e sahabave tė Resulit ngase ata kaluan tėrė natėn duke diskutuar se kujt do ti jepej flamuri (dhe kjo tregon se tė gjithė ata e meritonin kėtė nder ngase sikur tė mos qe kėshtu nuk kishte pse tė kalohej tėrė nata duke diskutuar) dhe preokupimi i tyre ndaj kėtij fakti mė tepėr se lajmi qė do tu jepej fitore nė kėtė betejė.
23. Qartėsimi i besimit ne kader nė atė qė ajo qė ėshtė pėrcaktuar (favori qė ėshtė pėrcaktuar pėr dikė) do tė realizohet edhe nėse nuk e ke kėrkuar dhe nuk vjen kjo me dėshira me ngulmim tėrė natėn.
24. Mėnyra e kėshillimit tė Resulit ndaj Aliut: "Shko tek njerėzit me qetėsi dhe butėsi...."
25. Tė thirret nė Islam para se tė shpallėsh luftė.
26. Luftimi ndaj atyre qė janė thirrur mė parė nė Islam por e kanė refuzuar kėtė thirrje, ėshtė legjitim.
27. Tė thirren njerėzit me urtėsi, sikurse vėrehet nė thėnien e tij: "Tregoju atyre per obligimet mbi ta".
28. Njohja e obligimeve ndaj Allahut, nė Islam.
29. Shpėrblimi i personit nėpėrmjet tė cilit njė njeri i vetėm udhėzohet (nga Allahu nė Islam).
30. Betimi (lejohet) nė pėrforcimin e njė verdikti juridik.
VAZHDON IN'SHALLAH...