KAPITULLI 9
Kushdo qė kėrkon ndihmė nga pemėt, gurėt apo tė tila si kėto
Allahu thotė:
“A e keni konsideruar Lat-in, Uza-in dhe Manat-in tė tretin?!” (53:19-20).
Tirmidhi transmetoi dhe e deklaroi kėtė transmetim sahih, qė Abu Wakid el-Lejthi tha: “Ne ishim me tė Dėrguarin e Allahut nė betejėn e Hunejnit dhe ne sapo kishim dalė nga kufri nė Islam (ishim muslimanė tė rinj). Mushrikinėt kishin njė pemė qė i thonin "Dhat Anwat" ku ata mblidheshin dhe varnin armėt e tyre nė tė. Kur ne kaluam nga njė pemė si pema e tyre ne pyetėm: O i dėrguar i Allahut! A nuk bėn edhe ti pėr ne njė "Dhat anwat" sikurse ata kanė njė "Dhat anwat"?! I dėrguari i Allahut tha: Allahu ėshtė mė i Madhi. Pasha Atė nė Duart e tė Cilit ėshtė shpirti im, vėrtetė kėto janė praktikat e umeteve tė herėshme. Ju keni kėrkuar egzaktėsisht atė qė Beni Israilėt i kėrkuan Musės: "Bėj pėr ne njė zot si zoti i tyre". Ai tha: "Vėrtetė qė ju jeni njerėz qė nuk dini" (7:138). Patjetėr qė ju do tė ndiqni praktikat e atyre qė kaluan para jush".
- Ēėshtje tė rėndėsishme tė kapitullit -
1. Shpjegimi i ajetit nė suren “En-Nexhm” (53:19-20).
2. Natyra e meseles pėr tė cilėn pyetėn sahabat (kėrkesa pėr njė pemė si Dhat anwati i mushrikinėve).
3. Sahabat nuk vepruan sipas kėrkesės.
4. Qėllimi i tyre ishte afrimi tek Allahut me anė tė kėrkesės sė tyre duke menduar se Allahu do tė qe i kėnaqur me kėtė.
5. Nėse sahabat nuk kishin dije rreth natyrės sė kėrkesės sė tyre, atėherė tė tjerėt veē tyre kanė shumė mė tepėr mundėsi tė bien nė injorancė.
6. Pėr sahabat ėshtė shpėrblimi i veprave tė mira dhe premtimi pėr falje (sikur ata ishin premtuar) nuk ėshtė pėr tė tjerėt.
7. Profeti nuk i justifikoi ata por pėrkundrazi i kundėrshtoi ata dhe mohoi kėrkesėn e tyre duke thėnė Allahu ėshtė Mė i Madhi! Kėto janė rrugėt dhe ju do tė ndiqni ata para jush! Kėshtu ai e qartėsoi peshėn e ēėshtjes duke pėrmendur kėto tre gjėra.
8. Kjo ėshtė njė ēėshtje e madhe qė kihet pėr qėllim ngase profeti i informoi ata se kėrkesa e tyre ishte sikurse kėrkesa e Beni Israilėve ndaj Musės: "Bėj pėr ne njė zot si zoti i tyre".
9. Mohimi i kėtij akti ėshtė prej kuptimit tė "La ilaha ila Allah" qė nuk u kuptua nga ata ngase ėshtė nga kuptimet e thella dhe jo krejtėsisht tė qarta.
10. Betimi i profetit mbi gjykimin dhe ai nuk u betua pos pėr diēka madhore dhe tė dobishme.
11. Shirku ėshtė dy llojesh: i madh dhe i vogėl ngase ngase sahabat nuk u bėnė murtedinė si pasojė e kėrkesės sė tyre.
12. Pranimi nga ata qė "ne sapo kishim dalė nga kufri" na tregon se sahaba tė tjerė vec tyre nuk ishin tė pa ditur rreth kėsaj ēėshtje.
13. Thėnia e tekbirit pėr tė shprehur habi. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me mendimin e tyre qė mendojnė se kjo ėshtė mekruh.
14. Mbyllja e tė gjitha rrugėve qė tė shpien nė shirk.
15. Ndalimi i ēfarėdo lloj imitimi ndaj kufarėve.
16. Mėsuesi mund tė nxehet me nxėnėsit gjatė dhėnies mėsim.
17. Tendenca e pėrgjithėshme e njerėzve u shpreh me thėnien e profetit: "Kėto janė rrugėt".
18. Ėshtė nga shenjat e profecisė qė ngjarjet ndodhėn sikurse Resuli i para tha.
19. Nė ēdo vend nė Kur'an ku Allahu i ka kritikuar Jehuditė dhe tė Krishterėt, po ashtu Ai na ka paralajmėruar edhe ne nga vepra tė tilla (qė tė mos biem edhe ne nė pozitėn dhe praktikat e tyre).
20. Sahabat e dinin principin se adhurimet janė tė bazuara nė urdhėra tė drejtpėrdrejta (dhe sipas asaj qė Allahu ka shpallur). Kėshtu kjo bėhet njė pėrkujtim ndaj pyetjeve tė varrit. Pyetja: "Kush ėshtė Zoti yt?", ėshtė e qartė. Pyetja e dytė: "Kush ėshtė i dėrguari yt?", varet tek fakti qė profeti ėshtė ai qė na ka dhėnė informacion nė lidhje me ghajbin. Por pyetja e tretė: "Kush ėshtė feja jote?", ėshtė nė lidhje me pyetjen (e Beni Israilėve ndaj Musės): "Bėj pėr ne njė zot".
21. Praktikat e ehlul-kitabėve dėnohen sikurse dėnohen praktikat e mushrikinėve.
22. Kushdo qė ka braktisur kotėsinė (dhe ėshtė bėrė musliman) dhe ėshtė mėsuar me disa besime dhe praktika nuk ėshtė plotėsisht i sigurtė nga pastrimi nga mbetyrinat e kėtyre zakoneve sikurse del qartė nga pohimi (i sahabave): "Ne sapo kishim dalė nga kufri".
VAZHDON IN'SHALLAH...