Kapitulli 20
Nėse qortohet ai qė adhuron Allahun tek varri i njė njeriu tė drejtė dhe tė devotshėm, po ai qė adhuron atė (tė vdekurin)?!
Nė sahih (Bukhari dhe Muslim) transmetohet nga Aishah se Umm Salamah i pėrmendi tė Dėrgurit tė Allahut se ajo pa njė kishė nė Abisini plot me piktura dhe statuja. Ai tha: "Kur njė njeri i drejtė apo adhurues i devotshėm nga mesi i tyre vdes, ata ndėrtojnė njė vend adhurimi mbi varrin e tij dhe e mbushin me imazhe. Ata janė krijesat mė tė kėqia para Allahut".
(Ibn Tejmia komentoi) "Kėshtu kėta njerėz kombinuan dy fitneh bashkė: fitneh-n e varreve dhe fitneh-n e imazheve".
Ata (Bukhari dhe Muslim) po ashtu transmetuan se ajo tha: "Kur ju afrua vdekja tė Dėrguarit tė Allahut, ai filloi tė mbulonte fytyrėn e tij me njė pjesė tė khamisės sė tij. Dhe kur i vėshtirėsohej frymėmarrja e zbulonte (fytyrėn). Ai tha ndėrsa ishte nė kėtė gjendje: "Mallkimi i Allahut qoftė mbi Jehuditė dhe Kristjanėt, ata i morėn varret e profetėve tė tyre si vende adhurimi". Kėshtu ai paralajmėroi ndaj veprimeve tė tilla si tė tyret. Po tė mos ishte kjo frikė (se njerėzit mund ta merrnin varrin e tij si vend adhurimi), varri i tij do tė ishte haptaz. Por ai kishte frikė se mos varri i tij merrej si xhami.
Muslim transmeton nga Xhundub bin Abdilah qė transmetoi: "Dėgjova tė Dėrguarin e Allahut tė thoshte vetėm pesė ditė para vdekjes sė tij: "Unė jam i pastėr nga tė pasurit e dikujt nga ju si Khalil (mė tė dashurin e zemrės). Vėrtetė Allahu mė ka marrė mua si Khalil sikurse mori Ibrahimin si Khalilin e Tij. Nėse do tė kisha marrė dikė nga umeti im si Khalil do tė merrja Abu Bekrin. Vėrtetė ata para jush i merrnin varret e profetėve tė tyre si vende adhurimi. Pra mos i merrni varret si xhami. Vėrtetė qė unė ua ndaloj kėtė juve!"
Ai e ndaloi kėtė nė raste tė ndryshme (nga fundi i jetės sė tij). Ai i mallkoi ata qė veprojnė njė praktikė tė tillė. Kjo ndalesė pėrfshin edhe namazin afėr varreve edhe nėse ato janė jashtė xhamisė (edhe nėse nuk ėshtė ngritur xhami mbi varr). Ky ėshtė edhe kuptimi i thėnies: "Ai kishte frikė se mos varri i tij merrej si xhami!"
Sahabat kurrė nuk ngritėn asnjė lloj vendi adhurimi rreth varrit tė tij. Dhe ēdo vend qė kihet pėr qėllim falja e namazit nė tė nė fakt ėshtė marrė si xhami. Sikurse ēdo vend ku falet namazi quhet xhami sikurse nė thėnien e tij: "E tėrė toka ėshtė bėrė pėr mua xhami dhe mjet pastrimi (pėr tejemum)...."
Dhe Ahmed ka transmetuar me njė zinxhir tė mirė qė arrin deri tek Profeti nga Ibn Mas'ud: "Nga njerėzit mė tė kėqinj janė ata qė i kap Ora e Fundit gjallė dhe ata qė marrin varret si vende adhurimi". Kjo ėshtė transmetuar edhe nga Abu Hatim nė sahihun e tij.
-Ēėshtje tė rėndėsishme tė kėtij kapitulli-
1. Paralajmėrimi i tė Dėrguarit tė Allahut ndaj atij qė ngre xhami pėr tė adhuruar Allahun pranė varreve tė njerėzve tė drejtė e tė devotshėm edhe nėse ai qė vepron kėtė ka njet tė mirė.
2. Ndalesa e imazheve dhe tėrheqja e shpeshtė e vėrejtjes nga kjo gjė.
3. Qartėsimi i kėsaj ēėshtje nė faktin se ai ua qartėsoi kėtė gjė nė fillim sahabave, pastaj pesė ditė para vdekjes sė tij e ritheksoi nė mėnyrė mė tė ashpėr kėtė. E prapė nuk ju duk e mjaftueshme tėrheqja e vėrejtjes nga ky veprim (pra nuk ėshtė asnjėherė mjaft tėrheqja e vėrejtjes nga veprime tė tilla).
4. Profeti ashpėrsisht e ndaloi kthimin e varrit tė tij nė vend adhurimi edhe para se varri i tij tė egzistonte.
5. Kthimi i varreve tė profetėve nė vende adhurimi ishte tradita e Jehudive dhe tė Krishterėve.
6. Ai i mallkoi ata pėr kėtė.
7. Paralajmėrimi i qėllimshėm (me forcė) prej tij ndaj nesh rreth varrit tė tij (qė tė mos veprojmė edhe ne sikur vepronin Jehuditė dhe tė Krishterėt me varret e profetėve tė tyre).
8. Arsyeja pėr mos lėnien e varrit tė tij nė njė vend tė hapur.
9. Kuptimi i marrjes sė varreve si xhami.
10. Ata qė i marrin varret si xhami dhe ata qė Ora e Fundit i kap gjallė i pėrmendi sė bashku (pėr tė tėrhequr vėrejtjen nga pesha e kėsaj praktike tė urryer). Ai qartėsoi mjetet qė tė shpien nė shirk para se tė ndodhte (i qartėsoi ato) sė bashku me konseguencat e tyre.
11. Pėrmendja nga ai pesė ditė para vdekjes sė tij. Kjo qartėson dy sektet mė tė kėqia tė bidatēinjve. Madje (aq tė kėqia janė kėto sekte sa qė) disa dijetarė nuk i fusin ata as tek 72 grupet e humbura. Ato janė Rafidat dhe Xhehmitė. Shfaqja e shirkut dhe adhurimit tė varreve ndodhi nga Rafidat dhe ata ishin tė parėt (qė pretendojnė se janė muslimanė) tė cilėt ndėrtuan xhami mbi varret.
12. Vuajtjet dhe agonitė e vdekjes nuk pėrjashtuan as Profetin.
13. Allahu e nderoi atė (Muhamedin) duke e marrė atė si Khalil (sikurse kishte marrė si Khalil edhe Ibrahimin).
14. Deklarimi i qartė se marrja si Khalil ėshtė grada mė e lartė e dashurisė dhe mė e vlefshme se dashuria.
15. Deklarata e qartė se (Abu Bakr) Es-Sidik ėshtė mė i miri i sahabave.
16. Shenja pėr khilafetin e tij.