Kapitulli 22
Ē'ka ardhur rreth mbrojtjes sė tewhidit nga El-Mustafa (Profeti) dhe bllokimit qė ai i bėri ēdo rruge qė tė shpie nė shirk.
Allahu tha:
"U ka ardhur ju njė i dėrguar nga mesi juaj! Ai vuan nėse ju u godet ndonjė vuajtje apo vėshtirėsi. Ai ėshtė i zellshėm pėr ju (qė tė udhėzoheni). Ndaj besimtarėve ėshtė i ndjeshėm dhe i mėshirshėm" (9:128).
Abu Hurrejrah tha se i Dėrguari i Allahut tha: "Mos i shndėrroni shtėpitė tuaja nė varr dhe mos e bėni varrin tim njė vend (grumbullimi) festimi. Dėrgoni salawate mbi mua, ngase salawatet tuaja mė arrijnė mua kudo qė ju tė jeni".
Ky hadith ėshtė transmetuar nga Abu Dawud me njė zinxhir hasen dhe transmetuesit e tij janė preēizė dhe tė besueshėm.
Ali ibn Husejn transmetoi se: "Ai pa njė burrė qė erdhi tek njė hapėsirė e varrit tė Profetit (hapsirė nė muret e dhomės sė Aishes) dhe ai qėndronte aty dhe bėnte dua. Ai (Ali ibn Husejn) e ndaloi tė vepronte kėshtu dhe i tha: "A tė tė them njė hadith prej babait tim (Husejnit) prej gjyshit tim (Aliut) prej tė Dėrguarit tė Allahut? Ai tha:- Mos e merrni varrin tim si vendmbledhje e festim as shtėpitė tuaja si varre, dėrgoni salawate mbi mua. Vėrtetė qė salawatet tuaja mė arrijnė mua kudo qė ju tė jeni". (El-Mukhtarah).
-Ēėshtje tė rėndėsishme tė kėtij kapitulli-
1. Shpjegimi i ajetit tė sures Bara'ah (Et-Tewbah).
2. Pėrpjekjet e profetit pėr tė mbajtur sa mė larg tė jetė e mundur, umetin e tij nga kufijtė e shirkut (duke i prerė shirkut ēdo rrugė qė tė shpie drejt tij).
3. Kujdesi i profetit, mėshira, dashamirėsia e tij pėr ne dhe pėr mirėqenien tonė.
4. Ndalesa qė ai i bėri vizitės sė varrit tė tij nė njė mėnyrė tė caktuar edhe pse vizita e varrit tė tij ėshtė nga veprat mė tė mira.
5. Ndalesa qė ai i bėri vizitės sė varrit tė tij, shpesh.
6. Theksimi i kryerjes sė namazeve nafile nė shtėpi.
7. Qartėsimi i faktit se ishte diēka e mirėnjohur tek (Sahabat) se nuk lejohet namazi nė varreza.
8. Shpjegimi i arsyes qė nuk ka nevojė tė jesh afėr varrit tė tij pėr tė dėrguar salawate mbi tė ngase salawatet e arrijnė atė kudo qė tė jesh ti.
9. Shpjegimi i faktit qė ai ėshtė nė Barzakh dhe atij i prezantohen tė gjitha salawatet qė umeti i tij dėrgon tek Ai.