Shiko Postimet njė nga njė
  #19 (permalink)  
Vjetėr 24-07-2008, 10:06
Grafika e A_Pepa
A_Pepa A_Pepa is offline
Anėtarė
 
Data e Anėtarėsimit: 21-12-2006
Postimet: 80
All-llahu tė shpėrbleftė: 118
Falėnderuar 145 herė nė 55 Postime
Rep Fuqia: 115
A_Pepa has a brilliant futureA_Pepa has a brilliant futureA_Pepa has a brilliant futureA_Pepa has a brilliant futureA_Pepa has a brilliant future
Re: Si mundet te jemi popull aq i humbur....?....duke e pasur Kuranin dhe Hadithin.

Selamu Alejkum

Kete pyetje e hasim shpesh ne perballjen tone te perditshme, Pse perendimi eshte me i zhvilluar dhe perpara nesh ne shkence dhe mireqenie?

Ato gjera te cilat u permenden me lart jane paresore dhe nuk vihen ne dyshim, por pervec kesaj duhet te kemi te qarte edhe nje koncept tjeter te zhvillimit.

Dhe vellait te nderuar qe e hapi kete teme do t'ja terhiqja verejtjen qe te mos perdorte termin "humbje" por te perdorte "perparim" sepse ndryshimi ne kuptim ndermjet ketyre dy fjaleve eshte i madh.

Nje here Pejgamberi i keshilloi sahabet ne krasitjen (prerjen e degeve) te hurmave, dhe sahabet duke marre parasysh se jane udhezimet e Profetit nuk e vune ne dyshim kete gje dhe ashtu vepruan edhe pse u habiten dhe nuk u pelqeu ky lloj i krasitjes. Ate vit hurmat dhane me pak prodhim se c'do vit tjeter. Sahabet ju drejtuan Pejgamberit: "O i Derguar i Allahut shiko prodhimin e sivjetshem qe na e keshillove ti krasitjen" Pejgamberi edhe vete i habitur pergjigjet: "Ne ceshtjet (profesionet) e kesaj dynjaje ju jeni me te ditur se une, dhe ky ishte thjesht nje mendim i imi personal dhe jo shpallje".

Ne i dime shume mire kushtet e jeteses dhe banimit te Pejgaberit se ne cfare niveli kane qene. Sahabet u bene xheloz dhe u erdhi inat si Pejgamberi te jetonte ne te tilla kushte dhe i drejtohen duke i thene: "Mbreterit jetojne ne keshtjella dhe kushte llukzoze nderkohe qe nuk kane grade me te larte se ty, ti je i Derguari i Allahut, na lejo qe ti bejme kushtet e tua me te mira se te tyret". Por Pejgamberi refuzoi dhe nuk e pranoi kete gje.

Ne shkencat dhe mireqenien e kesaj bote me i perparuar do te jete ai i cili din me teper, punon me teper ne kete fushe, studion me teper, dhe eshte pa lidhje ta besh krahasim ndermjet islamit (akides) dhe zhvillimit teknologjik dhe ekonomik.

Zhvillimi tenkonologjik dhe ekonomik ndryshon ne periudha dhe vende te ndryshme, dikur ka qen lindja si perendimi sot, mund te vij nje kohe dhe te behen vendet afrikane........... etj etj pra te ndryshojne keto gjera, Por nuk mund te besh krahasime te tilla duke i lidhur me besimet fetare, eshte e pakuptimte.
__________________
"Pse 1+1 eshte e barabarte me 2 dhe jo me 3?"
Pėrgjigje me Citat
Pėr kėtė postim, ju falėnderohen 2 Pėrdorues nė vijim:
Eli (24-07-2008), Ervala (24-07-2008)