|
Na ka treguar Muhammed b. Arare, kėtij i ka treguar Shube, ky nga Zejdi, i cili ka thėnė:
"E kam pyetur Ebu Vailin pėr murxhitė, e ai tha: Mė ka treguar Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
Ta turpėrosh (ofendosh) muslimanin ėshtė mėkat, ndėrsa ta mbysėsh atė ėshtė mosbesim (kufėr)."
Na ka treguar Museddedi, kėtij i kishte treguar Ismail b. Ibrahimi, kėtij Ebu Hajjan et-Tejmiu, ky nga Ebu Zura, e ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thėnė:
"Njė ditė Pejgamberi s.a.v.s. doli nė mesin e njerėzve; iu afrua atij njė njeri dhe e pyeti:
Ēka ėshtė besimi (imani)?
Besim (iman) ėshtė tė besosh Allahun, melekėt e Tij, takimin me Tė (nė Ditėn e Kijametit), tė besosh pejgamberėt e Tij dhe ringjalljen. u pėrgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).
Po, ēka ėshtė Islami? pyeti ai.
Islami ėshtė ta adhurosh Allahun, tė mos i pėrshkruash shok Atij, tė falėsh namazin, tė japėsh zekatin dhe tė agjėrosh Ramazanin. u pėrgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
Po, ēka ėshtė mirėsia (ihsani)? pyeti ai.
Ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atė. Nėse ti nuk e sheh Atė, Ai padyshim tė sheh ty. u pėrgjigj.
Kur do tė jetė Dita e Kijametit? pyeti njeriu.
Lidhur me kėtė pyetje Pejgamberi s.a.v.s. tha:
I pyeturi nuk ėshtė nė dijeni mė tė madhe pėr kėtė ēėshtje se pyetėsi. Vetėm po tė tregoj ty pėr shenjat e tij: kur robėresha tė lind pronarin (d.m.th. zotėriun) e saj; kur barinjtė e deveve zeshkane me mburrje do tė shtyhen nė ndėrtimin e pallatit. Ajo (Dita e Kijametit) ėshtė njė nga pesė fshehtėsitė qė nuk i askush, pėrveē Allahut xh.sh.
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. citoi ajetin e Kuranit:
"Vėrtet qė Allahu! Vetėm tek Ai ėshtė dija e Orės (e Ēastit tė Fundit, Kijametit)..." (Lukman: 34).
Pastaj njeriu u nis tė shkojė, (e Pejgamberi s.a.v.s.) tha:
Kthejeni atė!
Meqė ata nuk e panė mė atė (sepse u flak para syve tė tyre), Pejgamberi s.a.v.s. tha:
Ai ėshtė Xhibrili a.s., ka ardhė tua mėsojė njerėzve fenė e tyre."
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thėnė: "E gjithė kjo ėshtė pjesė e besimit (imanit)."
|