|
Nga Aisheja r.anha thuhet: Pejgamberi s.a.v.s. ishte duke ngrėnė ushqim me gjashtė shokėt e vet. Erdhi njė beduin dhe e hėngri ushqimin me dy kafshata. Pejgamberi s.a.v.s. u tha shokėve tė vet: Ja pra ky sikur ta kishte emėrtuar (me bismil-lah) do tu kishte mjaftuar edhe juve (ushqimi i tij). (Tirmidhiu thotė: hadith hasen sahih)
Umer ibnu Ebi Selem r.anhuma thotė: Isha fėmijė dhe nėn mbikėqyrjen e Pejgamberit s.a.v.s. nė shtėpinė e tij. Njėherė, para se tia fillojmė ushqimit, zgjata dorėn nė njė enė tė ushqimit, por Pejgamberi s.a.v.s. mė tha: Djalosh, thuaj Bismil-lah, pėrmende emrin e All-llahut, ha me dorėn e djathtė dhe ha para vetes. (Muttefekun alejhi)
Safvan bin Assal r.a. tregon: Njė ēifut i thotė shokut tė vet: Eja me mua te ky Pejgamber, dhe shkuam ke i Dėrguari i All-llahut dhe e pyetėm pėr shpjegimin e ajeteve (nėntė mrekullive tė mėdha tė All-llahut), ndėrsa transmetuesi pasi e ka pėrmendur hadithin pėr ato ajete, thotė: Nė fund tė dy e puthėn dorėn dhe kėmbėn e Pejgamberit s.a.v.s. dhe thanė: dėshmojmė se ti je i Dėrguari i All-llahut. (Tirmidhiu dhe tė tjerėt me sened tė vėrtetė)
|