|
Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, ky nga Shube, ky nga Abdullah b. Ebu Seferi dhe Ismaili, kėta nga Shabiu, ky nga Abdullah b. Amri r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thėnė:
"Musliman i vėrtetė ėshtė ai, qė nga gjuha dhe dora e tij janė tė qetė muslimanėt e tjerė, kurse shpėrngulės (muhaxhir) i vėrtetė ėshtė ai, i cili e largon atė qė Allahu xh.sh. e ka ndaluar."
15. Na ka treguar Jakub b. Ibraihimi, kėtij Ibni Ulejje, ky transmeton nga Abdu-l-Aziz b. Suhejbi, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s (sipas njė senedi tjetėr): Na ka treguar Ademi, ky nga Katade, ky nga Enesi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė:
"Asnjė nga ju nuk do tė jetė besimtar (i mirė) derisa unė nuk do tė jem mė i dashur te ai se prindėt e tij, fėmija i tij dhe njerėzia pėrgjithėsisht".
Na ka treguar Ebu-l-Jemani, kėtė e kishte njoftuar Shuajbi, kėtė Ebu Zinadi, kėtė Arexhi, e kėtė Ebu Hurejre, i cili ka thėnė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Kush e kalon Natėn e Kadrit duke bėrė ibadet dhe duke llogaritur (vetėm nė shpėrblimin e Allahut), do ti falen gabimet e bėra mė parė."
|