Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te Botrave. Paqja dhe Bekimi qofshin mbi te Derguarin e Tij Muhammedin SalAllahu Alejhi ve Selem, familjen e tij, shoket e tij, dhe mbi te gjithe ata qe pasojne rrugen e tij, deri ne Diten e Gjykimit. Amin
Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Vellezer te dashur dhe motra te nderuara, me kete shkrim deshirojme te apelojme tek ju per te ndihmuar nje moter Muslimane, e cila eshte ne nje gjendje shume kritike shendetesore.
Disa fjale rreth gjendjes se motres ne fjale:
Para afer gjysme viti, gjate nje kontrollimi mjeksor, motres i eshte konstatuar nga mjeket perkates se veshket jane duke i deshtuar dhe se vetem 30% te veshkeve jane ne funksionim. Do te thote, te dy veshket kane humbur rreth 70% te funksionalitetit. Ky ishte nje shok i papershkrueshem per motren, pasiqe asnjehere me pare nuk kishte pasur ankesa nga veshket, dhe tani pernjehere konstatohet se, jo vetem njera veshke, por qe te dyja jane duke funksionuar me vetem 30%.
Menjeher fillohet me terapi te ndryshme per te mbajtur sadopake kete funksionalitet prej 30% ne ate nivel, edhepse me rezultate shume modeste dhe keqesim te perditshem te gjendjes, duke mos llogaritur ketu kostot materiale (vetem injeksionet qe duhej te mirrte kushtonin rreth 120-160EUR / 6 cope, dhe duhej te merrte nga nje prej tyre cdo 2 dite), dhe tere kjo me standarded mjeruese te te ardhurave ne Kosove.
Por kjo nuk perfundoi me kaq, perkundrazi, ishte Vullneti i All-llahut qe, gjate nje kontrollimi rutinor motres iu konstatuan vlera tejet te medha te "kreatines" dhe njekohesisht deshtim total funksionalitetit te veshkeve, gje qe rezultoi ne marrjen e menjehershme te masave per ta futur motren ne Dialize.
Dializa iu percaktua cdo 2 dite. Ata qe kane sadopake njohuri rreth Dializes, mund ta marrin parasysh se cfare do te thote qe cdo te dyten dite njeriut t´i "pastrohet" gjaku permes aparaturave te ndryshme, duke qendruar 4 ore i lidhur ne to.
Dializa nuk eshte dicka e panjohur, dhe ka njerez qe jane ne Dialize me vite te tera. Mungesa e mjeteve per nje trasnplantacion te veshkes i detyron keta vellezer e motra qe te mbesin ne Dialize, e sa i perket ndihmes se Institucioneve tona ne kete drejtim nuk kemi c´te flasim. Vitin e kaluar vdiq nje femije i cili ishte ne Dialize, dhe qeveria e Kosoves nuk iu pergjigj lutjeve te babait te femiut qe ti japin mjetet e nevojitura per transplantacion.
Sidoqofte, rasti i kesaj motreje eshte aq me specifik sepse, edhe pas fillimit me Dialize tek ajo u paraqit edhe nje problem tjeter. Sipas konstatimit te mjekeve, venat e gjakut jane shume te dobta, dhe si rezultat i kesaj, Dializa shpeshhere duhet te nderpritet pas vetem 1 ore, e ne disa raste nuk behet fare, pasiqe enet e gjakut nuk arrijne ta pranojne transfuzionin nga aparaturat e lidhura gjate Dializes.
Dhe natyrisht, kur njeriut i percaktohet nje Dialize cdo 2 dite nga 4 ore, dhe as kjo nuk mund te aplikohet per shkak te problemit tjeter te lartetheksuar, atehere mund te marrim me mend se ne cfare gjendje eshte ai njeri. All-llahu ia lehtesofte. Amin
Vellezer te dashur dhe motra te nderuara, e vetmja mundesi e mbetur tani eshte qe, motres ti mundesohet nje transplantacion i veshkes.
Organi per transplantacion do te sigurohet nga anetaret e familjes, varesisht se cili i pershtatet pas analizave te bera, prandaj per te nuk duhet paguar. Ndersa vet operacioni (me i liri nga disa spitale nga rajoni dhe me large) do te behej ne spitalin e Shkupit, dhe do te kushtonte rreth 22.000 EUR.
Pasi kjo shume eshte me te vertete e madhe, jo vetem per rrethanat e Kosoves, jemi duke bere apele permes cdo mundesie qe kemi ne dispozicion, e njera prej tyre edhe kjo me te cilen u kemi kontaktuar juve, duke shpresuar qe per Hir te All-llahut ti ndihmojme kesaj motreje sadoqe te kemi mundesi, duke lutur All-llahun e Madherishem qe t´i ndihmoje kesaj motreje, ndersa atyre qe i dalin motres ne ndihme, Ai tu ndihmoje ate Dite kur pervec Ndihmes se Tij nuk do te kete ndihme tjeter. Amin
Vellezer dhe motra, nese keni mundesi te ndihmoni, dergoni nje mesazh privat duke na treguar se ne cilin vend gjendeni, ashtuqe te ju dergojme informata me te hollesishme, ose postoni direkt ne Temen e hapur.
Ata qe deshirojne te kontribojne, mirepo nuk jane te regjistruar ne Forumin Islam mjafton te dergoni nje Email ne adresen:stafi@kurandhesunet.net , dhe te dhenat e duhura do tu dergohen menjehere ne E-Mailin tuaj.
All-llahu Subhanehu ve Teala ju shperblefte, dhe ia lehtesofte gjendjen dhe e sherofte motren tone. Amin
Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu


LinkBack URL
Rreth LinkBacks
Përgjigje me Citat
