Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 8 prej 8

Tema: A duhet burri t'a pyesë gruan e tij për t'u martuar me grua tjetër dhe a i lejohet burrit të martohet me gruan e dytë pa lejen e gruas së parë?

  1. #1
    sulltone nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    24-11-2009
    Postimet
    101
    All-llahu të shpërbleftë
    243
    Falënderuar 175 herë në 74 Postime
    Rep Fuqia
    170

    A duhet burri t'a pyesë gruan e tij për t'u martuar me grua tjetër dhe a i lejohet burrit të martohet me gruan e dytë pa lejen e gruas së parë?

    selam alejkum e lexova me nje forum se burri ka drejt me i mar deri 4 grah mundet me u martu nese i ploteson kushtet po pytja ime esht se a duhet burri ta pys grujen se kam deshir me u martua e nese nuk esht e takortit gruja me ju martu burri a martohet aj pa pajtimin e grujes apo martohet edhe pa kon e takortit gruja

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Grafika e EbuAbdurrahman
    EbuAbdurrahman nuk është i/e kyçur Hoxhë i Forumit Islam
    Data e Anëtarësimit
    05-04-2007
    Postimet
    1,309
    All-llahu të shpërbleftë
    555
    Falënderuar 3,323 herë në 1,088 Postime
    Rep Fuqia
    952

    re: A duhet burri t'a pyesë gruan e tij për t'u martuar me grua tjetër dhe a i lejohet burrit të martohet me gruan e dytë pa lejen e gruas së parë?

    Ualejkum selam

    Burri ka te drejte me u martuar deri me 4 gra, dhe kjo eshte e drejta e tij dhe gruaja nuk ka asnje te drejte qe ta ndaloje ate nga nje gje e tille.

    Nuk eshte kusht qe gruaja qe ai ka te jete dakord, por eshte mire qe te konsultohet ceshtja me te ne menyre qe te mos ndodhin mosmarreveshje.

  4. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  5. #3
    ebu_muadh nuk është i/e kyçur Moderator
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2005
    Postimet
    1,950
    All-llahu të shpërbleftë
    283
    Falënderuar 7,061 herë në 1,684 Postime
    Rep Fuqia
    1614

    re: A duhet burri t'a pyesë gruan e tij për t'u martuar me grua tjetër dhe a i lejohet burrit të martohet me gruan e dytë pa lejen e gruas së parë?

    alejkum selam

    Mashkullit i lejohet te martohet me 4 gra, Allahu xh.sh thote: "martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një," (En-Nisa 3)

    Nuk eshte kusht qe te pranoj gruaja e pare per ta marr burri gruan e dyt, pra edhe nese nuk pranon gruaja e pare, burrit i lejohet te marr te dyten pa e pyetur gruan e pare.
    Eshte mire qe te keshillohet me te paren, mirepo se fundi vendimi i jet atij.

    Perndryshe asnje grua nuk ka qef me marr burri gruan e 2.

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  7. #4
    AmarSiddik nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    27-06-2009
    Lokacioni
    Vushtrria(Koolla)
    Postimet
    371
    All-llahu të shpërbleftë
    3,823
    Falënderuar 684 herë në 280 Postime
    Rep Fuqia
    321

    re: A duhet burri t'a pyesë gruan e tij për t'u martuar me grua tjetër dhe a i lejohet burrit të martohet me gruan e dytë pa lejen e gruas së parë?

    Citat Postuar fillimisht nga ebu_muadh Shiko Postimin
    alejkum selam

    Mashkullit i lejohet te martohet me 4 gra, Allahu xh.sh thote: "martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një," (En-Nisa 3)

    Nuk eshte kusht qe te pranoj gruaja e pare per ta marr burri gruan e dyt, pra edhe nese nuk pranon gruaja e pare, burrit i lejohet te marr te dyten pa e pyetur gruan e pare.
    Eshte mire qe te keshillohet me te paren, mirepo se fundi vendimi i jet atij.

    Perndryshe asnje grua nuk ka qef me marr burri gruan e 2.
    Ndonse çdo grua e cila dëshiron shperblim të madh tek Krijuesi i saj,Allahu s.w.t.,duhet të pranojë çdo lejes të Allahut s.w.t. edhe martesen e burrit të saj më me shumë se një grua(ose katëra).E të krijojë në unin e saj dëshiren vetëm për hirësin e Allahut s.w.t.....Esselam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  8. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  9. #5
    sulltone nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    24-11-2009
    Postimet
    101
    All-llahu të shpërbleftë
    243
    Falënderuar 175 herë në 74 Postime
    Rep Fuqia
    170

    re: A duhet burri t'a pyesë gruan e tij për t'u martuar me grua tjetër dhe a i lejohet burrit të martohet me gruan e dytë pa lejen e gruas së parë?

    selam alejkum vellezer per ket pergjegjje shum kam mendua se e keni shkrua amo akoma hala nuk po e kuptoj qysh ka drejt aj me e martua edhe nje grua kur gruja e par nuk esht e takortit aj po esht ne gjendje me ja shkatrua grujes se par jeten ajo esht e diturumun me u ndah prej tij me jav kthya shpinden femijev te saj vetem per qka se burr don edhe nje grua ja kjo esht teper e veshtir se besoj se ka femer ne ket bot se i thet burrit po mar mere edhe nje pse jo edhe dy meri basa naja flm per pergjegjgjjen

  10. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  11. #6
    ebu_muadh nuk është i/e kyçur Moderator
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2005
    Postimet
    1,950
    All-llahu të shpërbleftë
    283
    Falënderuar 7,061 herë në 1,684 Postime
    Rep Fuqia
    1614

    re: A duhet burri t'a pyesë gruan e tij për t'u martuar me grua tjetër dhe a i lejohet burrit të martohet me gruan e dytë pa lejen e gruas së parë?

    Citat Postuar fillimisht nga sulltone Shiko Postimin
    selam alejkum vellezer per ket pergjegjje shum kam mendua se e keni shkrua amo akoma hala nuk po e kuptoj qysh ka drejt aj me e martua edhe nje grua kur gruja e par nuk esht e takortit aj po esht ne gjendje me ja shkatrua grujes se par jeten ajo esht e diturumun me u ndah prej tij me jav kthya shpinden femijev te saj vetem per qka se burr don edhe nje grua ja kjo esht teper e veshtir se besoj se ka femer ne ket bot se i thet burrit po mar mere edhe nje pse jo edhe dy meri basa naja flm per pergjegjgjjen
    alejkum selam

    Moter Allahu xh.sh ka thene: "martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra."
    Allahu xh.sh ne kete ajet nuk ka permend qe duhet te pyetet gruaja e pare per ta marr burri gruan e dyte.

    Po ashtu pejgamberi s.a.v.s. nuk i ka pyetur grat tjera kur ka dasht ta martoj edhe nje grua.

    Gruas nuk i shkaterrohet jeta nese burri merr edhe nje grua, perkundrazi asaj vetem se i lehtesohet jeta, pasi qe do te ket obligime ndaj burrit me pak se sa qe i ka pas kur ka qene vetem.

    Sikur tishte ky kusht moter atehere seicla grua nuk kishte per te ja lejuar burrit te saj te marr edhe nje grua, ne kete rast qfar do te benin grat tjera te cilat jesin te pa martuara, a do te bejn amoralitet siq eshte duke ndodh ne kohen tone ku nje burr nuk i ka dy gra me niqah mirepo nje e ka me niqah edhe 3-4 pa niqah.

    Cila eshte me mire, a eshte me mire qe femijet te lindin kopila duke mos e ditur se kend e ka baba, apo te lindin dhe ta din se kend e kan nen dhe kend e kan bab?

    Kjo eshte urtesija e Allahut xh.sh qe e ka lejuar poligamine.

    Do te sjell disa urtesi te lejimit te poligamis nga libri: "Kjo eshte Gruaj ime" i autorit "Isam ibn Muhamed esh-sherif


    II - Urtësia e poligamisë

    1. Shkaku i luftërave
    Shumë herë shteti islam ballafaqohet me luftëra të shumta dhe në këtë rast vdesin shumë meshkuj, kështu që patjetër dikush duhet të marrë përsipër mbikëqyrjen e gruas së shehidit të rënë në luftë dhe rruga më e mirë për një mbikëqyrje të mirë është martesa me të.
    Shumë prej muslimanëve të parë martoheshin me ato gra të veja të cilave burrat u ishin vrarë në luftë dhe kështu kujdeseshin për to dhe për fëmijët e saj duke i larguar nga rruga e keqe dhe duke shpenzuar për edukimin e tyre.

    2. Mbrojtja e vetes
    Ka disa meshkuj (sipas natyrshmërisë së tyre mendore dhe trupore) të cilët kanë epsh të papërmbajtur dhe ndonjëherë nuk ngopen me një grua të vetme, sidomos në disa vende të nxehta, dhe për këtë shkak në vend që të zërë një dashnore, e cila ia prish moralin, e ka të lejuar ta shfryjë epshin e tij në mënyrë hallall.
    A është më e mirë për burrat dhe për shoqërinë që mashkulli të ndjekë rrugën e amoralitetit dhe shkatërrimit të shoqërisë (duke bërë amoralitet me gratë, vajzat, nënat e të tjerëve në mënyrë të paligjshme) apo t’i lejohet atij – me mëshirën e Allahut – që të martohet me më shumë se një grua? (Dhe në këtë rast ai do të jetë mbikëqyrës për të gjitha këto gra dhe duhet të jetë i drejt mes tyre.)

    3. Shtimi i numrit të femrave në krahasim me numrin e meshkujve
    Ka raste të ndonjë shoqërie ku numri i femrave është më i madh se numri i meshkujve, siç ndodh në ndonjë vend pas përfundimit të luftës; numri i femrave është më i madh sesa numri i meshkujve në shumë vende të botës edhe nëse nuk ka pasur luftë në atë vend.
    Dhe ky shtim i numrit të femrave obligon poligaminë, kështu që të gjitha femrat të kenë një përgjegjës i cili do t’i furnizojë ato dhe mbrojë, përndryshe do të detyrohen të devijojnë duke marrë rrugën e prostitucionit dhe kështu do ta shkatërrojnë shoqërinë dhe moralin e tyre. Ose do të kalojnë jetën e tyre me dhembje dhe mundime në beqari duke humbur edhe nervat e tyre dhe kështu shoqëria do të humbë forcën e saj duke pasur mundësi që të ruajë fuqinë e shoqërisë.

    4. Shtimi i pasardhësve
    Ka mundësi në disa raste që gruaja të jetë sterile dhe nuk lind ose ka ndonjë sëmundje prej së cilës nuk pritet shërimi dhe dëshiron të vazhdojë jetën me burrin e saj dhe në të njëjtën kohë burri dëshiron të ketë fëmijë dhe të ketë një grua e cila mbikëqyr kërkesat e shtëpisë.
    Në këtë rast, a është më e mirë që burri të jetë i kënaqur me këtë gjendje të dhimbshme duke shoqëruar gruan e tij pa pasur fëmijë dhe kjo grua e sëmurë pa pasur dikë që kujdeset për shtëpinë e të përballojë të gjitha këto humbje?!
    Apo është më mirë ta shkurorëzojë këtë grua duke pasur dëshirë ajo që të vazhdojë jetën me këtë burrë dhe ai do ta lëndojë atë me shkurorëzim?
    Apo të bashkojë dëshirën e saj dhe dëshirën e tij e të martohet edhe me një grua e ta mbajë edhe të parën në shtëpi dhe kështu do të ketë dobi edhe ai edhe ajo?!

    5. Ndryshimi i natyrshmërisë së mashkullit nga ajo e femrës
    Në shumicën e rasteve mashkulli ka epsh më shumë sesa femra dhe është i gatshëm për marrëdhënie gjatë gjithë jetës së tij, kurse gruaja është e gatshme për këtë deri kur mbush të pesëdhjetat (50-vjeçare). Pas kësaj moshe gjaku i menstruacioneve ndërpritet dhe fillojnë të zhduken vezët e shumimit.
    Dhe nëse gruaja nuk mund të kryejë obligimet bashkëshortore ndaj burrit, si p.sh. të lindë fëmijë apo të bëjë marrëdhënie me të (kur të dëshirojë ai, kur dihet se në këtë kohë pas zhdukjes së vezëve të shumimit gruaja humb epshin e saj), çfarë duhet të bëjë? A nuk është më mirë për burrin të martohet edhe me një grua dhe kështu të ruhet nga haramet sesa të zërë ndonjë dashnore në haram?

    6. Shkaqet e tjera të poligamisë
    Ka mundësi që burri ta marrë gruan tjetër për respekt ndaj dikujt tjetër, pasi kësaj gruaje i ka vdekur burri ose e ka shkurorëzuar atë dhe nuk ka kush të kujdeset për të përveç një burri.

    a. Çfarë të bëjë një mashkull nëse gruaja e tij ka dëshirë të grindet dhe ia mbush jetën me grindje ditë e natë? Në këtë rast ky person ose duhet të shkurorëzohet nga kjo grua dhe ta shkatërrojë familjen duke pasur fëmijë me këtë grua ose duhet të martohet edhe me një grua tjetër dhe ka mundësi që ky rast të bëhet shkak për përmirësimin e saj, sepse shumë gra frikësohen nga ortaket se mos e bën për vete burrin e saj dhe në këtë rast ajo do të përmirësojë sjelljet me burrin e saj.

    b. Zgjatja e kohës së menstruacioneve dhe lehonisë te disa gra.
    Disa burra nuk kanë mundësi të bëjnë durim gjatë kësaj periudhe dhe poligamia është një shërim për ta dhe mbrojtje nga disa probleme që mund të ndodhin brenda shtëpisë.
    Këto janë disa shkaqe të përgjithshme të cilat i ka vështruar Islami, që e lejon poligaminë dhe nuk e veçon për ndonjë shoqëri apo për ndonjë kohë të caktuar, mirëpo e lejon atë për të gjithë njerëzit (meshkujt) derisa të trashëgojë njeriu tokën dhe çka ka në të.
    Dhe kujdesi ndaj umetit islam – duke shtuar numrin e muslimanëve në luftë dhe në paqe- është prej qëllimeve kryesore të ligjit islam.
    - Dukuritë negative të përhapura te shoqëritë të cilat ndalojnë poligaminë
    Lejueshmëria e poligamisë në Islam e ka mbajtur shoqërinë islame të pastër nga prishja dhe nga zhdukja e moralit, por këto dukuri janë të përhapura te shoqëritë të cilat nuk besojnë në poligami dhe nuk e lejojnë atë dhe për këtë shkak janë shfaqur disa dukuri negative, si:
    1. Përhapja e paturpësisë dhe amoralitetit.
    2. Lindja e fëmijëve jashtëmartesorë (kopilëve)
    3. Përhapja e sëmundjeve trupore si Sida, komplekse mendor dhe çrregullime neurologjike.
    4. Dobësimi dhe rrënimi i trupit/
    5. Shkatërrimi i familjes, saqë kanë humbur edhe lidhjet bashkëshortore duke i llogaritur të gjitha gjërat të pavlefshme.
    6. Humbja e pasardhësve apo përzierja e tyre (duke mos ditur se fëmija i kujt është).

  12. Për këtë postim, ju falënderohen 12 Përdorues në vijim:


  13. #7
    Himzi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    13-09-2009
    Postimet
    363
    All-llahu të shpërbleftë
    71
    Falënderuar 163 herë në 96 Postime
    Rep Fuqia
    261

    re: A duhet burri t'a pyesë gruan e tij për t'u martuar me grua tjetër dhe a i lejohet burrit të martohet me gruan e dytë pa lejen e gruas së parë?

    Es selamu alejkum

    Allahu e shperblefte hoxhen ebu muadh per pergjigje.

    Meqe e paska cekur vellau ebu muadh, vetem deshta te keshilloje vellezerit dhe motrat te blejne librin ''Kjo eshte gruaja ime'', me autor Isam Ibn Muhamed Esh-Sherif, dhe perkthyer nga hoxha i nderuar Eroll Nesimi.

    Liber ky i cili flet me gjeresisht rreth poligamise ne Islam, dhe rreth asaj se si duhet te jete gruaja e devotshme.

    Es selamu alejkum

  14. Për këtë postim, ju falënderohen 10 Përdorues në vijim:


  15. #8
    sulltone nuk është i/e kyçur Anëtarë Aktiv
    Data e Anëtarësimit
    24-11-2009
    Postimet
    101
    All-llahu të shpërbleftë
    243
    Falënderuar 175 herë në 74 Postime
    Rep Fuqia
    170

    Re: A duhet burri t'a pyesë gruan e tij për t'u martuar me grua tjetër dhe a i lejohet burrit të martohet me gruan e dytë pa lejen e gruas së parë?

    selam alejkum vellezer Allahi jav dhuroft ka 4 grat te bukra juve qe ma kini dhen ket pergjegjjen te lumtur zoti juv shperbleft

  16. Për këtë postim, ju falënderohen 3 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 20:08
  2. A duhet te mbaj zi burri per gruan e tij kur ajo te vdesi?
    By yllka1 in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 3
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 12:27
  3. Si duhet ta keshilloje burri gruan e tij?
    By muslimone in forum Pyetje-Përgjigje
    Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2010, 18:03
  4. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2010, 16:27
  5. Nese burri im insiston te martohet me nje grua tjeter, a me lejohet mua qe te kerkoj ndarjen?
    By Ebu Malik in forum Sheikh Abdullah Ibn Abdur-Rahman Ibn Xhibrin (All-llahu e mëshiroftë)
    Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 09:39

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •