Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: A egzistojnë jashtëtokësorët sipas fesë Islame ?!

  1. #1
    islam147 nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    05-01-2012
    Postimet
    35
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 14 herë në 12 Postime
    Rep Fuqia
    0

    A egzistojnë jashtëtokësorët sipas fesë Islame ?!

    Eselamun alejkum
    A ekzistojn jashtokesoret sipas kuranit -ne pergjithesi fesë islame.
    Allahu ju shperbleft.

  2. #2
    Ebu Hatib nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    29-01-2009
    Lokacioni
    Shkup - Maqedoni
    Postimet
    5,277
    All-llahu të shpërbleftë
    1,364
    Falënderuar 4,829 herë në 2,095 Postime
    Rep Fuqia
    2890

    re: A egzistojnë jashtëtokësorët sipas fesë Islame ?!

    Ve Alejkum Selam

    Jashtëtokësorët (UFO-t)

    Me miliona e miliona dollarë harxhohen çdo vit në projektin SETI (Search for Extra-Terrestrial Intellegence apo Kërkimet për Intelegjencë Jashtë Tokës).
    Këto aktivitete janë themeluar nga elementet ateiste në shoqërinë shkencëtare të nxitur nga nevoja për të konfirmuar besimin e tyre se jeta e njeriut është vetëm një rastësi.
    Pasi që ekzistojnë miliarda galaksi që përmbajnë me miliarda yje, planetët si toka duhet të jenë formuar përreth shumë diejve, dhe kjo rastësi është përsëritur disa herë.

    1. Nga pikëpamja islamike, jashtëtokësorët1 që jetojnë te ne që kanë intelekt dhe vullnet të lirë janë të njohur si Xhinë. Profetët e Zotit i kanë informuar njerëzit për ta ashtu që të mbrohen prej të keqes së tyre. Përtej tyre nuk ekziston formë tjetër intelekti apo jete që kanë zgjedhje mes të keqes dhe të mirës.
    Nëse do të ekzistonin ata do të na kontaktonin, Profetët do të na kishin informuar për ta.
    Sa për botën shtazore dhe bimore, ato mund të ekzistojnë edhe diku tjetër siç flet Kur'ani për një mori të llojeve të panjohura për ne.

    2. Çfarë shihet nga pjata fluturuese dhe udhëtarët e tyre janë kryesisht dredhi (rrengje) apo fenomene të pashpjeguara natyrore.
    Sidoqoftë, çfarë është mbetur e pashpjeguar nga këto njoftime shumë lehtë mund të jenë Xhinët, duke marrë formë të dukshme për të konfirmuar besimet e kota mbi jashtëtokësorët dhe mosekzistimin e Zotit.

    Autor: Shejh Ebu Amina Bilal Filips
    Shkëputur nga libri: ''The contemporary issues.''
    Përgaditi: Katade
    www.kurandhesunet.net

    1. Me të drejtë i ka quajtur jashtëtokësorë, por duhet vërejtur se nuk është fjala për "jashtëtokësorët" që i paraqet kinematografia botërore e bazuar në fantazinë e bujshme të prodhuesve të filmave.

  3. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •