Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 7 prej 7

Tema: A eshte Haram nese ndonje mashkull bene mardhenje seksuale me ndonje vajze ?

  1. #1
    ibrahim_Ku nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    13-10-2006
    Postimet
    5
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 2 herë në 2 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Arrow A eshte Haram nese ndonje mashkull bene mardhenje seksuale me ndonje vajze ?

    Selamu Alejkum desha ta die se a asht Haram nese donje mashkull ben mardhenje seksuale me donje vajz, por ne qoft se vajza ka deshire dhe ajo vet e terheq

  2. #2
    abuzarka nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    31-07-2006
    Postimet
    32
    All-llahu të shpërbleftë
    38
    Falënderuar 28 herë në 17 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: A eshte Haram nese ndonje mashkull bene mardhenje seksuale me ndonje vajze ?

    SELAMU ALEJKUM

    HISTORIA E JUSUFIT ALEJHI UE SELAM . SURETU JUSUF

    E NDALUARA NUK BEHET E LEJUAR

  3. #3
    xhemali nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    11-10-2006
    Postimet
    21
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 6 herë në 6 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: A eshte Haram nese ndonje mashkull bene mardhenje seksuale me ndonje vajze ?

    esht haramm me argumente te qarta

  4. #4
    visaris nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    28-09-2006
    Postimet
    22
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 15 herë në 8 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: A eshte Haram nese ndonje mashkull bene mardhenje seksuale me ndonje vajze ?

    Selam Alejkum :
    Me sa e di une asht mekat i madh

  5. #5
    Fatmir Raçi nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    05-09-2006
    Postimet
    2
    All-llahu të shpërbleftë
    0
    Falënderuar 9 herë në 2 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: A eshte Haram nese ndonje mashkull bene mardhenje seksuale me ndonje vajze ?

    Normal se eshte mekat i madha vella i dashur,kishte me qen mire para se ta besh ket pytje ta pytesh veten ose zemren tane se si te duket nje gje e till me motren ose dike te familjes sate pasiqe edhe i derguari i Allahut kishte kshilluar per shum raste edhe pse ky nuk eshte prej te tillve po per rastet qe je ne dyshim se qka te besh tha kshillou ose pyte veten (se si te duket nje gje e til te behet ty),e argumente per ate se eshte haram ka shuem po qe une pasiqe e lyp mekami pe permendi nja ku thot Allahu subhnaehu ve tela ne suren Elisra ajeti (32)"Dhe mos ju afroni imoralitetit (zinas),sepse vertet ai eshte veper e shemtuar dhe eshte nje rruge shuem e keqe",dhe hadithi i te derguarit tone Muhammedit alejhiselam ku tha ne lidhje me zinan"nuk bane zina zinagjija dhe te jet gjat zinas besimtar"transmeton Buhariu ,Muslimi,Termidhiu,Nesaiu...,ky hadhith tregon peshten e ketij mekati te madh po asesi nuk aludon se njeriu qe ban zina del nga islami.
    E sa i perket fjales sate se ajo eshte qe te terheq kisha per te than se kjo eshte puna e prostitutkav se me zor nuk bajn zina prostitutkat( Allahu na rujt prej sherrit te tyne ne dhe te gjith muslimanet),per mos me zgjat kish per te shtu edhe disa fjel te dijetarit te famshem Imam SHafiut ku thot se"Znaja eshte borgj dhe duhet gjithsesi te kthehet ne kete bote",e une se di se ka ndokush prej ne te jete i gatshem per nje borgj te tille,eshte mire ashtu si edhe te kan referu vllezrit tjer qe te kthehesh historis se Jusufit alejhi ve ala ebihi eselam dhe si perfundim do ta tregoj nje ngjarje per zinan se si e kan kuptu te paret tane:
    Tregohet nje rast kure nje dijetar kishte pasur nje djal dhe ai deshironte te mesonte jash vendit arab(siq eshte perhapur kohve te fundit ne trojet arabe)pasiqe pranoj babai i tij te shkoj ne ket ven e kshilloi djalin e tij qe ta ruaj nderin e motres se tij dhe ne kete rast u qudit ky djalosh se si ta ruaj nderin e motres kure une jam ne nje vend shuem larg saj po nuk ja vuri veshin dhe vendosi udhtimin dhe shkoj.Nje dit prej ditesh kishte marre nje mjeshter ky dijetari dhe pa nje gje qe nuk i pelqeu ku duke dalur nga dera e shtepi pa se e puthi vajzen e tij,dhe ky ne kete rast nuk bani ze pasiqe kishte ne hater djalin e tij dhe mesimet islame,kure u kethya djali i tije ne shtepi e muar dhe e pyti se qfar kishte ba ky atje ai ne filim nuk i tregoi dhe pas nje kerrcnimi nag babai i tij tregoi se e kishte puthur nje vajz atje dhe ketu i tha ky dijetari nje fjal qe desha te tregoi une tha"kubletun bikubleh ve in ziteh lezad"qe don te thote ''puthje per puthje e sikure te shojshe do te shtonte",qe don te thot se qka ti besh dikujt te kthehet ne shtepi.
    Neselullahe elafve vel afijeh
    e lusmi Allahun te na mberoj nga kjo cytje e shejtanit.

  6. Për këtë postim, ju falënderohen 5 Përdorues në vijim:


  7. #6
    abuzarka nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    31-07-2006
    Postimet
    32
    All-llahu të shpërbleftë
    38
    Falënderuar 28 herë në 17 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: A eshte Haram nese ndonje mashkull bene mardhenje seksuale me ndonje vajze ?

    SELAMU ALEJKUM

    IBRAHIM .NE QOFTESE JE MUSLIMAN ME BESIM DHE NE VEPRA DUHET TE KERKOSH FALJE PER KETE POSTIM .
    ELHAMDULILAH ESHTE NJE FORUM ISLAM DHE PYETJE TE TILLA JANE PROVOKUSE PER PJESETARET E FORUMIT.QE JANE MUSLIMAN.NE QOFTESE JE FILLESTAR NE ISLAM ATEHERE PYETJA ESHTE E PRANUESHME SIKURSE ESHTE HISTORIA E SAHABIT QE PYETI TE DERGUARIN E ALLAHUT

  8. #7
    Ebul-Amr es-Subkiu nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    14-09-2006
    Postimet
    30
    All-llahu të shpërbleftë
    106
    Falënderuar 89 herë në 25 Postime
    Rep Fuqia
    204

    Re: A eshte Haram nese ndonje mashkull bene mardhenje seksuale me ndonje vajze ?

    SelamAllahi Alejkum

    Vëllau ibrahim_Ku ka thënë:

    Selamu Alejkum desha ta die se a asht Haram nese donje mashkull ben mardhenje seksuale me donje vajz, por ne qoft se vajza ka deshire dhe ajo vet e terheq

    Unë (Ebul-Amr es-Subkiu) them:

    Vëlla i dashur! Nuk ka dyshim, se marrëdhëniet seksuale të cilat bëhen duke mos qenë nën kuror janë të ndaluar dhe janë prej mëkateve të mëdha, të cilat meritojnë një denim të dhimshëm. Allahu na ruajt! Zinaja është armiku kryesor i martesës. Ë shtë një nga mëkatet më të shëmtuara dhe të poshtra. Është shkatërrues për individin dhe shoqërinë dhe sjell sëmundje të panumërta, fizik e, psikologjike, sociale, ekonomike dhe kështu me rradhë.

    Një herë një njeri i vie të Dërguarit të All-llahut (salallahu alejhi ue selem) dhe kërkon nga ai t'ia lejojë zinanë (marëdhënie seksuale joligjore). Ai i qetë, e ulë atë dhe me butësi i thotë: "A do t'ia kishe dëshiruar këtë nënës tënde? Thotë: Jo, o i dërguari i All-llahut! -A do t'ia kishe dëshiruar këtë motrës tënde? Thotë: Jo, o i dërguari i All-llahut! -A do t'ia kishe dëshiruar këtë hallës tënde? Thotë: Jo , o i Dërguari i All-llahut! Pastaj i thotë i Dërguari atij: Atë që ti po kërkon ta lejojë do ta kishe bërë me nënën e dikujt, me motrën e dikujt dhe me hallën e dikujt. Ashtu siç e urren këtë ti edhe të tjerët e urrejnë." Në këtë hadith vërejmë se si i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), për t'ia mbushur mendjen atij njeriu i drejtohet ndërgjegjjes së tij dhe vet natyra e tij si njeri e pranon këtë ndalesë.

    Allahu (subhanehu ue te'ala) ka thënë në Kur'anin Famëlartë: "Dhe mos iu afroni zinasë (marrëdhënieve seksuale joligjore), se ajo është e neveritur dhe rrugë e keqe!"

    Se Islami është fe reale tregon fakti se ai i ka parasyshë dobësitë e njeriut para shumë harameve, prandaj u ka mbyllur atyre derën krejtësisht, ashtu që çdo gjë që qon kah harami është haram. Ai mu për këtë e ka ndaluar vetmimin e mashkullit dhe femrës –që ta mbyllë derën e zinasë-. Prandaj vëlla i dashur, ti duhet të largohesh edhe nga rrugët që të qojnë në zina, dhe të mos i afrosh ndonjë mundësi (ndonjë vajzës) që ajo të të kërkon zina. Prej rrugëve të zinas janë: ndeja me vajza me të cilat e ke haram ndejën e vetmuar, të folurit nëpërmjet prekjes së dorës, shikimi etj., prandaj vëlla ke frik Allahun (subhanehu ue te'al) dhe sëbashku ti largohemi këtij mëkati të shëmatuar. Në ajetin e sipër përmendur, Zoti i Lartësuar, na ndaloi të afrohemi... e si afrohet njeriu tek zinaja, pos me ato faktor që i përmendëm më lartë.

    Abdullah Ibën Mesudi ka transmetuar që një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, (salallahu alejhi ue selem): "O i dërguar i Allahut! Cili nga mëkatet është më i madhi tek Allahu?" Ai u përgjigj: "Shoqërimi i një partneri Allahut i Cili ju krijoi ju". Ai e pyeti: "Q arë vjen pastaj: "Ai ju përgjigj: "Vrasja e trashëgimtarëve tuaj nga frika se do të hanë me ju". Ai pyeti: "Qfarë vjen pastaj?" Ai u përgjigj: "Kryerja e zinasë..."

    Në Suren el-Furkan, Allahu rradhit një numër cilësish të besimtarëve të tij të drejtë (robërit e të Gjithëmëshirshmit). Në vazhdim, Ai përmend zinanë, së bashku me shirkun dhe vrasjen, si të jenë midis gjynaheve më të mëdha që ekzistojnë dhe ata që i kryejnë ato meritojnë ndëshkime të dyfishuara në Ditën e Gjykimit: "Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. ". [Furkan:68-69]

    Ebu Hurejre ka transmetuar që i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Një person i cili kryen zina nuk e kryen atë ndërsa ai është një besimtar (i plotë), e as që pi alkool kur ai e pi atë ndërsa ai është një besimtar (i plotë), as një hajdut nuk vjedh ndërsa ai është një besimtarë (i plotë)".

    Dije vëlla i dashur se ata që largohen nga ky mëkat kanë shpërblim të madh. Ebu Hurejre dhe Ebu Said el-Hudri kanë transmetuar që i Dërguari i Allahut (salallahu alejhia ue selem) ka thënë: "Shtatë lloje individësh Allahu do t'i bëjë hije në Hijen e (Arshit) Tij në atë ditë kur nuk do të ketë hije përveç (hijes) së Tij, një qeveritarë i drejtë, një i ri i cili është rritur në dhurimin e Allahut, një njeri zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë, dy njerëz që e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut kështu që ata takohen dhe largohen për hir të Tij, një njeri i cili ftohet të kryejë zina nga një grua me status dhe e bukur dhe ai i përgjigjet: "Unë me të vërtetë i frikësohem Allahut" dhe një njeri i cili jep në bamirësi (aq fshehurazi) sa dora e tij e majtë nuk e sheh se çfarë jep dora e tij e djathtë".

    Largimi prej zinas është pasërti e muslimanit, e ai që nuk largohet, është i flliqur, dhe do të dalë para Allahut (subhanehu ue te'ala) si i flliqur. Allahul Muste'an.


    Vëlla shpresoj të të ketë mjaftuar!

    Allahu qoftë i kënaqur me ju dhe me ne!

    Ues-Selamu Alejkum uer-RahmetAll-llahi ue Berekatuhu

    Ju do (per hir te Allahut), vëllau juaj:

    Ebul-Amr es-Subkiu es-Selefi (Allahu e faltë!)

    MK

  9. Për këtë postim, ju falënderohen 4 Përdorues në vijim:


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigjet: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2010, 17:59
  2. Përgjigjet: 2
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 22:20
  3. Përgjigjet: 6
    Postimi i Fundit: 10-09-2008, 23:30
  4. Përgjigjet: 1
    Postimi i Fundit: 11-07-2008, 00:23

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •