Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 5 prej 5

Tema: A është i lejuar shikimi i serialit ''Mashtrimi i Madh'', dhe a duhet të besojmë në çdo gjë që tregohet në të ?!

  1. #1
    Grafika e Esma-
    Esma- nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    16-06-2010
    Postimet
    214
    All-llahu të shpërbleftë
    37
    Falënderuar 151 herë në 97 Postime
    Rep Fuqia
    188

    Question A është i lejuar shikimi i serialit ''Mashtrimi i Madh'', dhe a duhet të besojmë në çdo gjë që tregohet në të ?!

    Selam Alejkum a eshte e lejueshme ti shikojme videot e serialit Mashtrimi i Madh ?Ju lutem te me ktheni pergjigjie sa me shpejte .
    Mile

  2. #2
    Ebu Umame nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    05-05-2010
    Postimet
    707
    All-llahu të shpërbleftë
    116
    Falënderuar 485 herë në 275 Postime
    Rep Fuqia
    438

    re: A është i lejuar shikimi i serialit ''Mashtrimi i Madh'', dhe a duhet të besojmë në çdo gjë që tregohet në të ?!

    Ve alejkum selam

    Ne esence perderisa nuk shfaqet ndonje gje qe eshte haram per t'a shikuar, si shembull meshkuj apo femra te zhveshura-te pambuluara, atehere themi se nuk ka ndonje pengese ne shikimin e ketyre videove, apo edhe te tjerave.

    Kuptohet jo gjithcka qe shfaqet ne te, eshte e thene se eshte e vertete, por pyetja juaj ka te beje me ate se a lejohet te shikohen keto video, dhe jo a duhet t'u besojme atyre.

    Do te thote, shikimi i ketyre videove eshte i lejuar, perderisa nuk shfaqen ne te harame.

  3. #3
    Grafika e Esma-
    Esma- nuk është i/e kyçur Anëtarë me Përvojë
    Data e Anëtarësimit
    16-06-2010
    Postimet
    214
    All-llahu të shpërbleftë
    37
    Falënderuar 151 herë në 97 Postime
    Rep Fuqia
    188

    re: A është i lejuar shikimi i serialit ''Mashtrimi i Madh'', dhe a duhet të besojmë në çdo gjë që tregohet në të ?!

    Faleminderit per pergjigjen por a duhet te besojme ato qe jane te shkruara ne video ato informacione per punen qe e bejne masonet e illimunati e edhe nje ligjerat te shejh imran huseinit qe flet per dexhallin qe ne ditet e tij sa nje vjet ka qene anglia fuqi boterore pastaj ne ditet e tij sa nje muaj u be SHBA e tani pritet lufta e trete boterore per ta marr fuqin boterore izraeli a ta besojme kete,po ashtu ne serial jane cekur edhe te ashtuquajturat kartat e illimunatit qe shumica e kartave kane dal qe jane te vertta qe kan ndodh ato gjero normal kjo pa thene Zoti nuk behet asgje por qe jane si sprov per neve a mund ti besojme keto ju lutem shum pasi qe une me shum endje e shioj kete serial ku sipas meje them se vellau ka bere nje pune shum te madhe te na e zgjeroj njohurite per konspiracionin boteror
    Mile

  4. #4
    Ebu Umame nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    05-05-2010
    Postimet
    707
    All-llahu të shpërbleftë
    116
    Falënderuar 485 herë në 275 Postime
    Rep Fuqia
    438

    re: A është i lejuar shikimi i serialit ''Mashtrimi i Madh'', dhe a duhet të besojmë në çdo gjë që tregohet në të ?!

    Citat Postuar fillimisht nga Mile Shiko Postimin
    Faleminderit per pergjigjen por a duhet te besojme ato qe jane te shkruara ne video ato informacione per punen qe e bejne masonet e illimunati e edhe nje ligjerat te shejh imran huseinit qe flet per dexhallin qe ne ditet e tij sa nje vjet ka qene anglia fuqi boterore pastaj ne ditet e tij sa nje muaj u be SHBA e tani pritet lufta e trete boterore per ta marr fuqin boterore izraeli a ta besojme kete,po ashtu ne serial jane cekur edhe te ashtuquajturat kartat e illimunatit qe shumica e kartave kane dal qe jane te vertta qe kan ndodh ato gjero normal kjo pa thene Zoti nuk behet asgje por qe jane si sprov per neve a mund ti besojme keto ju lutem shum pasi qe une me shum endje e shioj kete serial ku sipas meje them se vellau ka bere nje pune shum te madhe te na e zgjeroj njohurite per konspiracionin boteror
    Es selamu alejkum

    Moter, ne nuk mund te themi se jane te sakta ato qe tregohen ne ato video, mirepo gjithashtu nuk themi se eshte e pamundur qe te jete ashtu sic tregohen aty.

    Allahu e di me se miri.

  5. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  6. #5
    Haruni nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    20-06-2009
    Postimet
    463
    All-llahu të shpërbleftë
    85
    Falënderuar 384 herë në 216 Postime
    Rep Fuqia
    318

    Re: A është i lejuar shikimi i serialit ''Mashtrimi i Madh'', dhe a duhet të besojmë në çdo gjë që tregohet në të ?!

    Selamun alejkum

    Videot e "The Arrivals", në shqip "Mashtrimi i madh"

    Pyetje: Pyetja ime është për disa video që gjenden në youtube, në anglisht janë "the arrivals", kurse në shqip seriali quhet Mashtrimi i madh.
    Janë disa video rreth masonëve dhe Dexhallit, rreth propagandave të tyre, axhendave për të shkatërruar moralin dhe umetin islam, se si masonët po manipulojnë me shekuj me radhë njerëzimin, historinë se si po përhapin imoralitetin përmes medieve, Hollywood-it etj.
    Paralajmërohet për sprovën e rëndë të Dexhallit po ashtu kjo është sakte pasi dihen edhe paralajmërimet e Muhamedit alejhi selam për ardhjen e Dexhallit etj. Këto video janë në anglisht, janë edhe në mbrojtje të Islamit, quhen "the arrivals", kurse në shqip janë përkthyer nga disa vëllezër dhe quhet Mashtrimi i madh.
    Si e shihni punën e tyre, si e cilësoni këtë davet, këtë thirrje, a është ne rregull që ne muslimanët t'i shikojmë këto video, të mësojmë shumë të fshehta që s'i kemi ditur pasi këto video janë islame, janë për muslimanët dhe na tregojnë se si masonët bashkë me çifutët kanë manipuluar me shekuj, se ata po përgatiten për ardhjen e Dexhallit, kurse kundër ne muslimanëve kanë shpallur lufte të hapur. Si e konceptoni këtë pune, ç'mendoni?

    Selam alejkum!

    Përgjigje: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

    Seriali dokumentarë me titull: “The Arrivals”, është një film i prodhuar nga disa të rinj myslimanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata udhëtuan në disa vende të botës për ti filmuar disa shenja e simbole që ato ti sqarojnë në filmin e tyre. Filmi është mjaft i gjatë, është i ndarë në 52 pjesë me nga dhjetë minuta dhe në përgjithësi për ta shikuar duhet të harxhojmë përafërsisht nëntë orë.
    Me një fjalë është një kohë mjaft e gjatë dhe ne nuk e kemi shikuar, vetëm se disa pjesë. Ndërsa dokumentari në gjuhën shqipe me titull: “Mashtrimi i Madh”, është i njëjtë i marrë kryesisht nga “The Arrivals” në gjuhën angleze, përveç se janë ndryshuar disa gjëra në radhitje, pastaj kemi disa heqje të qëllimshme dhe shtesa në shkrim dhe në video.
    Disa gjëra që kanë të bëjnë me shqiptarët, flamurin, masonët shqiptarë, ngjarjet në rajon, etj., janë të shtuara në këtë dokumentarë dhe këto nuk gjenden në dokumentarin në gjuhën angleze.
    Sido që të jetë ne nuk i kemi shikuar të gjitha që të japim ndonjë vlerësim më të detajizuar, por do të mundohemi në vazhdim të japim disa vlerësime të përgjithshme për dy dokumentarët, pasi që edhe pse mund të kenë disa dallime, prapë materiali i cili shfaqet është i njëjtë dhe tema e cila elaborohet është po ashtu e njëjta.

    - Në këto dokumentarë temat të cilat trajtohen janë: dalja e Dexhallit, paraqitja e Imam Mehdiut, zbritja e të Dërguarit Isa, alejhi selam, pastaj ngjarjet të cilat ndodhin sot dhe rolin e shoqërive sekrete masone e sioniste në to.

    Dokumentari tërheq vëmendjen e shikuesit mjaft duke i ofruar informacione që ngacmojnë vetëdijen e tij dhe më pastaj ndërlidhjen e atyre informacioneve me disa ngjarje, simbole, personalitete, etj.

    Me pyetjet e shpeshta që parashtrohen dhe përgjigje që jepen e shpie shikuesin në gjendjen që të pajtohet me opinionin e dëshiruar nga prodhuesit e dokumentarit.

    - Për sa i përket përmbajtjes dhe informacioneve që shfaqen themi se shumë nga ato mund të jenë të sakta, mirëpo vërehet një ekzagjerim në to pasi që shikuesi pas dokumentarit mund të kuptoj se çdo gjë çfarë po ndodh në botë është sipas planifikimeve të shoqërive konspirative masone dhe asgjë nuk del jashtë arkitekturës së tyre.

    Ndërsa e sakta është se këto shoqëri ekzistojnë dhe ata tentojnë ti kenë të tjerët në kontroll, mirëpo nuk është e saktë se çdo planifikim i tyre është realizuar dhe se do të realizohet në të ardhmen. Zoti i Madhërishëm na tërheq vërejtjen në lidhje me komplotet e armiqve dhe se ata nuk do të ndalen, mirëpo mbi ta është Allahu i Madhërishëm që do ti bëj ata të dështojnë. Në Kuran thuhet:

    “...ata (jobesimtarët) bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.” (Enfal, 30).

    Bota përderisa do të ekzistoj do të ketë sherr dhe hair, luftë dhe paqe, misionarë mashtrues (dexhalla) dhe misionarë të së vërtetës, vrasje dhe shpëtim, mërzi dhe lumturi, dhimbje e kënaqësi.
    Le të zgjedhin të tjerët të parën ndërsa ne zgjedhim të dytën dhe secili do vjelë frutin që mbjellë.
    Prandaj nuk është e drejtë që tërë interesimi i jonë të fokusohet në atë që bëjnë të tjerët kundër neve (myslimanëve), por të mendojmë se çfarë ne bëjmë për vetën.
    Edhe njëherë e themi se në këto dokumentarë ka shumë informacione të sakta dhe shumë nga lidhjet që bëhen mund të jenë të sakta, por është i padrejtë opinioni tek i cili mund të arrijë shikuesi dhe ai është se ekziston një komplot i madh pas të cilës janë njerëz shumë të rrezikshëm që punojnë për dëmtimin e muslimanëve dhe shpëtimi i vetëm është ardhja e Imam Mehdiut.

    - Duhet ta cekim edhe atë se këto dokumentarë përmbajnë edhe disa qëndrime, ide dhe mësime që nuk janë të sakta, e mos të flasim për muzikën dhe disa pamjeve jo të mira.
    Sikurse disa njohuri rreth Isait, alejhi selam, rreth Dexhallit, pastaj nga trajtimi i dokumentarit mund të nënkuptohet thirrja në bashkimin feve.

    Rreth kësaj më konkretisht do të flasim në një pyetje tjetër e cila na ka arritur në lidhje me disa çështje që i përmban dokumentari për Dexhallin.

    Gjithashtu ja vlen ta përmendim edhe atë se në dokumentarin e gjuhës angleze, lavdërohet kryetari i tanishëm i Iranit, Ahmedi Nexhad dhe lëvizja Hizbullah, që është aktive në Liban, derisa disa lëvizje tjera vlerësohen se janë dorë e armiqve dhe e CIA-së, gjë që na jep të kuptojmë se ka edhe elemente të shiizmit, fatmirësisht kjo është mënjanuar në dokumentarin shqip.

    Pa u zgjeruar më shumë themi se nuk do të ishte e drejtë që të humbim kohë duke ndjekur dokumentarët në fjalë, për arsyet që i ceka më lartë.
    Pastaj gjithashtu edhe shumë nga myslimanët kanë nevojë për mësime burimore me të cilat ata do të përmirësojnë vetën e tyre.
    Nuk themi se nuk ka dobi në to, pasi që vërtet janë disa gjëra që janë realizuar në mënyrë mjaft të detajizuar, por e keqja qëndron në atë se shumë gjëra të sakta janë përzier me të pasakta dhe supozime të cilat nuk mund të dallohen nga shikuesit e rëndomtë, posaçërisht ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth shenjave të Kijametit dhe mësimeve tjera Islame. Zoti e di më së miri!.

    Përgjigja është dhënë nga Hoxhë Alaudin Abazi.

    Gjithashtu:

    Komenti i Dexhallit sipas “The arrivalls” (Mashtrimi i Madh).

    Pyetja: Es selamun alejkum ve rahmetullah!
    Desha t'ia parashtroj hoxhës një pyetje dhe mundësisht e postoni ne
    webfaqe që ta shohin te gjithë.
    Në Youtube janë postuar disa video nga një person që nuk e njohim dhe në shikim të videove duket se personi është musliman mirëpo janë disa gjëra që të bëjnë të dyshosh.
    Ajo që më shumë më interesoi ishte se personi që i ka përgatitur videot kur ka shkruar për ardhjen e Dexhallit ia ka bërë një komentim hadithit të cilin nuk e kam dëgjuar dhe lexuar
    asnjëherë më parë dhe ai e lëshonte zërin e një shejhu duke e komentuar atë
    hadith po këtë shejhun nuk e njihja, s'e kisha parë asnjëherë. Dhe kur flet për ardhjen e dexhallit përveç që përdor emrin Dexhall, përdor edhe Antikrisht dhe kjo më bëri të dyshoj se sa është e lejuar kështu të përdoret dhe këtë emër e përdorte edhe ai shejhu që kishte postuar ai person, prandaj kërkoj nga ju që te interesoheni për te na dhënë informata më shumë rreth kësaj çështjeje për arsye se këto video i shikojnë shumë të rinj dhe ndoshta ka diçka që duhet të tërhiqet vërejtja.

    Presim ndonjë fetva në lidhje me këtë se a bën të shikohen dhe prej çka duhet pasur kujdes në to.

    Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

    Në përgjigjen rreth dokumentarit “The Arrivals” në anglisht dhe “Mashtrimi i Madh” në shqip kemi folur, përgjithësisht rreth përmbajtjes së këtyre dokumentarëve dhe se a është e drejtë ti përcjellim ato.

    Kliko: http://forumi.kurandhesunet.net/fetv...dh(44688).html

    Ndër të tjera, kemi përmendur se këto dokumentarë përmbajnë edhe disa qëndrime, ide dhe komente të gabuara.
    Si shembull i këtyre qëndrimeve të gabuara është edhe forma se si paraqitet Dexhalli, me një fjalë i bëhet koment i devijuar një hadithi që përmendet.

    Fillimisht themi se hadithi i cili ceket, është i saktë dhe e shënon Muslimi dhe të tjerët. Në të thuhet:

    “Ai (Dexhalli) do të del në një rrugë mes Shamit dhe Irakut, do të beje çrregullime në të djathtë e në të majtë. Andaj forcohuni o robër të Allahut’’.
    Ne (sehabët) thamë; O i dërguar! Sa kohë ai do te qëndrojë në tokë?
    Tha:’’Dyzetë ditë, një ditë sa një vit, një ditë sa një muaj, një ditë sa një javë dhe ditët tjera sikur ditët e zakonshme...”. (Hadithi është i gjatë dhe e shënon Muslimi nga Nevas bin Sem`ani, hadithi nr: 2937)

    Mirëpo, problemi qëndron në atë se producenti i dokumentarit sjell komentin që ia bënë hadithit, një person i quajtur Mevlana Imran Husejn.
    Ky është një thirrës që ka mjaft ligjërata në gjuhën angleze, por ai ka disa devijime dhe trillime në lidhje me disa komente që ua bënë Shenjave të Kiametit në përgjithësi.
    Pastaj gjithashtu vërehet se ka një simpati ndaj shijave, më konkretisht ndaj Homeinit dhe shtetit të Iranit.

    Sidoqoftë, komenti që ia bënë ky thirrës, hadithit është trillim dhe nuk ka kurrfarë mbështetje në atë që ai ka pretenduar.

    Ai thotë se në hadith kur përmendet qëndrimi i Dexhallit në Tokë: “dyzetë ditë, një ditë sa një vit, një ditë sa një muaj, një ditë sa një javë”; gjatësia e këtyre ditëve sipas tij do të jenë sikurse ditët e Allahut të Madhërishëm. Në Kuran thuhet:

    “Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogarisë suaj.”(Haxh, 47).

    Pastaj ai vazhdon dhe thotë se një vitëshi (i paralajmëruar në hadith) në të cilin do të sundoj Dexhalli, ka kaluar dhe këto janë 1000 vitet në të cilat ka udhëhequr me botën Britania e Madhe.
    Por gjithashtu jemi edhe në fund të muajit për të cilin ka paralajmëruar Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se do të zgjasë dita e dytë e Dexhallit në Tokë. Këto janë 300 vitet e mbisundimit të Amerikës në Botë.
    Dhe tani ka mbetur edhe dita e tretë që do të zgjasë një javë dhe sipas tij këto ditë i takojnë Izraelit.

    Nuk ka fije dyshimi se ky koment që i bëhet hadithit është shtrembërim, e tëra është pjellë e imagjinatës së këtij personi.
    Për këtë jo vetëm që nuk kemi mbështetje në citate Islame por as logjika nuk e pranon. Dexhalli nuk është vetëm simbol i së keqes dhe fitneve të shumta (sprovave), ashtu si kuptohet në këtë koment të trilluar, por ai është nga njerëzit, krijesë dhe do të paraqitet konkretisht.

    Komenti që ia ka bërë ky njeri Dexhallit, na bënë t`i kujtojmë edhe disa pretendime të këtilla që i kanë bërë disa njerëz Dexhallit në të kaluarën, sikurse: përparimi teknologjik bashkëkohorë është Dexhalli i paralajmëruar, i cili është me një sy, pasi të gjitha zbulimet teknologjike janë të kufizuara për dobi të kësaj bote, duke e shpërfillur botën tjetër, prandaj kjo është alegoria e njërit sy.
    Më pas, disa të tjerë theksonin se televizori është Dexhalli i paralajmëruar, pasi në të paraqiten të vdekurit si të gjallë dhe mund t’i atribuohen shumë karakteristika nga aspekti metaforik (figurativ), për të cilat ka paralajmëruar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se janë karakteristika të Dexhalit.
    Kështu, ka edhe shumë pretendime tjera dhe kjo na bënë ti bindemi edhe më shumë paralajmërimit të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se fitneja e Dexhallit është më e madhja dhe më e rrezikshmja në tokë.
    Ndoshta ndër fitnet e para të tij, me të cilat do të devijojnë njerëzit janë edhe këto përfytyrime të gabuara të njerëzve ndaj vetë Dexhallit.

    Për sa i përket emërtimit të Dexhallit me Antikrisht, dihet se kështu emërtohet Dexhalli te të krishterët, pasi që ai do të jetë kundër Krishtit, pra Isait, alejhi selam, kur të paraqitet.
    Ndërsa a lejohet ta përdorim edhe ne myslimanët këtë term, themi se ndoshta do të ishte e mundur të përdoret nëse dëshirojmë të sqarojmë rreth Dexhallit dhe problematikave që ndërlidhen me të krishterët, apo nëse komunikojmë me ndonjë të krishterë dhe dëshirojmë t`ia sqarojmë se për kë është fjala.
    Përndryshe nuk është e drejtë ta adaptojmë këtë term në gjuhën tonë, pasi që fillimisht emërtimi me Krisht, për Profetin Isa, alejhi selam është i gabuar, pastaj emri Dexhall i përdorur në terminologjinë Islame është emërtim i përcaktuar nga i Dërguari, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të.
    Emri Dexhall rrjedh prej foljes së gjuhës arabe dexhele që do të thotë, ai që gënjen dhe mbulon të vërtetën.
    Dexhalli është quajtur me këtë emër, për shkak se ai do të jetë gënjeshtari dhe mashtruesi më i madh që e ka njohur njerëzimi ndonjëherë, pasi ai do të arrijë deri në shkallën sa do të pretendojë se është vet zoti dhe shumë prej njerëzve do ta besojnë dhe pasojnë atë. Zoti e di më së miri!

    Përgjigja është dhënë nga Hoxhë Alaudin Abazi.

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •