Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 4 prej 4

Tema: A ka shërim sëmundja e epilepsisë? Çfarë thonë dijetarët për këtë sëmundje ?!

  1. #1
    Ummu Atik nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    09-03-2011
    Postimet
    35
    All-llahu të shpërbleftë
    17
    Falënderuar 27 herë në 16 Postime
    Rep Fuqia
    0

    A ka shërim sëmundja e epilepsisë? Çfarë thonë dijetarët për këtë sëmundje ?!

    Selam alejkum

    Besimtare te nderuar,paqa dhe meshira e ALL-LLAHUT xh.sh. qofte mbi te derguarin tone dhe gjithe besimtaret muslimane.

    Desha te kem njohuri se çthote islami per kete semundje,dhe a ka ndonje ajet kuranor per sherimin e kesaj semundjeje.Nje vajze e vogel(njembedhjete vjeçare) u diagnostifikua me kete semundje nga mjeket.Ajo qysh nga mosha tre vjeçare vuan...

    Kete vajze e kane pasur nje here tek nje hoxhe i cili i ka bere rukje dhe i ka thene se ka magji.

    Pres me padurim pergjigjen e juaj,me shpresen qe mund te na ndihmoni diçka.

    Sa vuajtje te madhe kane prinderit e saj,vetem ALL-LLAHU xh.sh. e di.

    Cka mund te na keshilloni ne kete rast?
    ALL-LLAHU xh.sh. ju shperblefte.

  2. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


  3. #2
    Ebu Umame nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    05-05-2010
    Postimet
    707
    All-llahu të shpërbleftë
    116
    Falënderuar 485 herë në 275 Postime
    Rep Fuqia
    441

    Re: A ka shërim sëmundja e epilepsisë? Çfarë thonë dijetarët për këtë sëmundje ?!

    Ve alejkum selam

    Nga libri ''Mjekesia e Pejgamberit Muhammed alejhi selem'', i Shejh Ibn Kajjim El-Xheuzit, Allahu e meshirofte,

    Sherimi i epilepsise

    Ata bin Ebi-Rebbah ka shenuar transmetimin ne Sahih se njehere Ibn-Abasi kishte thene: "A do te deshirosh ta shohesh gruan qe eshte njera nga banoret e Xhennetit?" Ata ishte pergjigjur: "Do te deshiroja". Ibn Abasi i kishte thene: "Shikoje ate gruan zeshkane! Shume kohe me pare kishte ardhur tek i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, dhe i kishte thene: "Jam e semure nga epilepsia dhe gjate sulmeve te forta ndodhem lakuriq pa dashur. Luteni All-llahun qe te me sheroje". I Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, iu pergjigj: "Nese deshiron, mund te merresh me durim me gjendjen tende dhe te shperblehesh me Xhennet, por nese deshiron ndryshe, do t'i lutem All-llahut per sherimin tend". Gruaja u pergjigj: "Une me me deshire do ta perdorja durimin". Pasi mendoi pak, gruaja shtoi: "Gjate kohes sa zgjasin sulmet e renda ndodhem e zhveshur lakuriq pa qellim, prandaj luteni All-llahun qe turpi dhe pafajsia ime te mbrohen". Pastaj i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, u lut per te".47
    Ka shume perkufizime per epilepsine, por nuk ka ndonje perkufizim te kenaqshem ne baze te karakteristikave klinike. Shumica e epileptologeve e kupton epilepsine si nje sindrom klinik. Shumica e perkufizojne epilepsine si gjendje e cila karakterizohet nga episode rekurente me prejardhje primare cerebrale ne te cilat crregullohet vetedia, levizjet, ndjenjat ose veprimet.
    Problemi i klasifikimit te epilepsise eshte i hapur ende, ndersa perpjekjet e sotme te shumta nuk kane dhene rezultate te pritura. Ndarja e epilepsise ne idiopatike dhe simptomatike eshte ndarja me e hershme e epilepsise.
    Klasifikimi i cili sot eshte i pranueshem nga shumica e epileptologeve bazohet ne aspektet klinike dhe elektroencefalografike (Gastaut, 1969).
    Sulmet mund te jene:
    - parciale,
    - te gjeneralizuara,
    - unilaterale,
    - sulme epileptike te pakualifikuara,
    - sulme epileptike psikogjene (deatore, afektive),
    - sulme epileptike psikosenzore (paraqitja paroksizmale e iluzioneve ose e halucinacioneve).
    Ne Mjekesine e pejgamberit eshte pershkruar sherimi i llojit te epilepsise, sipas shkences, me etiologji te panjohur.
    Ka dy lloj epilepsish (sara'): ajo qe manifestohet te personi i cili lejon qe te kontrollohet nga exhinet dhe shejtanet, qe njihet si i xhindosur; crregullimi psikosomatik, qe eshte shkaktuar nga rendimi fizik i sekrecioneve te trupit ne trupin e njeriut, qe ne mjekesi njihet si prishje e ahlak-ut ose shkaterrim i sekrecioneve primare trupore. Mjeket besimtare thone se perpiqen qe ta sherojne llojin e dyte, ndersa lloji i pare njihet vetem nga mjeket e afte dhe eksperte. Ekspertet e pranojne kete lloj te epilepsise, por nuk e sherojne. Ata gjithashtu e dine se ilaci i saj ndodhet ne kundervenien ndaj ndikimit te exhineve nepermjet pranise se melekut. Kur individi arrin te kete sukses dhe te krijoje shoqeri me meleket, nje e mire e ketille do te neutralizoje pasojat e te keqes dhe do te shkaterroje rrezikimin prej saj. Sa i perket mjekeve laike, te cilet e shqyrtojne veprimin themelor dhe kokecarjen, mendimet epshndjellese si virtyt, sfide dhe te drejte, ata nuk e pranojne luften dhe ndikimin e panderprere te shpirtrave te kundert dhe jane te prirur qe te mohojne ndikimin e tyre emocional dhe fizik mbi trupin e njeriut; dhe, pervec ketyre, pa ndonje besim te fuqishem ne rolin e tyre. Mirepo, ne realitet, nje budallallek te ketille te skajshem nuk e perbene pjesa e profesionit te mjekesise kur pasojat ne trup jane te qarta dhe te vertetuara. Qellimi i saj qe te reduktohen ne crregullim psikosomatik eshte pjeserisht i sakte. Mjeket e lashtesise ndonjehere e quanin epilepsine "semundje hyjnore", sepse ate e shkaktojne shpirtrat. Galeni, eshte njeri nder ata qe e ka analizuar nje emertim te tille dhe etimologjine e tij e ka vene ne lidhje me crregullimet ne koke dhe, sipas tij, kjo semundje vepron ne besimin e pacenueshem (te shenjte) ne njohurine hyjnore te ruajtur ne cerebrum, i cili i kontrollon proceset e vetedijshme dhe te pavetedijshme. Natyrisht, nje mendim i ketille gjithashtu nuk eshte i vertete dhe eshte pasoje e mosdijes se mjekeve laike per ekzistimin e shpirtrave te ketille (ervah), strukturat dhe funksionet e tyre. Mjeket laike kane nxjerre perfundimin e vet atehere kur nuk kane mundur te vertetojne asgje tjeter pervec shkaterrimit te sekrecioneve primare te trupit. Megjithate, secili njeri qe ka pak mend dhe qe mendon pak mund te dalloje lehte ekzistimin e shpirtrave te ketille dhe ndikimin e tyre, dhe me tej, ai me siguri do te tallet me keto pohime te pabaza te mjekeve dhe me dobesine e argumenteve te tyre.

    Sherimi i epilepsise

    Epilepsia mund te trajtohet ose nga vete pacienti, ose nga mjeku i tij. Sa i perket veprimit autoterapeutik, ai varet nga besimi i pacientit dhe vullneti i tij per te marre kontrollin mbi crregullimin e vet emocional. Ai varet gjithashtu nga fuqia e vendosmerise se tij dhe nga sinqeriteti i tij dhe kthimit dhe kerkimit te ndihmes se vertete nga Autori dhe Krijuesi i te gjitha jeteve dhe Furnizuesi (Ushqyesi) i tyre. Ai duhet te kerkoje me seriozitet dhe sinqerisht vendstrehim tek Zoti i boteve, me gjuhen e se vertetes dhe ne thellesite me te fshehta te zemres. Kjo eshte quajtur lufte e brendshme. Luftetari vetem mund ta mposht kundershtarin kur ai beson me kembengulje ne armet e veta ose kur dora e tij eshte e pathyeshme dhe me kete e kompenson armen me pak te sigurt. Kur besimi ose dora e tij nuk jane te afta te hyjne ne nje lufte te ketille, atehere arma do te jete e padobishme pa marre parasysh cfare arme eshte ajo. Zemra e tij do te jete ne shkaterrim e siper, e mjere dhe e paafte per ta njohur Zotin e vet dhe atij do t'i mungoje feja e vertete, besimi, besimi fetar ose edhe udheheqja. Ne te vertete nje person i tille eshte i pafuqishem dhe i denuar me shkaterrim, pervec nese meshira e All-llahut do te beje qe atij t'ia tregoje rrugedaljen nga veshtiresite.

    Sherimi i epilepsise me ekzorcizem (ndjekja e xhineve)

    Sa i perket sherimit spiritual te epilepsise nga nje mjek i shkathet, nje njeri i tille i mencur me siguri duhet te jete mjek me pervoje dhe besimtar i forte. Ne te kunderten nderhyrja e tij nuk do te kete dobi dhe ne vend te saj mund te jete e rrezikshme per te dyte "“ edhe per pacientin, edhe per mjekun e tij. Ne rastin e shejhut te vertete, per te mund te jete e mjaftueshme qe te ndjeke nje exhin te tille te huaj duke iu drejtuar atij ne menyre te vendosur: "Dil prej tij!" (uhruxh minhu); ose ai mund ta therrase fuqine e emrit te All-llahut mbi te duke i thene keto fjale: "Me emrin e All-llahut, dil prej tij!" (Bismillah uhruxh minhu); ose duke thene: "Nuk ka force ose vullnet pervec me All-llahun". (la havle ve la kuvvete illia billah). Ne hadithe eshte thene se i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e kishte zakon t'i ndillte keta shpirtra duke u thene: "Dil prej tij, o armik i All-llahut. Une jam i Derguari i All-llahut dhe te urdheroj te dalesh!"
    Tek shejhu im kam pare me syte e mi kur ai e dergoi njerin per te folur me exhinin e huaj qe e kishte zene nje person te ketille, kurse shejhu im i tha: "Shejhu te thote te dalesh prej tij, sepse nuk te lejohet te mbetesh ashtu", dhe pacienti me epilepsi u zgjua menjehere nga goditja epileptike. Nje i derguar i ketille mund ta therrase gjithashtu exhinin e huaj vetvetiu duke i dhene urdher qe ta liroje viktimen e vet. Ndonjehere nje exhin i tille mund te jete shejtani i ikur (marid), i cili do te dale nga pacienti vetem atehere kur eshte i detyruar te beje dicka te tille. Megjithate, kur pacienti zgjohet nga goditja epileptike, ai do te duhej te ndiente dhembje nga nje denim i ketille. Kemi deshmi ne nje ekzorcizem te tille, si edhe shume vellezer tane te tjere qe jane sheruar shume here. Shume here shejhu yne i lexonte pacientit ne vesh versete nga Kur'ani. Si per shembull:
    "A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do te ktheheni ju te Ne?" (El Mu'minune, 115)
    Njehere shejhu, kur po e thoshte kete verset, e zgjati rrokjen e fundit "...uuun" derisa exhini i huaj i keq ia ktheu pergjigjen, nepermjet zerit te viktimes, duke thene: "Vertet!" Menjehere shejhu yne e rroku kallamin qe e mbante afer vetes dhe e goditit pacientin disa here, duke i rene fuqishem ne venat e pasme nga te dy anet e qafes. Njerezit qe e pane kete veprim menduan se personi me siguri do te vdese nga keto te rena te fuqishme. Njehere gjate nje ekzorcizmi te ketille, exhini klithi me ze te larte dhe tha: "Por, une e dua!" Shejhu iu pergjigj: "Ai nuk te do ty!" Pastaj exhini tha: "Dua ta kryeje haxhin me te!" Shejhu ia ktheu: "Ai nuk deshiron ta kryeje haxhin me ty! Pastaj exhini u pajtua dhe tha: "Do ta liroje per shkakun tend!" Shejhu u pergjigj: "Jo, jo per shkakun tim, por per nenshtrimin ndaj urdhrit te All-llahut dhe te te Derguarit te Tij, , salaAllahu alejhi we selem!" Pastaj exhini pranoi: "Atehere do ta liroje menjehere". Pacientit menjehere iu kthye vetedija dhe dukej sikur nje barre e rende ra nga supet e tij dhe qendroi ulur me shikimin pyetes, dhe tha: "Çka me solli prane shejhut te nderuar?" Njerezit pyeten: "A te dhemb trupi nga te renat e fuqishme?" Njeriu pyeti: "Per cfare te renash me pyesni? Pse shejhu i nderuar do te me rrahte mua? Nuk kam bere asgje qe do te kerkonte denimin tim". Ne te vertete pas nje hetimi te gjithanshem dhe pyetjesh te shumta, doli se njeriu nuk kishte qene plotesisht i vetedijshem per ate qe i kishte ndodhur.
    Ndonjehere shejhu lexonte versetin qe flet per fronin e All-llahut (ajetu-l-kursijj):
    "All-llahu eshte nje, nuk ka zot tjeter pervec Atij. Ai eshte mbikeqyres i perhershem dhe i perjetshem. Ate nuk e kap as kotje as gjume, gjithcka ka ne qiej dhe ne toke eshte vetem e Tij. Kush mund te ndermjetesoje tek Ai, pos me lejen e Tij, e di te tashmen qe eshte prane tyre dhe te ardhmen, nga ajo qe Ai di, tjeret dine vetem aq sa Ai ka deshiruar. Kursija e Tij (dija-sundimi) perfshine qiejt dhe token, kujdesi i tij ndaj te dyjave, nuk i vjen rende, Ai eshte me i larti, me i madhi". (El Bekare, 255)
    Ai e kishte zakon gjithashtu te porosiste qe pacienti dhe personi qe e sheron ta lexonte shpesh kete verset, pervec verseteve te tjera dhe te formulave te lutjes se te Derguarit per mbrojtje kunder sulmeve te shpirtrave te keqij, sic eshte per shembull kaptina 113 dhe 114 e Kur'anit (El-Muavezetejn). Pergjithesisht, kjo lloj epilepsie, dhe pakontestueshmeria e nje trajtimi te ketille, mund te kontestohet vetem nga nje person i paafte, qe ka mangesi diturie, mencurie dhe diturie te vertete
    Ne anen tjeter, shpirtrat e keqij dhe te papaster (josubstanciale) me se shumti i sulmojne njerezit e dobet, te cilet kane pak ose nuk kane aspak besim, zemrat e te cileve jane te mbrapshta dhe gjuhet e te cileve nuk e kane thene kurre te verteten, nuk e kane lexuar kurre Kur'anin ose ndonje lutje (dua), ose lutje te te Derguarit te All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, kunder pranise se ketyre sulmuesve te mbrapshte. Prandaj, ndonjehere, kur shpirti i keq endacak dhe i terbuar gjen personin me frymezim te mbrapshte, te pafuqishem dhe te paarmatosur, ose personin e zhveshur, ai e ve kontrollin mbi te, e shfrytezon trupin e tij si vendqendrim te vetin dhe i kontrollon veprimet e tij. Ne te vertete nese ka mundesi qe te zbulohet vetedija e shumices se njerezve ose te hiqet veli i tyre dhe te mund te shikojme nen lekuren e tyre, me siguri do te verejme se jane te nenshtrueshem ndaj ketyre shpirtrave te keqij ne njerin apo ne nivelin tjeter. Keta lloj shpirtra do t'i lidhin me litaret e vet, do t'i manipulojne ata dhe do t'i orientojne sic duan vete. Kur nje person i tille refuzon te jete i degjueshem, ai vuan shpesh nga sulme te fuqishme epileptike deri kur te pranoje te nenshtrohet ndaj ketyre kerkesave te mbrapshta. Shtegdalje e vetme nga kjo lloj epilepsie eshte diagnostifikimi i drejte i semundjes dhe ndarja ndermjet dy kundershtive dhe vetem atehere, me urdhrin e All-llahut, individi do te kuptoje se ka qene viktime e pushtuar (masru) e ketyre shpirtrave te keqij persekutues.
    Ilaci kryesor i nje gjendjeje te tille epileptike (sara) eshte rehabilitimi i shendetit shpirteror dhe rilindja e fese. Ky ilac duhet te filloje te veproje ne kete menyre: se pari duke u cliruar nga shpirtra te ketille mberthyes; rehabilitim duke u shoqeruar me njerez te drejte; duke u bere te ndergjegjshem per ekzistimin e vepres hyjnore; duke iu nenshtruar urdhrave hyjnore. Ky eshte gjithashtu ilac parandalues, i cili eshte mbeshtetur ne arsye (akl), i lidhur me fene e vertete (iman). Individi njekohesisht duhet ta dije se ajo qe e sjelle i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, eshte e vertete; se Xhenneti dhe Xhehennemi jane te vertete; se vdekja eshte e vertete; se dhenia e llogarise ne varr (kabur) eshte e vertete; se ringjallja eshte e vertete dhe se Dita e gjyqit eshte e vertete. Njehere i cliruar dhe i nxjerre nga nje pushtim i pazakonshem i jetes private, individi duhet te veshtroje me kujdes boten dhe te mendoje mbi peripecite e kesaj bote, te ndjeke paralajmerimet e All-llahut, te mendoje per hallet e te tjereve, per kufijte sekret dhe te drejte te fatit dhe per goditjet e panderprera nga fatkeqesite derisa pjesa me e madhe e njerezve eshte mpire dhe nuk eshte e vetedijshme per shkakun. Cfare denimi!
    Ne te vertete kur jeta laike behet mase, dhe sikurse dora e fatit qe te godet fort, shumica e njerezve verbohet dhe i sheh fatkeqesite si karakter te pergjithshem. Ata nuk e njohin semundjen e vet, as semundjet e te tjereve. Me tej, per shkak te shumesise dhe shkalleve te gjendjeve epileptike, perpos destruksionit masiv dhe shtrirjes me vone te epidemise, do te kete mohim te vazhdueshem, ndersa njerez te infektuar ne kete menyre do t'i kthejne syte e tyre prapa dhe nuk do ta njohin as viktimen, as sulmuesin. Kryesisht, ne mendjet e tyre jostabile, cdo cast i kenaqesise vetjake eshte nga ana tjeter e harreses, pa marre parasysh cmimin dhe pa marre parasysh kush vuan per kete, kurse ne mendjet e tyre do te zhvillohet menyra e re e te menduarit. Nga ana tjeter, vetem nese deshiron All-llahu i gjithefuqishem, Ai do ta zgjoje nga gjumi vetedijen e robit te vet. Nje person i ketille do te shohe djathtas e majtas dhe do te kuptoje se shumica e njerezve ne bote eshte e goditur nga verberia dhe nga gjendjet kronike epileptike, se eshte e pakujdesshme per vleren e vet dhe per shkallen e sulmeve te tyre. Disa nga sulmet e tyre te ashpra jane me te mprehta se te tjerat. Disa duken te arsyeshem per nje cast, ndersa ne castin tjeter jane te marre. Kur nje person i ketille zgjohet pas nje sulmi te ashper, ai vepron normalisht dhe eshte i dobishem, ndersa kur te sulmohet perseri, ate e pengojne idiotesi mekatare te parendesishme dhe veteshkaterruese! Perseri shtrohet pyetja:
    "A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do te ktheheni ju te Ne?" (El Mu'minune, 115)

    Sherimi i sekrecioneve te prishura te trupit


    Sa i perket parregullsive psikosomatike ose kalbezimit te sekrecioneve primare te trupit (ahlat), individi duhet te dije se kjo semundje i ngulfat pjeserisht funksionet e sistemit nervor dhe i dobeson levizjet e natyrshme e te vullnetshme. Kjo gjithashtu eshte e njohur si epilepsi psikosomatike. Ajo shfaqet ne rritjen jonormale te sasise se fluideve (likuorit cerebrospinal) ne kafke, te njohur gjithashtu si hydrocephalia, duke e bere te mundshme pjekjen e mukusit te dendur ngjites, i cili shkakton enjtjen e membranes se kokes (delirium), bllokaden e pjeserishme te cerebrumit (muhl "“ truri i madh), ndersa ndonjehere shkakton rritjen dhe demtimin e kokes. Kjo gjithashtu pengon reflekset natyrore dhe ndjenjen, si dhe prodhon nje lloj epilepsie qe njihet me emrin epilepsia mioklonike. Simptomat e tjere jane: kapslleku i shkaktuar nga akumulimi i gazrave; dendesimi dhe prishja e ajrit ne trup; zhvillimi i avullimeve te pakendshme qe shkaktojne mungesen e baraspeshimit dhe pamundesine per te qendruar drejt; depertimi i sekrecionit ne tru ose simptoma te tjera te mprehta, pervec shenjave te tjera te demtimit te sistemit nervor qendror dhe mungeses se baraspeshimit te sekrecionit si sekrecione te gjakut.48 Kur sulmi epileptik shkaktohet nga sulmi i brendshem i papritur dhe i ashper, atehere ai shkakton kontraktimin e trurit qe ndiqet nga tkurrja e menjehershme e ekstremiteteve qe ndiqet me ngerce, qe e bejne te paafte personin te ngritet vete dhe si pasoje e kesaj ai do te rrezohet dhe ndonjehere do te nxjerre shkume nga goja. Ky rast konsiderohet i mprehte, sidomos kur ndiqet nga dhembje te mprehta. Ne kete shkalle, kjo semundje eshte trajtuar si kronike per shkak te ashpersise se saj, kohezgjatjes dhe veshtiresise se sherimit. Kjo eshte e verete atehere kur personi qe vuan nga epilepsia i kalon te 25 vjetet me semundjen qe e godet trurin e tij, fijet dhe qelizat nervore. Hipokrati nga Kosi (460-377 para e.s.) kete lloj te epilepsise e quan "kronike, e cila nuk reagon aspak ne ilace deri ne vdekje". Kur e dime kete, individi do ta kuptoje rastin e permendur me siper te gruas e cila kishte shkuar tek i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, dhe i kishte thene: "Vuaj nga sulmet epileptike..." Duke e njohur gjendjen e saj, i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, i kishte ofruar te zgjedhe ndermjet sherimit te pritshem me ane te lutjeve dhe pritjes se sigurt te Xhennetit te premtuar nese ajo do te kishte durim per semundjen e vet. Gruaja kishte zgjedhur durimin, kurse i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ishte lutur qe thjeshtesia e saj te shperblehet. Udhezimi i dyte i te Derguarit te All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, qe thote se kur semundja eshte kronike ndonjehere lejohet te hiqet dore nga trajtimi mjekesor dhe te lutet per dashamiresine e All-llahut per te sheruar semundjen e vertete te shpirtit. Ne te vertete fuqise sheruese te All-llahut nuk i duhet te argumentoje veprimin, sepse Ai eshte krijues dhe levizes i semundjes dhe i ilacit te saj. E kemi provuar, ashtu sic kane bere edhe shume njerez te tjere, ilacin e lutjeve te verteta per ate qe eshte shenuar si "semundje e pasherueshme", dhe me ane te shpirtmadhesise se Tij e kemi arritur qellimin e permiresimit. Mjeket e mencur tanime e dallojne fenomenin fuqise psikologjike te sherimit dhe ndonjehere e dallojne veprimin e tyre ne sherimin e gjendjeve kronike. Nga ana tjeter, graden e mjekut nuk e demton asgje me shume se mendimi i mjekeve laike, nga te cilet shumica jane kryesisht egocentrike, ndersa ndermarrjet e te cilet jane veteshkaterruese.

  4. #3
    Ummu Atik nuk është i/e kyçur Anëtarë
    Data e Anëtarësimit
    09-03-2011
    Postimet
    35
    All-llahu të shpërbleftë
    17
    Falënderuar 27 herë në 16 Postime
    Rep Fuqia
    0

    Re: A ka shërim sëmundja e epilepsisë? Çfarë thonë dijetarët për këtë sëmundje ?!

    Selam alejkum

    ALL-LLAHU xh.sh. ju shperblefte per pergjigjen,dhe per mundin tuaj,
    çka me keshilloni a ben ta dergojne vajzen per rukje,apo ta lene ne doren e mjekeve te cilet thone se kjo semundje eshte e pasherim.

    Dhe siç e kam permendur ...kur ka bere rukje i kane thene se ka magji si e spjegoni kete?
    Ju faliminderit per mirekuptim!

  5. #4
    Ebu Umame nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    05-05-2010
    Postimet
    707
    All-llahu të shpërbleftë
    116
    Falënderuar 485 herë në 275 Postime
    Rep Fuqia
    441

    Re: A ka shërim sëmundja e epilepsisë? Çfarë thonë dijetarët për këtë sëmundje ?!

    Citat Postuar fillimisht nga aferdit Shiko Postimin
    Selam alejkum

    ALL-LLAHU xh.sh. ju shperblefte per pergjigjen,dhe per mundin tuaj,
    çka me keshilloni a ben ta dergojne vajzen per rukje,apo ta lene ne doren e mjekeve te cilet thone se kjo semundje eshte e pasherim.

    Dhe siç e kam permendur ...kur ka bere rukje i kane thene se ka magji si e spjegoni kete?
    Ju faliminderit per mirekuptim!
    Ve alejkum selam

    Amin edhe juve.

    Po moter, dergone tek ndonje vella le te beje rukje, sepse nese eshte prej epilepsise e cila shkaktohet nga ngacmimi i xhinneve, inshaAllah ajo vajze do te sherohet.

    Prandaj tregoni inshaAllah se ne cilin vend jeton kjo vajze, dhe ndonje vella prej stafit te forumit, do t'jua dergoje numrin e telefonit te ndonje hoxhe i cili ben rukje.

Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •