Selam Alejkum
Kam nji pyetje per te gjith vellezer e motra muslimane. Jam martuar ka me shume se nji vit mirepo me burrin nuk shkojme aspak mire. e di qe arsye pse ai eshte martuar me mua ka qene rregullimi i dokumentave per lejeqendrimi ne zvicerr. Problemi eshte se jam shtatzene dhe ne hall shume te madh. Nuk po kam durim ne faktin qe une nuk egzistoj thuajse fare per burrin. atij i dukem e shemtuar dhe e shof qe nuk ka ndjenja per mua. Sa here qe shkon ne Kosove te familja e tij nuk me merr me vete. Me len nga nji muaj vetem tek familja ime. Qellimi im i marteses me te ka qen te krijoj familje dhe te martohem ashtu si ka thene Allahu ama gabim paskam bere. Nuk di me qka te bej ama po e di qe eshte shume e veshtire per nji grua te mos ndihet e dashur nga burri i saj. Ju lutem me ndihmoni qe te marr nji vendim. Une per kete problem kam fol me burrin ama ai as qe ka deshire te flas. Vetem ne gjum rri.
Ju falenderoj per pergjigjen tuaj Allahu ju shperblefte.


LinkBack URL
Rreth LinkBacks
Përgjigje me Citat

Bookmarks