Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: A kam vallë sihër ?

  1. #1
    HIRA nuk është i/e kyçur Anëtarë i Ri
    Data e Anëtarësimit
    10-10-2008
    Postimet
    8
    All-llahu të shpërbleftë
    8
    Falënderuar 9 herë në 4 Postime
    Rep Fuqia
    0

    A kam vallë sihër ?

    Selam alejkum të gjithëve,
    unë jam një vajzë 28 vjeçare, jam e martuar, fal namaz rregullisht dhe i kryej detyrat fetare aq sa kam mundësi, por dyshoj se kam sihër dhe kërkoj edhe mendimin tuaj se çfarë të bëj.
    Kam periudha kur jam shumë keq, më duket jeta e pakuptueshme, më duket se nuk ka kuptim që të jetosh dhe të mundohesh kur në fund ashtu edhe ashtu të gjithë do të vdesim, pastaj filloj të mendoj shumë për vdekjen, për dënimin e varrit, për Xhehemin, më kap frika, dëshpërimi dhe nuk mund të vazhdoj përpara.
    Pataj ka momente kur ndjej si sulme të lehta, më duket se at moment e kam përjetuar më parë, sikur e kam parrë në ëndërr dhe tash e përjetoj në realitet dhe në ato momente më duket se do të alivanosem, më rëndohet gjithë trupi dhe pas një kohe të shkurtër më kalon por kjo mund të përsëritet disa herë në ditë dhe jam në një depresion që nuk është aq i rëndë por gjithmonë me mendime të këqija. Pataj edhe shoh ëndrra të këqija, gjithmonë me minj, me lloj lloj insektesh që mundohen të më lëndojnë.
    Kjo periudhë zgjat 10 deri më 15 ditë dhe përsëritet çdo dy muaj.
    Në ato periudha nuk largohem nga namazi, përkundrazi, falem me përulje, ndëgjoj shumë gjatë Kuran, pastaj dalë nga dalë më kalon, ose ndjej një ngushtim në krahëror, apo shoh ëndërr sikur ngadhënjej mbi ndonjë njeri të madh dhe të çuditshëm që mundohet të më lëndojë. Kur mbaron e tërë kjo ndjejë një lehtësim të madh në shpirtë dhe nja dy muaj jam mirë, pastaj fillon gjithçka nga e para me anë atë atyre sulmeve me dezhavuja, dhe depresionin të cilin e luftoj sa mundem duke ndëgjuar Kuran (suret e caktuara i kam zbritur na interneti), rukje, të gjitha i kam regjistruar në telefon dhe i mbaj në vesh.
    Kjo gjë po më ndodh me vite.
    Ma falni që e zgjata, Allahu ju shpërbleftë.

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 2 Përdorues në vijim:


  3. #2
    ebu_muadh nuk është i/e kyçur Moderator
    Data e Anëtarësimit
    19-06-2005
    Postimet
    1,953
    All-llahu të shpërbleftë
    292
    Falënderuar 7,022 herë në 1,677 Postime
    Rep Fuqia
    1553

    Re: A kam vallë sihër ?

    alejkum selam

    KEto qe i the ti ka mundesi te jet siher i lidhur diku apo edhe vetem xhin, per tu vertetuar duhesh te besh rukje tek ndonje hoxh, pasi qe keto simptome qe i ke tregojn qe qenke e semur.

    Numrin e hoxhes e ke ne privat.

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •