Jeni të regjistruar? Regjistrim

Keni harruar fjalëkalimin?

Keni harruar pseudonimin?

Rezultatet 1 deri 2 prej 2

Tema: A lejohet falja e namazit të natës me xhemat? Dhe a lejohet të falemi me Kur'an në dorë, duke e lexuar atë ?

  1. #1
    Grafika e metii1
    metii1 nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    14-01-2011
    Postimet
    314
    All-llahu të shpërbleftë
    1,265
    Falënderuar 193 herë në 107 Postime
    Rep Fuqia
    212

    A lejohet falja e namazit të natës me xhemat? Dhe a lejohet të falemi me Kur'an në dorë, duke e lexuar atë ?

    Esselamu alejkum.

    Si mendoni per namazin e nates me xhemat, A lejohet kjo ?, si dhe a lejohet te falem me kur'an ne dore duke lexuar ne kur'an ?

    Essealmu alejkum.
    Së fundi përpunuar nga metii1: më 27-08-2011 14:16
    "Vërtet, Iblisi qëndron përpara teje; vetja në të djathtën tënde; epshi në të majtën tënde; dynjaja pas teje; gjymtyrët rreth teje; i Plotfuqishmi sipër teje. Iblisi të fton për në epsh, dynjaja të fton në zgjedhjen e saj në dëm të ahiretit, gjymtyrët të ftojnë për në mëkate dhe i Plotfuqishmi të fton për në xhennet dhe falje."


    Ebu Bekër es Sidik radiAllahu Anhuma

  2. Për këtë postim, ju falënderohen 6 Përdorues në vijim:


  3. #2
    Haruni nuk është i/e kyçur Anëtarë i Avancuar
    Data e Anëtarësimit
    20-06-2009
    Postimet
    463
    All-llahu të shpërbleftë
    85
    Falënderuar 384 herë në 216 Postime
    Rep Fuqia
    319

    re: A lejohet falja e namazit të natës me xhemat? Dhe a lejohet të falemi me Kur'an në dorë, duke e lexuar atë ?

    Ve alejkum selam

    Namazi i natës mund të falet vetëm dhe mund të falet me xhematë.
    Falet me xhematë në Ramazan dhe në ndonjë rast kur dikush i bashkangjitet në namaz atij që është duke u falur, sikur që iu bashkangjitën namazit të Pejgamberit (salallahualejhiveselem) Ibn Abasi, Ibn Mes’udi dhe Hudhejfeh ibn Jemani.
    Kështu mund t’i bashkangjiten edhe familjarët atij që është duke u falur në shtëpinë e tij, dhe të falin namazin e natës me xhematë ndonjëherë.
    Ndërsa në mënyrë të organizuar sikur në Ramazan, nuk falet namazi i natës edhe në muajt tjerë. (Sherhul Mumti’ 4/82)

    Lejohet leximi me Kur’an në dorë në namazet nafile, dhe një gjë e tillë është vërtetuar prej Aishes (radijallahuanha). (Transmeton Buhariu 1/245)

    Thotë Imam Neveviu: Nëse lexon Kur’an me Mus-haf (në dorë) nuk prishet namazi, pa marrë parasyshë a e di atë përmendësh a jo, bile është e obliguar ajo nëse njeriu nuk e di suren Fatiha përmendësh, dhe nëse i ndërron faqet e tij nuk prishet namazi..
    Ky është medhhebi jonë, medhhebi imam Malikut, Ebu Jusufit, Muhamedit dhe Imam Ahmedit. (El-Mexhmu’ 4/27)

    Përgjigja është dhënë nga hoxhë Omer Bajrami.

  4. Për këtë postim, ju falënderohet përdoruesi:


Fjalët Definuese për këtë Temë

Bookmarks

Autorizimet e Postimit

  • Ju nuk mund të postoni tema të reja
  • Ju nuk mund të postoni përgjigje
  • Ju nuk mund të postoni shtojca
  • Ju nuk mund të editoni postimet tuaja
  •